Thuhet se pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua. Po po ashtu mund të thuhet se pas dështimit të një mashkulli, qëndron femra që është në krah të tij. Kjo shprehje do ti shkonte më së miri, këngëtares Rrezarta Shkurta, gruas që prej gati 7 vjetësh ndan jetën me nipin e Enver Hoxhës, Ermalin. Tani kur mediat po e anatemojnë atë duke e paraqitur herë si financuesin e operacionit të drogës dhe herë si mbikqyrësin e dy kolumbianëve të grupit, Rezarta është shndërruar në një barrë të rëndë, për bashkëshortin që ka në burg. Një gazetë boton foton e saj ektravagante, mbi një veturë Ferrari. Një tjetër postimet e saj nga Kina, ku dy vajza të verdha, kokëulura, përgatisin një vaskë me qumësh dhe me petale trendafili, pikërisht për atë, Rezartën. Këto kapriço, të vajzës që në 2008 u bë e njohur në skenë me këngën « Kapriçoza », shumëkush po i paraqet sot si prova të jetës së çmendur që çifti arrinte të siguronte përmes trafiqeve. Madje disa shkojnë edhe më tej, supozojnë se ka qenë pikërisht përulja dhe kompleksi për të kënaqur çdo tekë të këngëtares së harbuar, që e shtynë nipin e Enver Hoxhës ti futej rrugës plot risqe të kokainës : « ehhhh, nuk mbahen kollaj këto lloj femrash, që duan Ferrari dhe vask me qumësht » thonë nën zë.
“Ermali m’i plotëson të gjitha tekat, ne të dy jemi një çift i çmendur” deklaronte në një intervistë në korrik të vitit 2008, këngëtarja. Atëhere ajo nuk kish më shumë se tre vjet njohje me Ermalin dhe planifikonte një dasëm madhështore, « në bordin e një anijeje që do të zinte gjithë miqtë e saj në mes të detit (korrik 2008)».
Ata ishin njohur rastësisht sipas tregimit të vetë Rezartës. Një ditë vere në vitin 2007, në vend që të shpërthenin në sherr mes tyre, pas një përplasjeje me makinë në sheshin Nënë Tereza, kur kishin dalë nga veturat përkatëse, kish ndodhur një dashuri me shikim të parë. Krejt si nëpër filma. Ose krejt siç i përlqen ta ëndërrojë Rezartës.
Miq të e saj e përshkruajnë atë në kufijtë e një mitomaneje që kërkon një jetë shumë më irreale sesa mundësitë që ka për ta bërë në të vërtetë. “Ajo hiqet njëkohësisht si këngëtare, modele, fotografe apo piktore, pa qenë plotësisht asgjë nga këto” thotë një i afërt. “Eshtë mania e një brezi që u rrit pas viteve të trazuara ’90, që nuk di se çfarë do dhe çfarë kërkon. Që pret suksesin me çdo kusht, pa punuar për të. Është një brez tek i cili mungon hierarkia e vlerave dhe ku më shumë sesa përpjekja për ndërtimin e një personaliteti, qëndron dëshira për tu shfaqur” thotë një sociolog i konsultuar nga Lapsi.al, për këtë rast.
Dhe dëshira për tu shfaqur ka qenë gjithnjë prezente tek Rezarta Shkurta. Disa edhe martesën e saj me nipin e ish diktatorit e shohin në këtë linjë. Madje ata që e njohin nënvizojnë se megjithëse familja e të shoqit nuk e ka afruar kurrë, ajo nuk ka lënë akrobaci pa bërë, për tu hequr si pjesë e familjes Hoxha. Që gusht të vitit 2008, pra kur kishte jo shume kohë më Ermalin ajo deklaronte në një intervistë se nëse do të ishte për 24 orë gruaja e Sali Berishës (atëhere kryeministër): “Do të shkoja dhe të vendosja lule në varrin e Enver Hoxhës, sikur të isha Liri Berisha”. Këtë pssion për ish udhëheqësin komunist e tregon edhe duke shpërndarë foto të sajat duke pozuar përbri portretit të tij. Madje Rezarta nuk humbi rastin që pas promovimit të librit të Blendi Fevziut për Enver Hoxhën të bënte deklarata njësoj si vjehrra e saj. Ajo deklaroi se libri ishte i mbushur me të pavërteta.
Lapsi.al
Biba e familjes hoxha
Helbete, “VIP” e bija e botes! Si nuk na merr mortja ne ne emertimet e lloj lloj rrugaci! Harrojne njerezit se te jesh VIP do te thote te kesh kontribute, te kesh nje emer te mire ne veprimtari shteterore dhe shoqerore, si dhe te zbatosh me ndershmeri dhe perpikmeri ligjet dhe normat e shtetit. Valle, cili i disponon keta cilesi nga keta tipa?
cte besh, kaq te vogel e kishte mendjen sa kaq pak i gezoi keto qe nuk i kishte merituar kurre, me pare te ndyre nuk jetohet, mire e gjeti, ti sekuestrohet cdo gje ketyre njerezve qe merren me droge.
Puuuu pu pu pu ça katunare mi lale!!! Ta lyshin e ta vishnin keshtu dhe Nexhmia do dilte me bukur
kesaj i thone ske ci ben gomarit e i bie samarit…vajza i ka te gjitha talentet qe ja mohoni ju, edhe kengetare e mire edhe modele edhe piktore, prandaj mos u beni si gra te liga se jeni gazetare serioze dhe me shume beni dem se rregulloni ndonje gjesend…
C’fare shkolle ka mbaruar ?
Nuk eshte e families Hoxha,por e families Shkurta.
Megjithate me te vertete nuk paska ditur cfar te kerkoi,e ka imagjinuar veten sikur te vinte nga ndonje planet tjeter dhe jo nga Toka.
I bije qe Ermali eshte marre me droge qe nga viti 2008, kur miku i xhaxhait te tij Sali Ram Vicidoli ishte kryeminister. Bravo Berisha! Lulezove Lazaratin dhe gjithe Malesine e Madhe , Labinotin dhe fute ne pune djemte e miqve, sepse merrje edhe ti pjesen tende! Dhe akuzon Ramen se eshte i implikuar me drogen? O mjeran, te gjithe e dime qe ti je arkitekti i droges ne Shqiperi, por akuzon me parimin serb( te cileve u sherben besnikerisht), shpif , shpif se dicka do mbetet. Rezi lahet ne vaska me qumesht! Ato vaska floriri qe Sala i anatemonte para 2005 por qe i zbaton nusja e re e djalit te tij,Armina ne Dubaj me Zenin dhe nusja e nipit te Enverit, Rezarta!
Shume larg paske shkuar moj cupe !
me pelqyen te gjitha komentet e juaja, shume bukur pershkruar cdo te thote vip nga Gezimi shume dakort me komentin…, dhe Meri ke shume te drejte kur thua ti sekuestrohet cdo gje dhe ti jipet atyre qe kane nevoje…e qershia ne torte me komentin e Dakut ahahahahaha ultra; s kam c te shtoj nuk ja vlen te flasesh me shume se c thate per keta njerez qe e vetmja gje qe njohin duan te jene te njohur me cdo kusht qofte dhe me krime si trafiku i droges, se merita te tjera nuk kane; po ju lutem Gazeta Tema apo te tjera gazeta mjaft i kushtoni shkrime apo i beni te “famshem” ketyre njerezve budallenj …
Ore ai trapi qe do kalbet ne burg,pa kesaj nuk i mbarohen vaskat me qumesht, Ferraret dhe Mercedezet sa te kete “zogun” ne forme.
Pjella lindur nga skorjet e komunizmit.Me mendesi pule.Po nuk besojme te mbaroj ketu.I shoqi do te dale i pafajshem dhe per ta do te kete parajse ne nje vend tjeter se vendin e tyre e kane kthyer ne Ferr.
Pse asnje fjale per divorcin nga gruaja e pare e Ermalit, femijet rrugve dhe rrahjen e Roz Radit!!!
Sekuestrim total te gjithve,qe nga dita e lindjes,sic behet usa,te mbeten pa breke dhe te Dalin te shesin fara.ermali te lyej kepuce tek blloku,rezarta te sheshe cigare mastika,me nje kuti ne qafe,verdalle neper tirane.
KU QENDRON NDRYSHIMI NGA PROSTITUTA DASARE APO SUPERMBESA QE U NXJER GJUHEN TE RINJVE SHQIPETARE TE PA PUNE E PA TE ARDHME?
@@@ na Moj Rezarta: Po pse moj Zocke na shkove kaq Large deri ne Kine per nje Banjo me Qumesht…
na Rozarta…Mos harro se edhe une kame nje Kope me Dele, dhe jo vetem qe do te “Sperkas” me Qumesht…!!!He ti dreq, se ke Fantazi te shfrenuara…po si te duash edhe ne mes te Kopes te le te Kendosh..edhe “Zogut” ti beshe Qejfin… si..do ta beshe edhe me “Dashin e kopes”..ha..ha “Shejtane” e madhe qenke..po pse jo..???
nese je ne ate trafik i ke te dyja polet edhe ferrin edhe parajsen fallso! Me sa duket te mbetet per te gezuar te paren tani…
PER 24 vjet mund e sakrifica per tu dukur nje familje gjynafqare familja hoxha ja hodhi ne kosh kjo V(rr)IPIA lart ,epo kot nuk thone ate shprehjen per jevgun
ik coji burrit buken ne burg ose lere qenin kap ndonje ferrarist tjeter
Si tha avokati qe nuk ka makine i shoqi i kesaj, jeton ne shtepi me qira,po kush i ha keto more zotri,c’e dini kete popull, dele, mos dilni ne faqe te dheut dhe mos mbroni keta drogaxhinj.po ku i gjeti leket kjo zonja per t’u lare ne kete vaske, po deri ne Kine me c’leke ka vajtur, po kane te drejte se ne kete vend mund ta hedhesh kollaj fare sic e kane hedhe dhe te tjeret.
Po ty te lumte Lapis. Se ka akoma me Shum se kaq te shkruash per kete femer te ulet.qe tre vite me par dhe pse e martuar ndau morte time nga i dashuri se donte te kishte nje Femi me te.spo ja Them emrin djalit paparazzo di un giornale. Nejse kjo kishte hyp kalit mbrapsh.
Kjo ta kete burrin shofer taksie? Hajde avokat, hajde!Vertete nuk e di avokati i Ermal Hoxhes,se genjeshtra me e mire eshte ajo qe i afrohet sa me shume te vertetes?
VK
ku i gjeti tekat kjo ut durrsakje me mbiemrin katnar shkurta?amooon se na hapi barkun.tbohet gati me tasin me groshe per ke radha e burgut
Ermali eshte djale shume i mire . E verteta aloma nuk dihet e mos flisni para kohe. Te gjitha versionet jane thene ndryshe. Puna eshte qe drejtesia te veproje drejte
Edhe ty Ela t’u kruka me Ermalin.
aman shqiptaret jane shume te cuditshem dhe popull i ulet ne paragjykime.po ckeni o njerez qe shani e ofendoni. Rezarta eshte martuar me ate qe i ka dashur zemra, edhe pse Ermali qelloi te ishte nipi i enver hoxhes. Pse cteckeqe ka? Keta qe jan niperit e femijet e enverit duhet te persekutohen? Spaskan keta te drejte te krijojne familje? Kulmi i injorances ne cdo koment me larte. Pse juve qe shkruani tkeni pas gjysh enverin apo nje tjeter personazh si ai sdo bente jete te mire. Ata pasurine e ka trashegimi nga gjyshi, sic e ka dhe gjith bota e shum mire qe e shijojne jeten sepse po t ishit ju n vend te tyre ca do benit? Do vrisnit veten se jeni nipi i enverit? Apo pasurin qe do ju kalonte do e refuzonit? Pse tja japesh njerezve ne nevoje? Te gjithe lindin njesoj dhe tgjithe jan njerez. Le te punojne te gjithe dhe te mbajne veten e familjen e jo te presin kocka nga qielli apo te presin raste si ky i ermalit qe thoni ju q ti sekuesteohen te gjitha dhe tu jepen juve. Aaa pikaaa injorances.kulmi i kulmeve. Tipike shqiptar dembel. Nga keta te vjen e keqja sot e jo nga ata qe punojne. Shum here kam qene e un n hall po sme ka dhene njeri are n ti se sm haen mua. Kam punuar e i kam gjet vet. Kete duhet t bejn e 3 milion shqiptare e shqiperise se na puna ska vdek njeri. Sa x ate vasken me qumesht t rezit qyqaaaa sa te pa informiar qe jeni. Ajo vaska me qumesht nuk kushton ndonje gje kushedi se cfare e mund ta beni e ketu nese ju nevojitet.kshu q ska pse i jepet ze budalliqeve me thes. Ka ikur n kine? Po shum mire. Cdo tregtar i tregut te medresese iken n kine me u furnizu ne keto kohera. Cte keqe ka? Apo ata i han leket si miu nuk duken dhe nuk duhen permendur??? Kete logjik ndjekin shqiptaret???ky “gazetari” qenka nje cop cop qe ti vij turp x cdo shkrim e fjal qe ka then me larte e i bej thirje te mbaroj njher ky/kjo shkollen pastaj te shofi ate te rezartes apo do jet ndonj qe ka inate personale qe shkruan keshtu. Mua personalisht nuk me ben asnj pershtypje ky lajm dhe shum te tjere. Un shof jeten time a jam n regull e kaq. Gjithsecili eshte i lire fa bej si tdoj jeten. Jubparagjykoni tuajen skeni pun me tjetrin se eshte dhe me femij e sbeni mire. Ajo mbase eshte martuar me nje ” tradikant” sic thoni ju, po veten tuaj e gjithe te tjeret qe njnd te jen martuar me vrasesa, hajduta, pedofila, kriminele, prostituta etj e haroni ju? Tpakten ermali ska vrare e keqtrajtuar njeri. Po nejse perfundimi esht q sbehen njerez shqipetaret dhe ky gazetari me lart esht nje ndikues kryesor pse njerezit vazhdojne akoma te nxjerim felliqesora nga goja seckjo u serviret nfund tfundit. Turp sepse nuk je aspak profesional o cop mishi me dy sy e jo “gazetar” te thencin.
ahahaha sa familjare fjala ‘peresekutim’ kombinuar me emrin Enver Hoxha…po ik o TIC bej ndonje gje te hajrit (bashk me mua qe lexoj keto budalliqe e humb koh ketu ? )
Cfare shkolle ka mbaruar per kengetare, per fotografe, apo per bisnes qe te perparoje kaq shpejt? Mbase eshte teper e zgjuar e duhet ta cojme ne Harvard te japi leksione, ose me mire ta paguajme kete ne vend te Toni Blerit.Kurora qe i kishte vene vetes nuk i zgjati sepse ishte kurore e pamerituar, e peshtire, ashtu si te gjithe te tjeret qe keto momente te bukura i zgjasin vetem per pak. Tani qe i ka dale endrra, le ti pervishet punes e jetes se ndershme,sepse kjo eshte jeta reale, e boll me lajme per njerez imoral, hajdute e drogaxhi, kemi nevoje te bejme komente e te mesojme gjera te bukura nga njerez te mencur