Lëvizja “Mjaft” ka publikuar raportin në lidhje me përmbushjen e premtimeve të bëra nga Qeveria gjatë fushatës elektorale, ndërsa rezulton se në vitin e parë të qeverisjes janë realizuar 6 premtime dhe pjesërisht 7 të tjera.
“Nga deklaratat publike të Partisë Socialiste dhe nga angazhimet e marra në Kuvendin e Shqipërisë nëpërmjet nismave ligjore, u identifikuan 25 premtime që lidhen ngushtësisht me punën e qeverisë gjatë 365 ditëve të para.
Nga këto premtime, 6 rezultojnë të realizuara në përputhje me premtimin, 7 premtime vlerësohen si të realizuara pjesshëm, 2 konsiderohen si të pamatshme dhe 9 premtime konsiderohen të parealizuara”, thuhet në raportin e publikuar nga Mjaft.
Në vijim sqarohet se pjesë e këtij raporti nuk janë premtimet e analizuara në 3 muajt e fundit të vitit 2013 për shkak se nuk kemi dashur të krijojmë konfuzion ndërmjet periudhave kohore të premtimeve, si dhe për të qenë koherent me periudhat e premtimeve të deklaruara gjatë fushatës elektorale nga Partia Socialiste, periudha që përkojnë me 100 ditët e para dhe vitin e parë të qeverisjes Janar 2014-Dhjetor 2014.
Në këtë kuadër Mjaft përmende premtimin për “Vendosjen nën kontrollin e parlamentit të Institutit të Statistikave”.
“Nga ballafaqimi i fakteve rezulton se INSTAT vazhdon të mbetet nën varësinë direkte të kryeministrit, duke e lënë ende të parealizuar këtë premtim.
Për institucione të tilla që mbeten kapitale publike në shërbim dhe mbrojtje të publikut dhe mirinformimit të tij, nuk mjafton vetëm vullneti i mirë i politikës për të qenë objektiv dhe i pavarur, por kërkohet se pari pavarësi institucionale nga organet ekzekutive dhe me pas integritet dhe vullnet të mirë nga drejtuesit”, vlerëson raporti.
Një tjetër premtim i parealizuar në kuadër të 100 ditëve të para të qeverisjes është ai për “Rikthimin e përfitimeve ligjore për njerëzit me aftësi të kufizuara”.
Edhe për këtë premtim nuk është ndërmarrë ende asnjë iniciativë ligjor apo ndryshim i kuadrit ligjor aktual për ti rikthyer përfitimet ligjore kësaj kategori të popullatës.
Një tjetër premtim i parealizuar është ai për “Rishikimin e koncesionit për Portin e Durrësit”.
Sipas Mjaft, për këtë koncesion ka shumë argumente dhe fakte nga institucionet e pavarura të kontrollit, KLSH, për procesin e parregullt që është kryer me këtë koncesion.
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për këtë çështje rezulton se procedurat e dhënies me koncesion të Portit, si dhe zbatimi i kontratave me privatët, janë kryer në shkelje të ligjit. Në këtë kuadër, Kontrolli i Larte i Shtetit ka bërë kallëzim penal për ish drejtorin e përgjithshëm të autoritetit portual durrës, si dhe janë kallëzuar 4 ish drejtorë të këtij autoriteti dhe 4 punonjës të Ministrisë se Transportit dhe Infrastrukturës për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, duke i shkaktuar një dëm ekonomisë dhe buxhetit të shteti prej 16.9 milion euro. Megjithëse është kryer një proces auditimi nga KLSH, koncesioni i portit të durrësit vazhdon të mbetet në të njëjtat kushte kontraktuale dhe nën të njëjtën firmë koncesionare që e zotëron këtë koncesion. /gj.k/
Premtimet e parealizuara
Premtimi: Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit, përfaqësues të Partisë Socialiste, premtuan se do të ulin me 6 % taksën e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë.
Fakti: Pas disa muajve diskutime dhe debate me grupet e interesit, qeveria shqiptare, nëpërmjet OSHEE, i kërkoi Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, rritje të çmimit të energjisë me 12 lekë për këh dhe heqjen e fashës prej 300 këh. ERE miratoi plotësisht njërën nga kërkesat, atë të heqjes së fashës 300 këh dhe miratoi një tarifë fikse për konsumatorët familjarë prej 9.5 lekë për këh, nga sistemi aktual me dy tarifa, duke sjellë një rritje neto prej 500 deri në 650 lekë për konsumatorin e varfër si dhe një rënie çmimi për familjet që konsumojnë mbi 600 kËh në muaj
Për abonentët familjarë që konsumojnë mbi 800 këh, që përkojnë me familjet shtresës mesatare të lartë dhe shtresave të pasura, detyrimi që do duhet të paguajnë pranë OSHEE do jetë më i vogël. .
Nga ndryshimet e miratuara në 26 dhjetor 2014 nga Enti Rregullator i Energjisë , familjet me konsum mesatar 300 këh, do të kenë një rritje të faturës mujore prej 650 lekë, shumë kjo që do të kompensohet nga qeveria nëpërmjet një fondi të miratuar në muajin dhjetor nga buxheti shtetit, fond i cili kap vlerën e 16 milion dollarëve.
Nga ballafaqimi i fakteve me sipër duket sikur ndryshimi i çmimit të energjisë nuk do ketë impakt negativ në shoqëri, dhe relativisht ky fakt qëndron. Qëndron relativisht për shkak se ka edhe shumë familje të tjera të varfra, që nuk futen në skemën e rimbursimit të qeverisë për shkak se kanë 1 person të punësuar në familje, me rrogë minimale, në një familje me minimalisht 4 anëtarë. Këto familje, përjashtohen automatikisht nga skema e rimbursimit dhe i lë të pambrojtur nga ndryshimi i çmimit, duke ju rritur koston e konsumit me 650 lekë në muaj.
Kthimi te publiku i TVSH dhe ATSH
Premtimi: Në fillim të muajit tetor 2013, në një konferencë të hapur për mediat, kryeministri Edi Rama ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve rreth proceseve reformuese që pritet të ndërmarrë qeveria dhe zotimeve në kuadër të realizimit të premtimeve elektorale. Një nga angazhimet e kryeministrit Edi Rama, e artikuluar gjatë konferencës, ishte ai për “rikthimin” në shërbim të publikut, të Televizionit Publik Shqiptar dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.
Fakti:
Në 14 muaj të qeverisjes së Aleancës për Shqipërinë Evropiane, ende nuk kemi asnjë veprim konkret për reformimin e TVSH-së dhe ATSH-së, çka e bënë këtë premtim ende të pavërtetë/i parealizuar.
Mbështetje me pension për policët e rënë në krye të detyrës
Premtimi: Në datë 23 janar 2013, gjatë një vizite në një nga familjet e policëve të vrarë, në Rrashbull, rreth i Durrësit, kryetari i PS Edi Rama, sot kryeministri i vendit, premtoi rishikimin e mbështetjes financiare për familjet e policëve të rënë në krye të detyrës, si dhe sigurim jete për policët që janë aktualisht pjesë e policisë së shtetit.
Përshkrim i përgjithshëm:Një sërë premtimesh janë dhënë që në shtator-tetor të vitit 2013[1], në lidhje me mbështetjen e familjeve të policëve të rënë në krye të detyrës. Këto premtime variojnë nga mbështetja me dhurim shtëpie, në mbështetje me pensione të konsiderueshme për një jetesë dinjitoze. Megjithatë, një pjesë e vogël e familjarëve të policëve të rënë në krye të detyrës marrin më shumë sesa një ngushëllim për Krishtlindje e Vit të Ri.
Fakti: Miratimi në datë 31 korrik 2014, i ligjit të ri për Policinë e Shtetit nr 108/2014, nuk solli asnjë ndryshim sa i përket premtimeve për rishikim pensioni apo pension të veçantë për policët e rënë në krye të detyrës, si dhe sigurim jete për policët që punojnë ende në polici.
Si konkluzion ky premtim mbetet i pa vërtetë/ i pa realizuar
Goditja e monopoleve
Premtimi: Qeveria ka premtuar luftë kundër monopoleve, çka do të garantonte konkurrencë të ndershme mes bizneseve në treg, por edhe përfitime për qytetarët.
Fakti: Që në fushatë elektorale, qeveria premtoi goditje të monopoleve. Ky qëndrim u ritheksua nga kryeministri Edi Rama pas marrjes së pushtetit. Ai deklaroi në seancën plenare të 31 tetorit 2013 se “do të shkatërrojmë çdo monopol që kemi gjetur dhe do të gjejmë në ajër, në det e në tokë. Konkurrenca e lirë do të vendosë dhe çdo monopol do të shkatërrohet. Çdo kompani do të ketë mes nesh respektin më të madh dhe çdo kompani do të jetë e detyruar të përgjigjet një më një për çdo detyrim”.
Koncesioni i parë që qeveria anuloi ishte ai i skanimit të konteniereve dhe me 14 gusht 2014, kompania Rapiscan çoi çështjen në arbitrazh ndërkombëtar. Kjo marrëveshje koncesionare parashikonte financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë dhe tarifës së shërbimit të skanimit. Koncesioni hasi që në fillim kundërshtimin e bizneseve, ndërsa në qershor të këtij viti, Autoriteti i Konkurrencës i rekomandoi Ministrisë së Financave dhe Këshillit të Ministrave, rishikimin e kontratës koncesionare, me argumentin se bie në kundërshtim me nenin 33 të MSA-së.
Një tjetër koncesion i paralajmëruar nga qeveria për t’u anuluar është ai i kolaudimit të automjeteve. Më 24 janar 2014, kryeministri Edi Rama paralajmëroi liberalizim të tregut të kolaudimit të automjeteve, duke mos përjashtuar mundësinë e anulimit të kontratës koncesionare. Por në këtë drejtim, nuk ka hapa konkrete.
Një tjetër koncesion që qeveria është zotuar të anulojë është ai i pullave fiskale. Më datë 12 nëntor 2014, ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaroi se qeveria ka nisur negociatat me kompaninë që ka koncesion dhe duhet pritur përfundimi i tyre.
Koncesionet monopol që pritet të anulohen:
Duhet parë se çfarë masash konkrete do të merren në vijim. Në bazë të ndryshimeve të bëra deri me tani, ky premtim konsiderohet i pavërtetë/ i parealizuar
Përmirësime radikale në sistemin e Shëndetësisë
Premtimi: Reforma në shëndetësi është një nga pikat më të rëndësishme të programit elektoral të Partisë Socialiste. Duke e quajtur shërbimin e kujdesit shëndetësor si një nga shërbimet publike më të këqija për qytetarët shqiptarë, socialistët deklaronin në nisje të fushatës elektorale 2013 se shëndetësia shqiptare nuk arrin të realizojë asnjë nga funksionet e saj: nuk parandalon, nuk diagnostikon, nuk kuron dhe nuk rehabiliton.
Fakti: Në harkun kohor të më shumë se një viti qeverisje, të majtët kanë realizuar këto ndërhyrje në sistemin shëndetësor:
Pavarësisht ndërhyrjeve në çmimin e barnave, paketave shëndetësore, furnizimin e spitaleve publike me ilaçe si dhe nisjen e fushatës së “check up-it”, ndërhyrjet në sistem konsiderohen sipërfaqësore/arnuese dhe jo thelbësore për ndryshimin apo reformimin radikal të sistemit.
Kësisoj, ky premtim konsiderohet i pavërtetë/i parealizuar
Goditja e të korruptuarve në Institucionet Publike
Premtimi: Në 1 Tetor 2013, kryeministri Edi Rama zhvilloi konferencën e tij të parë online si kryetar i qeverisë. Në morinë e pyetjeve të bëra nga qytetarët ai deklaroi se është i vendosur për të “goditur” të gjithë të korruptuarit në institucionet publike. i pyetur nëse do të kishte kallëzime penale për ndonjë nga ish-pushtetarët, në rast se do të verifikoheshin afera korruptive të kryera prej tyre, kryeministri Rama u përgjigj: “Padyshim që po”.
Faktet
Dosja “Arben Imami”
Ish-ministri i Mbrojtjes është i vetmi ministër i kallëzuar drejtpërdrejt nga pasardhësja e tij, Mimi Kodheli. Ajo e akuzoi Imamin në Dhjetor 2013 për abuzime me tenderat e reklamave si dhe për blerjen e tritolit, për kalimin e pronësisë së sport-klub “Partizanit”, madje edhe për pajisjet përgjuese të SHIU-t. Por, në Shtator 2014, Prokuroria e Rrethit Tiranë dha vendim për mbylljen e hetimit për dosjen Imami. Pushimi i hetimit për Imanin dhe zyrtarët e tjerë të akuzuar, erdhi për shkak se gjatë hetimeve nuk u gjetën element të precedentit penal, pra shpërdorim të detyrës. Veprimtaria ligjore e Imanit ishte bazuar në një VKM të vitit 2008, edhe pse ky vendim bie në kundërshtim me ligjin për Prokurimet Publike. Prokuroria iu referua kësaj VKM-je për të pushuar çështjen, ndërkohë që vendimi i Këshillit të Ministrave është ende në fuqi.
Dosja e Paktit Detar me Greqinë
Në 28 Maj të vitit 2014, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, dërgoi në prokurori një informacion për abuzimet e marrëveshjes detare për Detin me Greqinë në vitin 2009, konkretisht vepra penale e “dorëzimit të territoreve”. Në atë kohë, ky pakt u firmos nga Lulzim Basha në postin e Ministrit të Jashtëm si dhe u përgatit nga një grup negociator. Vetëm në 22 Nëntor 2014, Prokuroria e Tiranës sekuestroi dosjen e plotë të këtij pakti. Prokuroria pritet të marrë në pyetje edhe grupin negociator prej 11 personash, por ende nuk dihet nëse pjesë e pyetjeve do të jetë edhe ish ministri i Jashtëm i kohës, Lulzim Basha.
Dosja “Ridvan Bode”
Pas një kallëzimi penal të ministrit të Financave Shkëlqim Cani, njësia task forcë antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës mori në 15 Tetor 2014, në kallzimin penal kundër Ridvan Bodes dhe Sherefedin Shehut për kredinë me 13,5 për qind interes të marrë në vitin 2009, për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Organi i akuzës është ende në fazën e kërkimit të informacione nga Ministria e Financave, Bankat e nivelit të dytë të cilat kanë marrë pjesë në tender, si dhe nga vetë ish ministri i Financave Ridvan Bode dhe ish zëvendësi i tij, Sherefedin Shehu.
Dosja e ish Kabinetit të Spiro Kserës
Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe një ish punonjëse e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, në kohën kur ky dikaster drejtohej nga ministri Spiro Ksera, kallëzoi në Tetor 2013, në Prokurorinë e Tiranës, katër drejtues të lartë të kësaj ministrie. Ata u akuzuan për korrupsion, pasi paracaktuan një tender prej 20 milion lekësh për një spot televiziv, i cili nuk u realizua asnjëherë. Të katër të akuzuarit morën masën “arrest me burg”, por dy prej tyre Kleves Bitro, ish Drejtor i Kabinetit dhe Murat Mehmeti janë ende të shpallur në kërkim.
Dosja “Hysni Burgaj”
Në Shkurt 2014, Ministria e Brendshme paditi ish Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj për shkelje me reklamat televizive, në lidhje me një tender prej 3.1 milionë dollarësh në dëm të buxhetit të shtetit. Përveç Burgaj, u kallëzuan në Prokurori edhe nëntë ish drejtues të tjerë të policisë po me të njëjtën akuzë. Tetë muaj pas hetimeve, në Shtator 2014, Prokuroria e Tiranës, me pretendimin se procedura e ndjekur nuk përmban element të shkeljes së ligjit, solli pushim të çështjes.
Fakte të tjera:
Dosja e” 21 janarit”
Rihapja e çështjes mbi ngjarjet e rënda të protestave të 21 janarit 2011, që çuan në vrasjen e 4 qytetarëve nga forcat e gardës së republikës dhe vënia para drejtësisë së personave që urdhëruan vrasjet e 4 qytetarëve, është një nga premtimet elektorale të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Megjithëse ka kaluar 1 vit e katër muaj qeverisje të Partisë Socialiste, nuk ka ende asnjë reagim zyrtar të institucioneve ekzekutive për të kërkuar zyrtarisht rihapjen e dosjes së 21 janarit.
Dosja e “Gërdecit”
Ngjarja e rëndë e 15 marsit 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 qytetarë dhe u dëmtuan rëndë me dhjetëra të tjerë, është një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në Shqipëri, jo vetëm për faktin që humbën jetën 26 persona, por edhe për faktin se ngjarja e rëndë zbuloi një mega korrupsion mes zyrtarëve më të lartë të qeverisë Berisha dhe biznesmenëve që drejtonin aktivitetin e paligjshëm të demontimit jashtë kushteve teknike të armëve luftarake. Ecuria e çalët dhe problematike e procesit gjyqësor për nxjerrjen përpara drejtësisë së fajtorëve të vërtetë të tragjedisë, bëri që zyrtarë të Partisë Socialiste të deklaronin në mënyrë permanente se, vendosja e drejtësisë për viktimat e shpërthimit të Gërdecit, do jetë një nga angazhimet kryesore të Partisë Socialiste, e përmendur kjo edhe në zgjedhjet e fundit të 23 qershorit 2013. Edhe për këtë çështje të një rëndësie të veçantë, nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga institucionet qendrore, për të kërkuar rihapjen e çështjes se gërdecit në tërësi, duke përfshirë edhe të akuzuarin kryesor për çështjen Fatmir Mediun.
Përfundime: Siç shihet edhe nga përshkrimi i fakteve më sipër, “goditja” e korrupsionit të ish zyrtarëve të lartë të qeverisë Berisha, ka mbetur në nivelin e kallëzimeve penale të cilat më pas pushohen nga Prokuroria, ndërsa për disa të tjera është zgjedhur heshtja.
Ky premtim konsiderohet i pavërtetë/ i parealizuar.
Formalizimi i Ekonomisë
Premtimi: Qeveria është zotuar të formalizojë ekonominë, duke zgjeruar bazën e tatimpaguesve.
Fakti: Në këtë vit të parë të qeverisjes, qeveria ka synuar të luftojë evazionin fiskal nëpërmjet politikës së saj të taksave dhe tatimeve. Në buxhetin 2014, u aplikua për herë të parë taksa progresive, që parashikonte ulje të barrës fiskale për të punësuarit me paga të ulëta. Nëpërmjet një mase të tillë, synohej jo vetëm që të ndihmoheshin shtresat e varfra, por që të nxiteshin bizneset që kishin të punësuar me paga të ulëta që të bënin deklarimin e tyre. Nga ana tjetër, ne paketën fiskale të këtij viti u parashikua rritja e tatimit mbi fitimin nga 10 në 15%. Sipas përfaqësuesve të biznesit, si Konfindustria, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës etj, kjo masë do të ndikojë në shtimin e evazionit, pasi rritja e taksës do të bëjë që bizneset t’i shmangen deklarimit.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë për vitin 2014, rreth 8.7% e rritjes së të ardhurave ka ardhur nga mirë-administrimi dhe ky është një tregues i luftës kundër evazionit. Por vlen të theksohet, se pjesa më e madhe e rritjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit është pasojë e rritjes së taksave në paketën fiskale, e parashikuar këtë vit me 23 miliardë lekë. Edhe në paketën fiskale 2015, qeveria gjithashtu ka parashikuar rritje të taksave dhe tatimeve, çka do të sigurojë 16 miliardë lekë më shumë për arkën e shtetit. Ndërkohë që nga mire-administrimi ka planifikuar të siguroje rreth 30 miliardë lekë më shumë.
Ndërkaq problem për tregun mbetet ende mosfunksionimi i kasave fiskale dhe lëshimi i kuponit tatimor. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Ministria e Financave kanë deklaruar në korrik të këtij viti se do të organizohet një Lotari Kombëtare, ku qytetarët mund të fitojnë dhurata të ndryshme nëpërmjet mbledhjes së kuponave tatimore dhe hedhjes në lotari të tyre. Ky projekt, që synon marrjen e kuponit dhe luftën kundër evazionit mbetet ende në letër.
Duhet pare sesi do të vijojë mirë-administrimi fiskal dhe masat e tjera që do të merren në luftën kundër evazionit fiskal. Në bazë të ecurisë së deritanishme, ky premtim konsiderohet i pavërtetë/i parealizuar.
Paketë për Reformën në Drejtësi
Premtimi: Drejtësia dhe reformimi i saj, si një nga detyrat e rëndësishme që duhet përmbushur por edhe një sfidë madhore në punën e qeverisë së re.
Fakti: Gjatë kësaj periudhe, që përkon me 1 vit e katër muaj qeverisje, është bërë pak për të mos thënë aspak në kuadër të reformimit thelbësor të sistemit të drejtësisë. Gjate kësaj periudhe janë konstatuar disa ndërhyrje anësore në sistem, pa impakt direkt në përmirësimin e performancës së gjyqësorit. Disa nga ndërhyrjet ligjore dhe masat që janë marrë për verifikimin dhe ndëshkimin e rasteve korruptive janë, si më poshtë vijon:
Pavarësisht ndërhyrjeve të sipërpërmendura, mbetet ende shumë punë për tu bërë në reformimin tërësor të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, kësisoj ky premtim mbetet ende i pavërtetë/ i parealizuar.
Një sistem të së ardhmes ku të gjithë do të përfitojnë shërbim shëndetësor falas dhe ku do të jenë vetë bordet e spitaleve që do vendosin për aparaturat”
Premtimi: Në 16 Shkurt të vitit 2013, kryeministri aktual, atëherë kryetar i Partisë Socialiste Edi Rama, deklaroi nga Elbasani se në programin elektoral të së majtës për shëndetësinë, në sistemin e ri që propozohej, të gjithë do të përfitonin shërbim shëndetësor falas dhe vete bordet e spitaleve do të vendosin për aparaturat që do të blinin. Pra me ardhjen në pushtet Partia Socialiste do të përmbyste skemën aktuale të funksionimit të sistemit, ku çdo person paguan 1.7% të pagës se tij dhe po të njëjtën vlerë e derdh kontribut punëdhënësi. Deputetja e PS-së, Klodiana Spahiu, që kryesoi grupin hartues të programit për shëndetësinë, deklaroi në Shtator të vitit 2013, se mjafton të kesh nënshtetësi shqiptare për tu kuruar falas. Pra, shqiptarët nuk do të paguanin më sigurime shëndetësore, për të marrë rrjedhimisht shërbimin e nevojshëm.
Nga ana tjetër, për blerjen e aparaturave të mëdha spitalore, nuk do të vendoste më Ministria e Shëndetësisë, por vetë bordet e spitaleve. Ky premtim mban brenda tij, dy nën-premtime.
Fakti: Që çdo qytetar të përfitojë shërbim shëndetësor falas, do të thotë që mos të paguajë kontribute të sigurimit shëndetësor, pra të financohet nga taksimi i përgjithshëm. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj deklaroi në emisionin televiziv “Kapital” të datës 5 Dhjetor 2014, se kjo skemë, pra heqja e sigurimit shëndetësor do të nisë nga 1 Janar i vitit 2017. Sipas ministrit, skema “kush fiton më shumë, paguan më shumë”, do të sjellë të ardhura në buxhetin e shtetit, nga ku do të vijë edhe financimi për shëndetësinë. E gjithë kjo skemë do të fillojë të funksionojë, me miratimin e një ligji të ri, deklaroi Beqaj. Nga ana tjetër, opozita e ka quajtur këtë premtim të maxhorancës “një mashtrim” të madh elektoral.
Nga ana tjetër qeveria ka ndërmarrë për herë të parë fushatën e Kontrollit të Shëndetit pa Pagesë, për të gjithë shqiptarët e grup-moshës 40-65 vjeç, që një herë në vit, të paraqiten në qendrën e tyre shëndetësore pranë vendbanimit dhe të kryejnë kontrollin shëndetësor bazë pa pagesë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky kontroll nis Janarin e vitit 2015.
Në 415 qendrat shëndetësore në të gjithë Shqipërinë, do të përballojnë fluksin e atyre që do të paraqiten për t’iu nënshtruar kontrollit. “Po përcaktojmë një hartë relativisht të largët, të cilën do t’a bëjmë me njësi të lëvizshme. Do të jenë pesë njësi të lëvizshme në rreth 15% të territorit shqiptar që nuk do ta bëjnë kontrollin në muajin Janar, por do ta bëjnë ne muajin maj, deri ne 30 shtator” ka deklaruar z. Beqaj në 5 Dhjetor 2014.
Nje nga veprimet e ndërmarra nga qeveria në kuadër të plotësimit të këtij premtimi lidhet me iniciativën e prezantuar në fund të muajit Shtator 2014, Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor nisën të aplikojnë për herë të parë në Nëntor 2014 paketat shëndetësore falas. Një analizë koronarografie, ndërhyrje by-pasi apo dializa bëhen falas edhe në spitalet private. Ministria e Shëndetësisë kreu procedurat për blerjen e 10 paketave të shërbimeve për të cilat pacientët prisnin me muaj në shtet. Kostot u llogaritën nga Fondi i sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe u nënshkruan kontrata me 5 spitale private në vend.
Ndërsa për nën-premtimin, ku bordet e spitaleve do të vendosnin vetë për aparaturat që blejnë, asgjë nuk ka ndryshuar nga skema aktuale, ku aparaturat e mëdha të spitaleve vijojnë të blihen nga Ministria e Shëndetësisë.
Duke vlerësuar faktet e mësipërme, mund të konkludohet se asnjë nga dy premtimet nuk është realizuar. Megjithëse qeveria nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë prezantoi paketën për vizita falas në disa spitale private, kjo nuk përbën ndryshim rrënjësor të sistemit apo një politik të qëndrueshme, kjo mbetet në kuadrin e tentativës për të quajtur të ezauruar këtë proces. Kësisoj ky premtim konsiderohet i pavërtetë/i parealizuar.
Epo dreqi ta haj me shkop magjik sbehen. Po si duket po e ktheni e ju, se ju ngjit leku nga “holandezi opozites”..
Pse ti idiot i dobishem, mendon vertet se nga 25 premtime jane realizuar 16 dhe na paskan ngelur vetm 9 pa realizuar. Domosdo per kokrra si puna jote edhe po te kishin thene qe nga 25 premtime ka ngele vetem 1 pa u realizuar, prap e besueshme do ishte.
S’po kuptoj nje gje:
Mjaftistat jane pjese e qeverise!!!!Edhe ne qeveri edhe monitorim qeverise???!!!!Njeri minister,tjetri zv/minister/tjetri drejtor i pergjithshem,boll me se na keni care mend…..n.Gjithe Mjaftistet jeni bere alergjik sidomos kryetari juaj E.Veliaj,demagogu me i madh qe ka njohur historia 1990-2015.Ndryshoni kodin zgjedhor dhe te shofim se sa nga keta depute e ministra do zgjidhen me vote dhe jo me lista.Kodi i tanishem emeron deputetet,
korrupsioni nuk eshte luftuar. perkundrazi ka lulezuar qe nga mnstria e Veliaj qe eshte me e korruptuar deri tek Gjiknuri me Ahmetaj.
Pra vetem cereku i realizuar.Pune me 25 perqind kapacitet per nje vit.Kjo nuk do as mend as kalem, nuk eshte se jane te pabazuara premtimet,por ato drejtues qe jane vendosur punojne me cerk te energjive te trurit,ose me shkencerisht truri u punon me 2,2% te kapacitetit.
ka qene premtim dhe anullimi i vendimeve antikushtetuese te qeverise Berisha per statusin e ushtarakut.deri tani nuk eshte bere asgje.Qeveria Rama vazhdon si Berisha te mos respektoje vendimin e gjykates kushtetuese.Pra eshte premtim i pambajtur.
Megjithate qeveria Rama ka gezuar njerezit me rritjen e moshes se pensionit,rritjen e taksave dhe penalizimin e njerezve per fatura te papaguara te energjise.Eshte nje pune e lavderueshme e vajmedetit jashte programit.
Ama 16 te tjerat….! Po shoke NJE EPOKE E RE KA FILLUAR!
Perallat e MJAFTIT! Skane faj se e kane trasheguar nga themeluesi mashtrimin. Sikur jetojme ne hene qe mos e shohim qe as qe behet fjale per mbajtje premtimesh.
Gazeta Tema, po sikur ishit Charlie para ca ditesh. Çne keshtu me censurime? Apo ndryshon puna kur cenohet partia?
po habitem,gjalle jane keta te Mjaftit?Halè keni qene dhe Hale do mbeteni!Yt jazek ju qofte qe beni lojen e Sali kriminelit!
gati 60% realizim nuk eshte pak dhe ne perendim ku jetoj prej vitesh as qe behet fjale per kete lloje %
shpresoj qe ky sondazh mos jete i njeanshem
Rama i “Mjaftit” raporton per arritjet e Rames se qeverise.
Mjaft ,…..eshte e financuar nga Rama dhe Veliaj
Raliteti eshte i hidhur
O qofte te ”MJAFT” nje premtim i qeverise se do te luftoje korrupsionin nuk eshte premtim se do ti denoje qeveria dhe do ti fusi ne burg Edi Rama me te marre pushtetin por se ajo qeveri do te denonconte zyrtaret e korruptuar.Hetimin dhe denimin pastaj e bejne prokuroria dhe gjykatsat. Te gjithe shqiptaret sot e dine se ku ka ngecur lufta kunder kurrupsionit qe eshte sistemi gjyqesor i trasheguar nga sAli Baba me 40 hajdutet.Reformimi i tij kerkon ligje te reja dhe kohe. ”Prini pritni se skeni pare akoma asgje”. Pastaj nje pjese e premtimeve nuk jane te realizushme brenda nje viti por brenda mandatit dhe mandati do dhe me shume se dy vjet e gjysem qe te plotsohet. Duroni edhe pak.Keni duruar 8 vjet ne ”parajsen” e sAali Babes.
Them se eshte e parakohshme, bilanci behet ne fund te 4 viteve dhe jo nga MJAFT-i por nga votuesit. Komentet deri tani me duken naive dhe plot pasion politik. Megjithate eshte fillim premtues. Te shohim…
E po durim o MJAFT se seshpejti do te realizoen dhe gjashte premtimet e tjera????? Nuk shikoni se si eshte katandis vendi prindrit nuk garantojne dote buken e thate femijve, e le pastaj po te diskutoet per infrastrukture, uje,e.elektrike etj. e ju flisni per aritjet e Qeverisjes PS + LSI
ooooooooooo MJAAAFFFFTT ME GENJESHTRAAAAAAAAA O MJAFT KU JETONI?
Mesa kuptova,premtimet vetem sa jane pickuar dhe veshtire te perfundohen,te ngrihen me themel sic u premtuane.
Dy vrejte njera e pa rendesishme.Cfare asht ky njehsim (Keh) per te treguar Kw/h,kilovat ore.Ku dreqin dhe cfare dreqin ka mesuar ky njeri me keh.
E dyta mjaft e rendesishme qe percakton kontrollin apo sherbimi shendetesor falas nga mosha 40-65 vjec.Po ato mbi 65 vjec do lihen ne meshiren e fatit nuk do mbulohen me sherbim falas.Pra,duhet te vdesin.
shume qesharake humor portokallie (ta bejne humor per portokalline ne edicionin e rradhes)
albaniastan