Byroja e Hetimit, Kushtetuesja shqyrton padinë e PD më 10 Shkurt

19 Janar 2015, 13:36Politika TEMA
Byroja e Hetimit, Kushtetuesja shqyrton padinë e PD më 10 Shkurt

Këekesa e Partisë Demokratike, e cila kërkon shpalljen si antikushtetuese të ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit do  të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese më 10 shkurt.

3 muaj pas ankimimit, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që palët të përballen me argumentet e tyre juridik në lidhje me padinë e ngritur e të dalë më pas me një vendim.

Në padinë e saj, opozita kërkon shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të Kreut VI “Byroja Kombëtare e Hetimit” (nenet 27-36) dhe nenit 49 të ligjit nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit”.

Palë ndërgjyqësore në këtë proces pritet të jenë Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti, të cilët me ndryshimet ligjore i hapën rrugë ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje