Kuvendi voton dy komisionet hetimore të kërkuara nga PD/ Meta: Të përsosim funksionimin

19 Janar 2015, 18:21Politika TEMA

Kuvendi votoi në seancën e parë parlamentare të sesionit të ri ngritjen e dy komisioneve hetimore të kërkuar nga Partia Demokratike.

Kështu Kuvendi ka miratuar me 121 vota ngritjen e Komisionit Hetimor për serverin e tatimeve, i cili do të drejtohet nga deputeti Arben Ristanin.

Po kështu me 120 vota pro u votua edhe Komisioni Hetimor për emërimet në administratë, i cili do të drejtohet nga deputeti Genc Pollo.

Për Komisioni Hetimor për serverin e tatimeve, anëtarë të Partisë Demokratike do të jenë Florian Mima, Jorida Tabaku, Helidon Bushati.

Ndërsa për Komision Hetimor për largimet dhe shkarkimet në administratë anëtarë të PD do të jenë Voltana Ademi, Kletis Kruja, Alban Zeneli.

Në fillim të seancës paramentare, Kreu i Kuvendit Ilir Meta vuri theksin në përsosmërinë e funksionimit të Kuvendit dhe përsosjen e dialogut mes mazhorancës dhe opozitës.

“Do të synojmë të përsosim funksionimin e Parlamentit. Do të synojmë për të përsosur më tej dialogun konstruktiv, mes mazhorancës dhe opozitës. Do të synojmë rolin mbikëqyrës të Kuvendit, të risim rolin e Kuvendit për përmbushjen e 5 prioriteteve të BE kur me e rëndësishmja është Reforma në BE.”, tha Meta.

Në vijim ai cilësoi si prioritet të punës së Kuvendit refomën në drejtësi, për të cilën Kuvendi ka miratuar disa muaj më parë edhe një Komision Ad-hoc, i cili pritet të plotësohet edhe me emrat e anëtarëve të opozitës.

“Komisioni i posacëm në reformën në drejtësi, përveç se një instrument parlamentar, duhet të jetë edhe shprehje për ndryshim ndaj opinjonit publik dhe institucioneve ndërkombetare.

Gjatë këti jsesioni do të përsosim më tej funksionimin demokratik të Kuvendit përmes konsolidimit të dialogut konstruktiv politikë midis mazhorancës dhe opozitës. Do të synojmë rolin mbikqyrës të Kuvendit përmes parimit intensiv dhe efikas të kontrollit”, tha Meta.

Në seancë u miratua procesverbali i seancës plenare, datë 24.12.2014, programi i punës të Kuvendit për periudhën 19 janar – 26 shkurt 2015, kalendari 3-javor (19 janar – 5 shkurt 2015) i punimeve të Kuvendit, kalendarit të raportimeve të Institucioneve në Kuvend, projektvendi “Për një shtesë në vendimin e Kuvendit nr. 91/2014, Për miratimin e përbërjes së komisionit hetimor të Kuvendit për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore, si dhe për të njohur dhe verifikuar më thellë fenomenin e ndërhyrjes dhe të bllokimit për disa ditë të sistemeve elektronike-tatimore, projektvendimi  “Për një shtesë në vendimin e Kuvendit nr. 92/2014, “Për miratimin e përbërjes së komisionit hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë së emërimeve në detyrë në administratën shtetërore, entet publike apo shoqëritë tregtare shtetërore” /gj.k/

1 komente në “Kuvendi voton dy komisionet hetimore të kërkuara nga PD/ Meta: Të përsosim funksionimin”

  1. Kapelja says:

    pjirdh o meçe e bej katruve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje