PD mbledh Grupin Parlamentar/ Basha: Dekriminalizimi, sfida kryesore e opozitës

19 Janar 2015, 14:08Politika TEMA

“Dekriminalizimi i Kuvendit dhe institucioneve të tjera të administratës publike do të jetë sfida kryesore e Partisë Demokratike në sesionin e ri parlamentar”, u shpreh  kryetari i PD-së Lulzim Basha në mbledhjen e grupit parlamentar.

Sipas tij, Grupi i PD-së është i përgatitur për betejë shumëplanëshe.

“Dekriminalizimi është kauza jonë jetike për të promovuar vlerat. Duhet bërë punë për Rrezolutën e miratuar nën kujdesin e të huajve.

Duam të punojmë bashkë me shumicën për të mënjanuar krimin nga jeta politike dhe institucionale. Krimi nuk është një incident e rastësi me përmasat që ka marrë.

Rezoluta është e firmosur nga dy palë dhe zbatimi i saj do të bëhet po nga dy palë. Shpresojmë që shumica të mos bëjë lojë të dyfishtë. Duam që shumica t’u përmbahet angazhimeve që ka marrë.

Të mos bëjë lojë të dyfishtë. Loja e dyfishtë nga shumica do ishte kapitullim para krimit. Loja e dyfishtë nga shumica do të kapitullonte dekriminalizimin.

Partnerët e huaj do të ndihmojnë për fitore ndaj dekriminalizimit. Dekriminalizimi do të shtrihet më tej për zgjedhjet e lira”, theksoi kreu demokrat.

Gjatë fjalës së tij, Basha hodhi akuza ndaj Qeverisë përsa i takon mosmbajtjes së premtimeve të bëra gjatë fushatës zgjedhore.

“Nga njëra anë kjo është qeveria që ka braktisur bllokun e premtimeve elektorale, nga ana tjetër ka përqafuar pseudoreforma që nuk i ka pasur pjesë të kontratës me zgjedhësit.

Kjo qeveri është cinike, e pabesë, e pafytyrë me zgjedhësit. Rasti më solid është ai i premtimit për uljen e çmimit të energjisë, të cilin po e rrit. Po kaq demaskues është terrori mbi mjekët dhe mësuesit. 

Opozitarizmi duhet t’i përgjigjet sy për sy, flakë për flakë përshkallëzimit të dhunës nga kjo qeveri.

Do vazhdojmë të qëndrojmë fort në tabanin e opozitarizmit të mbështetur në fakte, gjë që është vlerësuar pozitivisht brenda dhe jashtë vendit dhe ka dhënë rezultate.

Vendi ka forca të së mirës që as merren, as kapen, as blihen, as tremben dhe as nënshtrohen. Janë qytetarët e lirë, është media e lirë, është sipërmarrja e lirë, organizatat e shoqërisë civile. Është PD dhe opozita si instanca më bazike dhe e lirisë në këtë vend”, theksoi Basha.

Sipas tij, qytetarët e dinë se në momentet më të vështira, kur krimi lëshohet rrugëve, sallave apo shesheve për të vjedhur asetet publike apo private, jemi ne opozita që i dalim përballë, që e luftojmë dhe do vazdhojmë ta luftojmë pa kompromis.

Duke folur për laboratorin e drogës të zbuluar javën e shkuar në Xibrakë të Elbasanit,  Basha u shpreh se “mburrjet qeveritare dhe krimi janë një binom që po rritet çdo ditë. Trafiku i drogës nuk ishte zhbërë, po ka marrë trajta të frikshme. Krimi nuk mund të ketë aleat më të mirë se qeverisjen propagandistike”. /gj.k/

11 komente në “PD mbledh Grupin Parlamentar/ Basha: Dekriminalizimi, sfida kryesore e opozitës”

  1. spartaku says:

    Zoti Basha! ne luften qe kerkon ti per dekriminalizimin e parlamentit,a do diskutohen krimet e Sali Berishes dhe te Lulezim Bashes ne keta 24 vjete? Dihet se ju te dy kini duaret te lyera me gjakun e shqipetarve te pafajshem duke filluar qe nga vrasja e Arben Brocit,te krimet e 97-tes me firmat piramidale,ku u vran nga Saliu mbi 3000 shqipetar,te gerdeci,21 janari etj etj.?

    1. Kolonjari says:

      Mission i pamundur Ke do dekriminalizosh Ndoken,Ndreun,Doshin,Sterkajn,apo djemte e Rucit dhe te buces Dade ???Rama eshte peng I Krimit.

  2. ben says:

    Futja kot,do lexoje Luli hartimin e rradhes,deputetet rrine si hunj,dhe shohin nga Sala,nderkohe Luli i jep intonacion fjalise,me fjale,si kriminel,hajdut,demokraci,si dhe togfjalishin:”Te gjithe shqiptaret e dine tashme se” …… etj.Turinjte do ti mbaje sa me te vrenjtura,dhe me kaq mbaron show demokraticas,Si Dulla ne vaktit.

  3. TJ says:

    Filloni me Berishen dhe Bashen! Dy hajdutet dhe vrases! Te cudit fakti, se nga nje ane thote, se dyshja Rama -Meta jane koka e krimit, nga ana tjeter thote, se do te bashkepunoje me maxhorancen dhe se nderkombetaret do te ndihmojne!!?? Hajde dhe merre vesh Berishen apo Shqiperine e shkrete!

  4. bateria says:

    Basha ne burg!Ne Kuvend do hani perseri dru nqs silleni si koksyneta,eshte edhe deshira e popullit per kete!

  5. shoku i kaqit te zi says:

    Or lyl ,ty te ka mberthyer sala per koqesh dhe nuk te le te besh asnje levizje.Ka shume argumenta per te te shantazhuar ,si vrasjet e 21 janarit,vjedhja e fondeve te rruges se kombit,shitja e vendit tone greqise ,lazarati ,vjedhja e zgjedhjeve per bashkine etiranes,.spiunimet per shtepine e kuqe kunder uck ,etj etj.Je i marre peng se e meriton ,nderkohe ngushellohu me antikomunistin e ngjashem me salen kaqin e zi.

  6. arta says:

    Si t’ja bejme qe dekriminalizimi kerkon qe se pari Basha te shkoje dhe te jape llogari per tenderat e famshem dhe tashme te dokumentuar neper ministrite e drejtuara nga ai dhe tani ne bashki. Mos valle ky dekriminalizimi i Bashes eshte thjesht muhabet i tipit te hajdutit qe therret me te madhe kapni hajdutin qe te shpetoje lekuren e tij!

  7. sherifi says:

    Do ishte me e ndereshme per kte Lulken,qe ne 21 janar te mbledhi grupin qe i ka mbetur PD-se dhe te mbaji nje fjalim per te vraret e 21 janarit para 4 vitesh,te coi edhe nga nje buqet me lule tek sejcili dhe te akuzoi si vrases Edi Ramen.

  8. sali-21-janari says:

    po u dekriminalizove ti edhe ai banditi yt berisha qe me 21 janar keni lare duart me gjak atehere ne jemi ok smerlap uitrechti

  9. esen says:

    Eshte plotesisht e drejte dekriminalizimi i politikes si kauze e PD-se. Eshte koha dhe vendi i duhur. Pasneser eshte 21 janari, dita kur kryekrimineli urdheroi pushkatimin e kater demonstruesve paqesor te opozites dhe vete Luli ne rolin e ministrit te Brendshem nuk hezitoi ne zbatimin e urdherit. Luli dhe bisi i tij duhet jovetem te largohen pergjithmone nga politika, por duhet tu jepen drejtesise si kriminele qe kane ekzekutuar kater te pafajshem per te trembur opoziten e dikurshme dhe per te mbajtur pushtetin. Porky eshte me i “vogli” krim e Lulushit dhe bosit te tij. Nuk duhet harruar ’97, shkaterrimi i shtetit shqiptar vetem nga ethet e pakontrolluara te ish-presidentit Sali Ram Berisha per pushtet absolut. U varane kater mije shqiptar, emigrauan me shume se nje e treta e shqiptareve, u shkaterrua administrata shteterore, ushtria, policia dhe gjithe insttitucionet shteterore. A ka pergjegjesi me te madhe per nje shtetar se kjo? Kur u vu para pergjgjesise Saliu? A jane akte kriminale keto? Po Gerdeci, ku u vrane 28 veta ne shtepite e tyre, vetem qe Shkelzeni i Berishes te bente biznes? Kush e vrau Kosta Trebicken? A din gje Luli se cfare u be me ato 300 milione dollaret e rruges se Kombit. A eshte vjedhja akt kriminal sipas legjislacionit te Shqiperise. Keto te beje organizata e kriminalizuar e SHQUP-it perpara se t’u shes moral shqiptareve!

  10. metlaj says:

    komisjonet parlamentare deri tani nuk kan zgjidhur agje por kan pregatitur qe te inkriminuarit nga forca ekonomike te marin force politike si qeveritare ose parlamentare le ti leme se vetem lufta brenda llojte do ti paksoj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje