Çmimi i naftës, Braçe i përgjigjet PD-së: Vazhdoni shërbimin për 3 kompanitë që kontrollojnë tregun

19 Janar 2015, 14:00Politika TEMA

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe iu përgjigj akuzave të Partisë Demokratike ndaj Qeverisë në lidhje me çmimin e naftës dhe benzinës në treg, ndërsa theksoi se  mungesa e konkurencës në treg mban të larta, çmimet e karburante dhe jo taksat.

“Vazhdon shërbimi për 3 kompanitë e naftës që kontrollojnë tregun dhe detyrojnë çmime të padrejta për çdo qytetar shqiptar prej 3 muajsh. Pasi nuk guxojnë të përmendin lirinë për të abuzuar në treg tani kanë gjetur taksën e reklamës dhe taksat vendore si arsye përse nuk ulet çmimi i naftës plotësisht”, shprehet Braçe.

Sipas tij, me këtë nivel çmimesh që aplikohen aktualisht, taksat nuk arrijnë në 1000 lekë për litër asnjëherë.

“Vazhdon shërbimi për 3 kompanite e naftës që kontrollojne tregun dhe detyrojnë çmime të padrejta për cdo qytetar shqiptar prej 3 muaj së paku!!

Pasi nuk guxojnë të permendin lirinë për të abuzuar në treg tani kanë gjetur: taksën e reklamës (pra të tabelës) dhe taksat vendosre si arsye përse nuk ulet çmimi i naftës plotësisht!!

E kuptoni, analisti i Qikagos po vlerëson se 30 lekë për litër që është diferenca nga vlera e naftës së importit plus taksat, e zënë taksa e reklamës dhe taksat e komunave???!!!

Madje madje, e zënë dhe sigurimet e punonjësve që nuk deklarohen kurrë!! Shërbimi nuk njeh kufi, madje përtej bindjeve ultrakonservatore që vlerësojne lirinë e tregut dhe jo kapjen e tij!!

Nejse, sipas doganës së Durrësit TVSH e paguar për naften në datë 15 janar është 22,9 lekë e për benzinën në date 16 janar është 21,6 leke!!

Me këtë nivel cmimesh që aplikohen aktualisht, taksat nuk arrijnë në 1000 lekë për litër asnjëherë!!

Kush gënjeu, gënjeu dhe e ka për nder!!”, shkruan Braçe në Facebook.

Reagimi i deputetit socialist erdhi pasi deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se çmimi i lartë i naftes është shndërruar në shqetësimin e qytetarëve shqiptarë.

Sipas Tabakut, rritja e përsëritur e taksës së qarkullimit ndikon drejtpërdrejt në xhepat dhe ekonominë e qytetarëve. /gj.k/

10 komente në “Çmimi i naftës, Braçe i përgjigjet PD-së: Vazhdoni shërbimin për 3 kompanitë që kontrollojnë tregun”

  1. webapp says:

    po ky trapi bracja nuk eshte shteti qe kontrollon kompanite?

    1. Eshte deputet dhe ka nje detyrim kushtetues tju sherbeje shtetasve si puna jone po ti mbase nuk e kupton kete se ke ne xhep akoma tollonat e Saliut. Brace duhet te deklaroje emrat se kush jan eketo tre monopole nafte dhe nga kush zoterohen ato – pastaj fillon loja …

    2. Emona says:

      Naften ne Shqiperi dhe 3 kompanite: Kastrati, Eida, dhe Gulf i kontrollon AlbPetroli – dmth Koco Kokedhima!

      Kocoja vendos cmimin qe keta te 3 na shesin ne popullit!

      Dhe Kocoja nuk e ul cmimin e naftes sepse kerkon te arrije 1 Miliard Euro pasuri deri ne fund te mandatit te tij ne 2017!

      Eshte kaq e thjeshte!

    3. Sokol says:

      Kompanite i kontrollon shteti (me ate ne taksave). Cmimet i vendosin kompanite dhe tregu. Nese do te nderhyhet nga shteti ne cmim atehere do te vendoset nje cmim i kontrolluar, ashtu sic behet me cmimin e energjise, me ERE-n. Mendoj se ne Shqiperi cmimi i karburantit nuk duhet te jete me shume se 1500 leke. Mos harroni se cmimi i larte kufizon edhe levizjet e kota te makinave, per rrjedhoje limiton trafikun, ndotjen e ajrit, obezitetin.

  2. kris says:

    PS eshte akoma ne opozite per ca gjera te rendesishme.Edushka dhe Bracushka kane ne dore te na sigurojne tre gjera,penellin,facebookun dhe burgun.
    e gezofshim rilindjen!

  3. Edi says:

    Erjon, deri tani kemi pare dhe po shohim c’fare kerkohet te bejne individet per shtetitn, por kurre nuk kemi pare c’duhet te bej shteti per qytetaret e vet. Deri tani kemi frike ku do na i fusi shteti (shteti jone). Jane turpe cfare po ndodh.Deri tani kemi pare kamxhikun e shtetit. Kur do shohim qe ky shtet te kujdeset per qytetaret e vet, te ofroj sherbime per ta, te ofroje mbrojtje dhe siguri??? Qaheni per sistemin gjyqesor se po minon shtetin apo ca me keq. Kuj i qaheni?? vetes?? Ku w kwni reformen ne drejtesi?? Moret 1 miljon vota jo per buke dhe mirqenie, se ky popull ishte mesuar edhe pa nuk. Moret 1 milion vota per drejtesi. Ku jeni?? Ca po beni??

  4. sherifi says:

    Po mire more z.Brace,kaluan afatet,nuk mund te thoni me jemi te rinj ne pushtet se po mbushni 18 muaji,nuk shkoin me keto gjera qe tja hedhesh fajin ish qeverise,perse nuk veproni po vazhdoni me te njejtat kompani qe menaxhoin karburantin,perse nuk kontrolloni dhe ti denoni mashtruesit qe perfitoin ne kurris te miletit,tani ske kujt ti ankohesh me pervec vetes dhe qeverise tende.

  5. Albi says:

    Sinqerisht e ka ky budallai? I hakerehet opozites per cfare? Per vendimet qe duheti marre ai?

    Nese nuk qenkan taksat fare fajtore, atehere eshte fund e krye monopoli ne treg. Pse nuk nderhyjne keta? Kesaj duhet tu pergjigjet Brace.

  6. bracalino says:

    ilacet duhen pire me rregull ndryshe rreshket dhe sdi ca thua more djale. po kaq budallenj i di njerezit ti?? hajt se ta masin mire koken mos ki merak

  7. Une says:

    Pse nuk del tani ky koqja me ndonje liter nafte ne parlament te thoje qe ka cmim te karte sic dilte per kastravecat e domatet,apo tani u lezetojne leket qe mbledhin nga populli!Ikni mor legena se te gjithe plera paskeni qene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje