Rrëfimi i sopranos që ishte në anije: Burrat rrihnin gratë e tyre për të shpëtuar

29 Dhjetor 2014, 20:11Politika TEMA
Rrëfimi i sopranos që ishte në anije: Burrat rrihnin gratë e

Pas evakuimit është transportuar për mjekim në Itali, ku u dërgua në spitalin e Leçes për shkak të hipotermisë dhe më pas është nxjerrë nga spitali. Theodossiou u shpëtua falë një helikopteri të ushtrisë italiane ndërkohë që ajo është shprehur për medien italiane “Repubblica”: “Dy orë më parë na kishin thënë se kishte shumë tym dhe se nuk do të vinin më të na merrnin, kështu që ne qëndruam në të ftohtë, të lagur, me makth në errësirë. Por gjatë natës dëgjova zhurmën e helikopterit dhe aty mblodha të gjithë fuqitë e mia”. Ajo ishte nisur drejt Italisë për një turne me ndalesa në Emilia dhe Toskana.

U vendosët në helikopter?

Por po ishte një ferr i vërtetë pasi kam parë disa skena të tmerrshme. Kishte burra irakianë, turq dhe Pakistanezë të cilët nuk donin t’ia dinin për përparësinë ndaj femrave dhe fëmijëve, por rrihnin, shtynin dhe bënin gjithçka ishte e mundur për të shpëtuar vetë. Edhe mua më rrahën por munda të reagoj për të arritur tek helikopteri  pasi pata një inat të madh, kam menduar ose tani ose kurrë. Ishte e tmerrshme nuk do ta harroj kurrë.

Si u vutë në dijeni për zjarrin? Pati ndonjë alarm?

Jo asnjë alarm, asnjë prej gjëje. Unë kisha një shtrat në klasin e parë, isha duke fjetur dhe jam zgjuar prej erës së djegur që kishte pushtuar kabinën time. U çova menjëherë vesha një pulover, mora paratë dhe kartën e identitetit dhe vrapova jashtë. Kam trokitur në të gjitha kabinat që munda duke u thërritur që të dilnin.

U ngjitët sipër?

Jo kemi zbritur poshtë sepse na patën thënë që ndodheshin jelek shpëtimi dhe varka shpëtimi. Por disa varka shpëtimi u vunë në funksion e disa jo.

Çfarë patë më vonë?

Nga të gjitha llojet nga solidariteti tek zemërimi. Përpara frikës reagon në mënyra të ndryshme. Kam parë burrë që rrihnin dhe tërhiqnin ata që qëndronin përpara tyre vetëm për të shpëtuar, por edhe skena të ndryshme solidariteti, duke u dhënë dorën njëri-tjetrit dhe duke i dhënë kurajo. Ishte shumë ftohtë, një i ftohtë i paparë.

Ju jeni plagosur?

Jo, unë vetëm isha e rraskapitur si të gjithë. Ishte dikush i cili më godiste për të mos më lënë të më zinte gjumi. “Më thoshte nuk duhet të flesh, se po fjete do të vdesësh”.

15 komente në “Rrëfimi i sopranos që ishte në anije: Burrat rrihnin gratë e tyre për të shpëtuar”

  1. pjatalarsi says:

    Shpesh situata te tilla zbulojne lekuren e njeriut, duke ndare kafshet nga njerzit.

    1. Blue Jasmine says:

      Ne momente te tilla njihet zemra e njeriut, edhe pse jeta eshte e dhimsur…

    2. foti duka says:

      SHQIPETAREVE…/ DUKE PARE NGJARJEN E TRAGETIT GREEK NE PAMJEN TJETER …/PO TE SHIKONI VENDE-NDODHJEN E TIJ DHE VIJEN BREGEDETARE TE NDJEKUR PREJ TIJE DO TE SHIKONI VIJEN BREGEDETARE QE DHA TRADHETARI I KOMBIT SHQIPETARE SALI-SHPELLARI GREKEVE…..ndiqeni edhe ne hartat greke dhe italiane qe transmentuan direkte // T.V.// ngjarjen dhe pastaj do te kuptoni se deti eshte dhene apo jo grekeve por kjo kerkon edhe njohes te hartave dhe kufirit se ku ka qene dhe vijen e ndjekur prej tragetit italiane ne kufirin e RI qe percaktoje krye-tradhetari sali–lulush legeni….kerkoni n.q.s se jeni patriote dhe e doni Atdheun me gjithe zemer….////////

  2. toni says:

    turq,iraken,pakistanez…po keta jane popuj primitiv, ne kulturen e tyre, grate dhe femijet trajtohen si sende per te plotesuar kenaqesite perverse te tyre.

    1. Filan Fisteku says:

      Me thon te drejten aty ishin nja 250 grek dhe nja 20 turq. Si ka mundesi qe kjo grekja shan vetem turqit?!?!? Ca pret nga greket….nji muhabet shovinist kane. Te shajne te tjeret se vetja ju duket perendi

    2. kristjani says:

      komenty shum i sakt

  3. Pilo Lala says:

    Edhe ne buze te varrit, nuk pushojne Greket duke folur kunder Turqise.
    Si nuk ka turp kjo qe flet sikur shpetoi nga zotesia e saj?
    Cfare maskarenjsh jane keta Greket, vetem ligesi nxjerrin nga goja.
    Ne vend qe te falenderoje ata heronj qe ne ato kushte moti, u hodhen te shpetojne njerezit e anijes, tregon sikur doli vet me not ne breg.

    1. zonja nika says:

      Ate qe shton sopranoja greke per turqit, irakianet, dhe pakistanezet e besoj plotesisht. I perjetoj turqit ne gjermani dhe jane ashtu sic I pershkruan ajo. Njerez me nje prapambetje te theksuar ne te gjitha drejtimet. Le te mos flas per pakistanezet pastaj.

    2. benbenedeti says:

      hahahaha taman i te pikes

  4. Nuk mund te percaktosh njeriun ne baza etnike ne ato momente per jete a vdekeje,kjo sopranja greke nese ka genjyer,ka shpifur ne te jete ne ndergjegjejen e saj,por mendimi im eshte qe ne kto raste per jet a vdekje,nuk mirret parasysh nacinaliteti,por karakteri vyrtyti i njeriut siq e ka ne mrednesi ne shpirt,te gjithe njerezit nuk jan te forte te perballueshem ne momente mete veshtira te jetes,ka njerez qe ne kso raste tregon qendrueshmerin percaktimin e tij njerezor,dhene momente mete veshtira nuk humb torruan por eshte deri ne vdekje ashtu siq e ka vyrtytin ne mbrendesi te gjakut dhe shpitrit,por ka njerez kur shofin dhe nje pike gjaku,u bie te fiket,kto veti i njef shkenca e pergjitheshme te te gjithe popujt e botes.por jo pse kan nje kulture apo identiet apo religjion tjeter.

  5. Soprano me fame boterore kjo ?????? Une do ta quaja nje putane te kalbur qe djalli e shpetoi per te nxitur urrejtjen mes popujve ne nje moment te veshtire !!!

  6. Eri says:

    Mos ka qene greke ,nga ata te zinjte dhe si ka dalluar mire zonja.Rremuje hesapi.

    1. populli shqip says:

      Po oficeri italian qe e beri me te qarte e me te forte kete deklarate,cfare ishte o “shqipetar guximtar” e “Eri” qe flisni jashte realitetit.Ai tregon se turqit,irakianet dhe te tjere arape jo vetem qellonin e shtynin gra e femije,hipnin mbi ‘ta,por u zgjatnin duart per t’u “falur” sende foriri pilotit e oficereve italiane qe t’i hipnin ne helikoptera …

  7. karaman ali karamanlis says:

    Kjo palio poutana greke nga i kuptoi qe ishin pakistanoi apo turkiko dhe jo eladhoi ? Ne dund te fundit nje mavro lekure kane, nje rrasat jane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje