Grupi i trafikut të kokainës, që u godit nga policia 1 javë më parë, është treguar mjaft i kujdesshëm për të humbur gjurmët dhe për t’i shpëtuar ndjekjeve të mundshme policore.
Burime nga Prokuroria thanë për TemA-n, se pasi kishin identifikuar lidhjet shoqërore dhe mjetet e personave të dyshuar, u urdhërua ndjekja në terren e tyre.
Policia mësoi nga përgjimet se bashkë me modifikimin e një mjeti për të transportuar drogën e fortë, grupi kriminal komunikonte vazhdimisht dhe nga bisedat konfirmohej se po punohej ende, për të bërë gati lëndën narkotike.
Agjentët e policisë u ngarkuan të ndiqnin mjetet e të dyshuarve, Sajmir Batku e Ermal Hoxha, të cilët udhëtonin shpesh nga Tirana drejt Elbasanit së bashku me 2 kolumbianët e arrestuar tashmë.
Por këto burime shtojnë për TemA-n, se trafikantët i fiknin telefonat që kishin në përgjim sapo i afroheshin Elbasanit. Madje, agjentët në terren kanë nënvizuar në raportet e tyre të vëzhgimit se të dyshuarit ndryshonin shpesh rrugën dhe futeshin në rrugica, para se të mbërrinin në fabrikën në Xibrakë.
Policia mësoi pas ndjekjes së pandërprerë të trafikantëve, se droga nxirrej në sasi të vogla nga laboratori dhe dërgohej në vende të ndryshme, gati për tu dërguar kryesisht në Gjermani.
Policia shqiptare arrestoi 10 persona për trafikun, ndërsa Genci Xhixha është shpallur në kërkim. Ndërsa 3 persona, 2 prej të cilëve me shtetësi shqiptare e me nënshtetësi gjermane, janë në kërkim nga autoritetet gjermane.
Gjatë ndërhyrjes u kapën mbi 110 kg kokainë dhe 20 kg përzierës kokaine, sasia më e madhe e drogës së fortë kapur ndonjëherë në Shqipëri.
tttt
Shteti shqyptar eshte njoftuar nga policia gjermane me 17 dhjetor dhe BOSJA e Klanit te kokaines eshte larguar nga Shqypnia ne 18 dhjetor nga porti i Durresit.
KUSH E KA DEKONSPIRUAR AKSIONIN DHE KUSH KA LAJMERUAR KETE SHQYPTARE FAMOZE QE KA PUNESUAR NIPIN E ENVER HOXHES NE FIRMEN E VET?
Me siguri dhe duket ashiqare qe “KASNECI” i klanit te kokaines HOXHA nuk mund te kerkohet jashte kufinjve te Shqypnise.
Ec perpara Policia Shqiptare!
Keto aksione jane te veshtira per Italine, Gjermanine, Francen.
Ky aksion i Policise konfirmoi profesionalizmin e Policise me ne krye Didin.
Mbi te gjitha duket besimi i Gjermanise tek Drejtuesit tane, qe nuk rrodhi asnje e dhene, te lajmeroheshin Kriminelet, dhe te deshtonte aksioni.
Nuk harroj pa falenderuar Sali Berishen per “uzinat” moderne qe ndertoi ne Xibrake, Lazarat, Dukagjin.
Eshte merita e Sali Berishes qe Shqiperia mori nje zhvillim shume te madh, ne nje dege te rendesishme te Industrise Prodhuese, dhe perpunuese… te droges ne Shqiperi.
Shime djem te zgjuar. E habitshme si u kapen.
Cdo gje e organizuar ne menyre te persosur.
Subjekt Ibukur per film.
Ky artikull eshte i rremë
me cfare do ti zevendesoje ekonomia e keputur shqiptare keto miliona euro qe qarkullonin ne shqiperi nga Lazarati dhe aktivitete te tjere?
Kur te filloj te haje njeriu- njerine nga varferia si do jete me mire? Ca droge verdalle per ata qe kane para, apo ca te vdekur rrugeve nga ata qe nuk kane te hane?
te vdekurit krimin i krijon droga,ajo eshte vetem burim vrasje
Fakti qe ky grup nuk u Arrestes ne kohen e qeveridjes se plakut Berisha zregon warte qe Ky rrjet drejtohej me siguri nga Zeni dhe klani i tij.