Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim Princin e Maltës Fra’ Matthew Festing, i cili ndodhet në vendin tonë me rastin e 20 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Maltës.
Kryeministri Rama dhe Princi i Maltës shprehën vullnetin e përbashkët për të zhvilluar edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve, si në nivelin politik ashtu edhe në fusha të tjera, si shëndetësia apo shërbimet sociale ku bashkëpunimi është konkretizuar tashmë nëpërmjet një sërë projekteve të rëndësishme.
Princi dhe Mjeshtri i Madh i Urdhrit Sovran të Maltës Fra. Matthew Festingu prit në një takim edhe nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta,
Gjatë këtij takimi, Meta dhe Festing biseduan rreth aktivitetit të Urdhrit Sovran të Maltës në Shqipëri e rajon dhe mbi mundësitë e rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve në të ardhmen.
Kryetari i Kuvendit, Meta, duke vlerësuar historinë 20-vjeçare të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Urdhrit Sovran të Maltës, veçanërisht në fushën humanitare, shprehu mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë për thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në fusha të tjera në të ardhmen.
Në këtë kuadër, u inkurajua eksplorimi i mundësive për fushat prioritare të bashkëpunimit dhe për konkretizimin e projekteve në mbështetje të shtresave në nevojë.
Princi dhe Mjeshtri i Madh i Urdhrit të Maltës, Fra’ Matthew Festing dhe delegacioni që shoqëron i përbërë nga përfaqësuesit më të lartë të Urdhrit të Maltës, do të marrin pjesë në përurimin e selisë së re të Ambasadës së Urdhrit të Maltës në Shqipëri.
Me Malten kemi qene te lidhur dikur vetem me eksportin, meqenese ky ishull shhme i lashte nuk ka prodhimtari. Faktikisht nga Malta nuk kemi ndonje interes sepse nuk jane te pasur ,pir ato shtojne cdo vit turizmin qe eshte baza e jeteses se tyre. Nga malta duhet te marrim shembull per qetesine qe ka ai shtet ,ku nuk ndodhin vjedhje dhe vrasje si tek ne .