Shakira ka pozuar së bashku me bashkëshortin e saj Gerard Pique dhe djalin e saj Milan, teksa është në muajt e fundit të shtazënisë së dytë.
Këngëtarja dhe futbollisti duan të përdorin gëzimin e tyre në një formë që të ndihmojë njerëzit e goditur nga varfëria në botë.
Çifti ështe duke zgjeruar iniciativën personale “World Baby Shower”, të mbështetur nga UNICEF-in, të cilën e nisën pas lindjes së djalit të tyre, Milan në vitin 2013.
Lidhur me fushatën, e cila shoqërohet me fotot e mëposhtme Shakira ka thënë: “Së shpejti ne do të mirëpresim fëmijën tonë të dytë dhe gjithasht duam të ndihmojmë fëmijët e tjerë nëpër botë. Duam gjithashtu të kontribuojmë për një zgjidhje afatgjatë, për të ndihmuar fëmijët që jetojnë në varfëri ekstreme, që të kenë gjërat elementare që nevojiten për mbijetesë“./j.h
Shakira u bëri thirrje fansave të saj në Facebook të blejnë “dhurata të frymëzuarae, të ardhurat e të cilave do të shkojnë për fëmijët e varfër.
Kushdo mund të bëhet pjesë e kësaj fushate duke blerë një dhuratë për fëmijët, (Inspired Gifts).
Fushata e parë virtuale “World Baby Shower” e çiftit të famshëm i mbëshetur nga UNICEF-it u mbajt nga Janari deri në Shkurt të vitit 2013 dhe si rezultat më shumë se 80.000 fëmijë u vaksinuan kundër poliomelitit, ndërsa gati katër ton ushqim terapeutik shkoi në ndihmë të fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja./j.h