Ristani: Lidhjet e trafikantëve, deri në nivelet më të larta të Policisë e politikës

20 Janar 2015, 13:30Politika TEMA

Partia Demokratike i kërkon Kryeministrit Edi Rama të rikthejë policinë në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani i cilëson atentatet me shpërthim të lidhura me largimin e Policisë së Shtetit nga detyra e saj kryesore që është rendi dhe siguria publike.

Ristani theksoi se informacionet më të reja dëshmojnë për depërtimin e lidhjeve të trafikantëve të kokainës deri në nivelet më të larta të politikës dhe policisë.

Rikthimi i atentateve me tritol, është një dëshmi tronditëse e faktit se Edi Rama dhe ministri i tij vazhdojnë të ndjekin kursin e mbajtjes së Policisë larg detyrës së saj themelore, që është rendi dhe siguria publike.

Shpërthimet e njëpasnjëshme kanë krijuar panik tek qytetarët, ndërkohë që Policia vazhdon të mburret cdo ditë me arrestimet e fukarenjve që nuk kanë lekë të paguajnë energjinë.

Vetë fushata represive për energjinë, ndërkohë është selektive, debitorët e mëdhenj me 205 milionë janë në pushtet, ndërsa të pamundurit po mbushin qelitë.

Largimi i policisë nga detyra e saj themelore, rendi dhe siguria, u pa qartë edhe në rastin e instalimit të fabrikës së Kokainës në zemër të Shqipërisë dhe ngritjes së atij rrjeti të rrezikshëm kriminal.

Për më keq, informacionet e reja në lidhje me kolumbinë e Xibrakës, dëshmojnë për depërtimin e lidhjeve të krimit si metastaza, deri në nivelet më të larta të Policisë dhe Politikës.

Duke u larguar nga fokusi i saj kryesor, duke u përdorur për porosi, prioritete politike dhe propagandë qeveritare, policia në fakt ka braktisur qytetarët në nevojën e tyre më të qënësishme, që është rendi dhe siguria.

Partia Demokratike ka theksuar e vazhdon të theksojë, që Policia e Shtetit duhet të kthehet në detyrën e saj në luftën ndaj krimit, për të garantuar rend e siguri. Të kthetet tek arsyeja kryesore e ekzistencës së saj.

Tregimi i forcës dhe i dhunës ndaj qytetarëve të zakonshëm, nga njëra anë, dhe flirtimi me bandat e trafikantët nga ana tjetër, është goditja më e madhe që mund ti bëhet rendit dhe sigurisë në vend.

Shqiptarët nuk mund të rrinë gjatë duke u lutur që tritoli, plumbat, kokaina, burgimi i padrejtë të mos i afrohet në derë të shtëpisë”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i PD. /gj.k/

18 komente në “Ristani: Lidhjet e trafikantëve, deri në nivelet më të larta të Policisë e politikës”

  1. liri a vdekje says:

    ka emra konkret ato thuaj more pijanec idiot

    1. meri says:

      POlicia ben super aksione, keta serisht flasin e thone shpifje. Kjo opozite eshte per burg per shpifje.. eshte kthyer ne sekt

      1. piro radoni says:

        PO gjithe aksionet mer burre pijanec pse nuk i pershendet. halldup

    2. Pilo Lala says:

      Ky ka te drejte qe kerkon rregull. Policia Tropojane ishte gjithmone ne krye te detyres.
      Ky pijanec eshte, por nuk ka filluar drogen akoma.

  2. Lulezim says:

    Ik mer pijanec ordiner mos na caj *arin shume. Kush mer jane keto emra na i thuj? Po nuk i dite mylle hale ose perndrysh shko ne prokurori dhe bej kallezim edhe per prokuroret po munde. kallezoi te OBDAT e gjetke por mos na traj capin te pretendodh gjera te tilla dhe kush pa ti qe i ke mbushur thaset me paret e berishaes.
    Gjithe bota ka lidhje popitike-krim po kjo nuk dmth te dalin leshko si ti ne stil teorish kospirative e te thone: jo po e di une se ka po nuk e them se ashtu eshte muhabeti… se eshte gjykata e korruptuar… se eshte prokuroria e kapur etj etj. pjese e te njejtit takem albanistanez je edhe ti more maskara qe berisha yt sberi per 8 vjet asgje kunder lazaratit… e di qe thone se ka shume vjet ai laborator more palaco burre?

  3. vlonjati says:

    Z. Ristani, je vertete burre i zgjuar dhe i vendosur, te lutem dergoji ne prokurori provat qe disponon, per lidhjet e trafikanteve me nivelet me te larta te policise dhe politikes dhe te betohem qe une dhe fisi im do te te votojme gjithe jeten,pse jo, edhe president mund te behesh,per kete ke besen time

  4. stela says:

    Hahaha Ristano, prape xurxull ti??????

    Mos pi aq shume, jo per ndonje gje po ofendon votuesit e PIDH-it (Partise se Idealeve te Dhjetori), se ne te tjereve s’na rruhet shume cfare brockullash thua ti, apo PIDH-i!!!!!!!!

  5. Eni Zhoga says:

    Aman Ristani o burgaxhi … mos dil ti se na tmerruat me kete refren te prishur sorrash mjaft se na e humbet durimin ne jemi populli dhe ne njerezit e thjeshte ju gjykojme ty dhe gjithe farsen tende.
    Po jeni te zote per cdo shpifje jepni edhe fakte ndryshe aty ku jeni do te mbeteni tju terheqi plaku Sali pas bishtit te tij ,jeni bere si nje lukuni ujqerish qe vetem dine te shqyejne mish o zot qe ju kemi pasur ne ekrane kaq gjate juve qe gjysmen e dites jeni i dehur dhe i papergjegjhshem .

  6. antikomunist says:

    Shteti shqyptar eshte njoftuar nga policia gjermane me 17 dhjetor dhe BOSJA shqyptaro-gjermane e Klanit te kokaines eshte larguar nga Shqypnia ne 18 dhjetor nga porti i Durresit.

    KUSH E KA DEKONSPIRUAR AKSIONIN DHE KUSH KA LAJMERUAR KETE SHQYPTARE FAMOZE QE KA PUNESUAR NIPIN E ENVER HOXHES NE FIRMEN E VET?

    Me siguri dhe duket ashiqare qe “KASNECI” i klanit te kokaines HOXHA nuk mund te kerkohet jashte kufinjve te Shqypnise.

  7. leka says:

    Ristan i denuari per korrupsion , ne se keni emra konkret , beni padi penale se te gjitha organet e drejtesise me ne krye noterin e presidences I komandon Saliu edhe Shishin qe ka per detyre zbulimin e akteve terroriste sic jane fushata e bombave qe ka filluar direkt mbasa 23 qershorit. Kjo fushate eshte e skicuar nga ju per te ulur punen e policise se ju iken militantet qe ju informonin si Parti per cdo aksion . Rama duhet te falenderoj Tahirin per punen e bere dhe ta zevendesoj me njerez me eksperience ne polici sic eshte zoti Paulin Sterkaj qe ta beje dhe kete pijenec ti dale pija duke lexuar letrat mashtruese te Saliut.Kjo fushate e ndyre shpifjesh drejtohet nga mashtruesi numer Nje vet Saliu.

  8. Lazarati i PD says:

    Ej zot i madh kush flet, ky qe ishte vet ne burg nga Sala. Po ikni ore se juve e shnderruat Lazaratin ne fshat droge per te financuar partine tuaj dilni flisni per droge. Kriminele ordinere qe vetem gjak dhe rremuje doni ne kete vend. Fytyren e Saliut keni te gjithe ne ate parti.

  9. Zef Kallami says:

    Hajde rilindja doni shtet.
    Ju doli Ristani ne shteg.
    Cojeni ne hetuesi dhe te deponoje para gjyqit te gjithe sa din.
    Pregatitni hekurat per te korruptuarit vetem per ato qe vertetohen nga Ristani.Ato qe nuk vertetohen te mbaj pergjegjsi Ristani,e rraseni ne burg pijanecin.
    Nese nuk e beni kete nderhyrje.Me falni,Pirdhuni qe te gjithe nga karrierizmi demek qe punoni per popull per Shqiperi.

  10. Shkumbin Mati says:

    …jam i dehur me raki mani
    rakia e forte ishte ball kazani,
    nuk piva shume nje gjysem filxhani
    hajde more hajde çfare po flet RISTANI…

  11. sherifi says:

    Per sa kohe qe politikanet tane te flasin qesim neper komferenca shtypi,tek ne kjo gje do vazhdoi.
    Per mendimin tim duhet te miratohet nje ligj,per cilindo politikan qe nese flet ne hava,kodra pas bregut dhe pa argumente dhe shembuj konkret,te mbaji pergjegjesi ligjore qe nga kryetar i shtetit dhe deri tek nenpunesi me i thjesht, ndryshe kjo pune keshtu do vazhdoi tere kohen,rrumpalle.

  12. sali-21-janari says:

    O PIJANEC KUJTOVE SE JANE BARKDERRAT E VIQIDOLIT IK MORE BANDIT SE NA E NEVERITE NEPER FOLTORE HAJDUT KLYSHI I SHQUPIT LEGEN HARROVE QEVERISJEN TANDE LAZARATIN ISHTE KOLUMBIA E DYTE DONI PRAP PER BELULIN MORE SHKARRAVINE I QELBUR

  13. hoxhë efendiu says:

    Maskaraaaa !

    Pijanec !

    Ta tregoj une !

    Çohu ! Çohu !

  14. enofieraku says:

    o risto larua , o risto balua , po ik se ti nuk ke asnje vlere si politikan, je me precedent penal, ke ber burg per korrupsion, dhe aty ku je , je gabimisht, e dyta , jeni ju qe fshiheni pas tritolit , ju plera ju bajraktar te qelbur, te besh ti moral dhe politike , qe vodhe votat ne syte e gjith popullit, eshte varios carios, ndaj ik risto larua ik, do ta gjesh dhe ti koken e kandilit , mos u merzit.

  15. Fadtett says:

    Pilaf me raki qe ne 7 te mengjesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje