Meta kërkon zbatimin e marrëveshjes së Ohrit në Parlamentin maqedonas

20 Janar 2015, 12:19Politika TEMA

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka kërkuar  nga Parlamenti i Maqedonisë që të zbatohet Marrëveshja e Ohrit, pasi kjo përbën një provë për vullnetin  europian të dy vendeve.

“Parlamentet tona duhet ta konkretizojnë më tej bashkëpunimin e tyre ndërmjet grupeve të miqësisë.  Duhet të inkurajojmë rritjen e frekuencës së kontakteve mes të dy vendeve”, tha Meta.

“Sot jemi më mirë se ç’kemi qenë dje, por për të parë me realitet ende nuk jemi në pritshmëritë tona. Standardet e bashkëjetesës dhe harmonisë janë ende objektiva që duhen arritur. E them këtë në pozitat e një politikani optimist për të ardhmen e përbashkët”, tha Meta.

Kreu i Kuvendit, Meta thekosi se “Shqipëria dhe populli shqiptar mbështesin stabilitetin politik, ekonomik social-kulturor të Maqedonisë”.

Besojmë se duhet të investohemi edhe më shumë në urat  e bashkëpunimit. Popujt tanë janë të famshëm në Ballkan si mjeshtra të ndërtimit të urave të gurta. Duhet të ndjekim dhe në politikë këtë shembull”, u shpreh Meta.

Kreu i Kuvendit, theksoi se, “zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit na afron përballë njëri-tjetrit, por edhe përballë BE”.

Meta u shpreh se Shqipëria nuk beson në ndryshimin e kufijve në Ballkan por në zhbërjen e tyre të plotë.

Ne nuk besojmë në ndryshimin e kufijve në Ballkan, por besojmë në zhbërjen e tyre të plotë ashtu siç ka bërë Bashkimi Europian”.

Duke folur për bashkëpunimin ekonomik, Kreu i Kuvendit u shpreh se tashmë nuk ka më konkurencë shtetesh, por kunkurencë rajonesh në tregjet ekonomikë.

Duke falenderuar Maqedoninë për mbështetjen që i jep Kosovës dhe dialogut me Serbinë, Meta u shpreh se, ndjen krenari kur sheh investime shqiptare në Maqedoni, ashtu sic kënaqet kur sheh maqedonas që kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar.

3 komente në “Meta kërkon zbatimin e marrëveshjes së Ohrit në Parlamentin maqedonas”

  1. anonim1234 says:

    hahaahahahahaha paska bere trimeri! Edhe ky eshte patriot i madh si i gjati!

  2. Prandaj, Shqiperia ka ikur per lesh se ka akoma gomar-gazetar qe shkruajne se çfare tha Meta !

  3. Gezimi says:

    Nuk e di, por ngela krejtesisht i zhgenjyer kur pashe parlamendin maqedonas gjysem bosh! Kaq i madh ka qene interesi per te degjuar nje hajdut elitar nga Shqiperia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje