Jennifer Lopez ka folur për shumë aspekte të jetës së saj në revistënComplex, në të cilën shfaqet me një set të zjarrtë fotografik dhe shumë joshës.
Lopez ka folur rreth kritikave se është më seksi sesa duhet.
“Nuk më lejohet të jem seksi sepse jam mama?,- pyet Lopez atëherë është si të thuash; si mendoni se i bëra fëmijët e mi?
Më tej këngëtarja ka thënë se fëmijët e saj nuk do rriten dhe ta pyesin: “Ua mami pse e ke bërë këtë, sepse edhe pas 10 vitesh unë do bëj të njëjtën gje”, tregon këngëtarja.
Ajo thotë se për binjakët e saj nuk ka rëndësi sa seksi ajo del në një video, por sesa kohë rri me ta. Dhe Lopez ka thënë se është një nënë mjaft e përkushtuar./j.h