Cmimet e karburanteve/Rama: Në 8 vitet e qeverisë së PD, u rrit 200 %

22 Janar 2015, 12:44Politika TEMA
Cmimet e karburanteve/Rama: Në 8 vitet e qeverisë së PD, u rrit

Kryeministri Edi rama ka reaguar sërisht në rrjetet sociale mbi akuzat e Partisë Demokratike, e cila fajëson politikat e ndjekura nga Qeveria përsa i takon cmimit të naftës dhe benzinës në vend.

Përmes një postimi në rrjetin social, Rama shkruan se përgjatë 8 viteve të qeverisjes së PD-së, cmimi i karburanteve u rrit 200 %, ndërsa në 16 muajt e parë të qeverisë së tij u ul me 20 %.

“Ju thanë që çmimi do rritet si askund në botë. Që veturat, kamionët, anijet, madje edhe furrat e bukës do ndalen. Tani ju thonë pse nuk ulet më shumë se kudo në botë…

Sepse kanë vetëm një dëshirë; T’ju mërzisin sa të munden!

Vetëm një punë: T’ju gënjejnë sa të munden! Vetëm një qëllim: T’ju përdorin si të munden! Për një arsye të vetme: Pushtetin e tyre të humbur!

Ngrenë gishtin dhe akuzojnë përditë për plagët e panumërta që hapen vetë. Për borxhet e mëdha. Për gropën e energjisë.

Për kancerin e korrupsionit në arsim e shëndetësi. Madje kanë kurajon të na akuzojnë deri edhe për drogën e për krimin që i mbollën dhe rritën në prehrin e pushtetit të tyre.

Janë i mbyturi që mbyt kë i vete pas”, shkruan Rama në rrjetet sociale. /gj.k/

8 komente në “Cmimet e karburanteve/Rama: Në 8 vitet e qeverisë së PD, u rrit 200 %”

  1. Llapi i epërm says:

    Çmimi i naftes, eshte ngritur globalisht vitet e fundit,
    ndersa kohet e fundit çmimi i naftes ka rënë ne tere rruzullin,
    perveq ne Shqiperi çmimi ka mbetur ende tejet i lartë,
    prandaj edi rama me kete rast kot arsyetohet para qytetareve,
    dhe mos te mendoj edi rama se eshte perfekt, sepse defektet edhe pas marrjes se pushtetit socialist jan te dukshme !

  2. Albani says:

    ORE KRYEtRIM NE tE DINIM PER SERIOZ tY,POR NA DOLE DHE MASHtRUES DHE GENjESHtAR.
    jA KALOVE DHE ERION BRACES.

  3. Kevinjon says:

    Ne Gjermani cmimi i naftes ka ca jave qe ka shkuar ne 1.02 € per liter. Tani krahasojeni me cmimin ne Shqiperi. Beni llogarite se cfare kualiteti ka nafta ne Gjermnai dhe ne Shqiperi. Beni krahasimin e te ardhurave ne Gjermnai e Shqiperi. Beni krahasimin e reagimit te cmimit te naftes sipas burses ne Gjermani qe pershatet 2 here ne dite dhe reagon si per ngritje ashtu edhe per ulje dhe beni krahasimin me Shqiperine. Kaq o Kryepsikopat qe u votove nga 800 mije injorante!

  4. studenti says:

    o tema shikoni pak komententet te fcb e z.Rama dhe shifni cfare thone populli, se po tallet me ne kryeminstri a thu qe jemi lope e bageti qe skuptojme kur ne te gjith vendet e botes eshte ulur cmimi i naftes kete e tregojne dhe bursat e tregjeve nderkombetare ku nje fuqi nafte kushton 40$.., te pakten mos na bej budall si popull qe skuptojme. respekte

  5. E verteta says:

    Shiko Rama se something is wrong ne mekanizmin e ndertimit te cmimit t naftes ne shqiperi. Ketu ne Amerike renja e cmimit bruto te nje fucie ka ndikur pothuaj se 80% ne cmimin e benzines, pra nqs ne vitin 2014 cmimi I nje gallon bezine ishte $3.40 tani eshte $1.97

  6. Gerti says:

    Ky i di shqiptaret budallenj se nuk ka mundesi tjeter. Po shyqyr zotit nuk jemi aq budallenj sa njehere e njekohe, lajme dhe internet kemi te gjithe. Dhe nuk eshte e veshtire te shihet se gjate viteve 2000 cmimi i naftes pesoj rritje te medha (arsye pse vende si Rusia filluan te bejne te fortin ne arenen nderkombetare), ndersa tani cmimi ka rene me me shume se 50%. Cmimi ne Shqiperi duhet te ishte diku te 120-130l sot, ne mos me i ulet, vetem nese do mbante ritmet nderkombetare. Nese qeveria do kishte bere reforma te metejshme si psh rritja e prodhimit kombetar atehere cmimi do ishte akoma me i ulet. Po se si mund te mburret ky hajdut me nje cmim pre 165l nje zot e merr vesh. Shume turp!

  7. Selim Rroshi says:

    Ore ta tha direkt importuesi blehet me 56 lek nga shitesist nderkombetare e taksa esht 100 lek kjo eshte e pushtetit rames e kte ka premtuar ta ule ky idjoti qe kujton shqiptaret se jan kalamaj kopeshti.
    Ku i dihet bota e con 140 dollare fucine prap taksa rames po 100 do do jete ne mos me shume.
    Ku ka produkt ne bote te taksohet 200% le qe del dhe analeshi Andrea Stefani e thote se taksa eshte e larte se do beje kte ate qeveria.
    Po vendet e tjera o Stefan mavria qe kan me te ulet taksen dhe ate e kete e kane 100 here me mire se ne.
    Ke kujton se genjen ky xhanem.

  8. Une says:

    O palle jashte po falet nafta ne duhet ta paguajme me lek qe te fitoni ju,ky tipi tallet rendshem me ne si me naften,po ashtu dhe me rritjen e cmimit te energjise.Nejse,dhe ti me duket nuk do ta kesh shume te gjate shpresojme te pakten se jemi ndergjegjesuar tiu heqim njeri mbas tjetrit deri sa te gjenden ata qe do punojne ne te miren e popullit e jo te xhepit te vet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje