Pagesat për energjinë/ Halimi: Sekuestrimi i banesave, anti-kushtetues

22 Janar 2015, 11:23Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Halimi akuzon Qeverinë se po harton një projektligj antikushtetues për sekuestrimin e shtëpive për ata që nuk paguajnë energjinë elektrike.

“Pas burgosjes të mijëra shqiptarëve për energjisë elektrike të papaguar gjatë vitit 2014, më 14 janar, kryeministri ka firmosur një projektligj “Për energjinë elektrike”, ku i kërkon Parlamentit t’i japë miratimin atij dhe taksidarëve të OSHEE për të sekustruar pasuritë e shqiptarëve, shtëpi, apartamente, dyqane, toka bujqësore, troje e çfarë të kenë”,

Sipas parashikimeve të bëra në shkronjën “b” të nenit 90 “Në rast se detyrimi i papaguar …është mbi 150 000 lekë.., furnizuesi ka të drejtë të zbatojë mjetin e sigurimit të detyrimeve të papaguara, duke vendosur barrë hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme që furnizohet me energji elektrike”.

Pra, OSHEE të sekuestrojë të gjithë pasurinë e debitorit të energjisë, shtëpi, aprtament, tokë bujqësore, truall, dyqan e çfare të kenë.

Ky projektligj është jo vetëm antikushtetues, por mbi të gjitha është një barbari juridike e njeriut delirant, i cili duhet ndalur.

Opozita do e kundërshtojë fuqishëm këtë barbari pas as me të voglin dyshim. Por shpresë se deputetet e tij mund të kundërshtojne nuk ka, shpresë që Parlamenti mund ta refuzoje nuk ka.

Ka vetem një shpresë, kjo është shpresa e qytetareve të lirë të këtij vendi, shpresa e qytetarëve të protestes, e qytetarëve që nuk ulin kokën para barbarive të tilla, por protestojnë.

Qytetaret nuk janë vetëm, ata na kane ne, opozitën e vendit, që nuk duhet ta lejojmë që një delirant të sekuestrojë pronat e shqiptarëve, ti burgosë e ti marrë zvarre, por ti tregojmë kufirin, ti tregojmë vendin”, shkruan Halimi të enjten në statusin e tij Facebook. /gj.k/

2 komente në “Pagesat për energjinë/ Halimi: Sekuestrimi i banesave, anti-kushtetues”

  1. Arber says:

    Po kur flet ne emer te qytetareve edhe ky mut, mos ngelte njeri pa e “mbrojtur” kete popull.

  2. Toni says:

    he more halim ore po fol ne emerte dasho alikos o plere e fshatit ORMAN-KORCE nuk ke moral-burreri ti t flasesh ne emer te populli or fshatare banal qe kur ishe min-drejtesie nuk le burgaxhi-pedofil-vrases+hajdut pa nxjerre nga burgu per perfitime votash,ore kokrra e kurves beni trasparente librezat+kontratat e detyrimeve ne shtet i kini paguar i tere si SHQUP apo jo kete beni…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje