INTERVISTA/ Kukan: Zvarritja e “21 janarit”, sinjal i keq. Duhet bërë drejtësi para negociatave

21 Janar 2015, 20:09Politika TEMA

Eduard Kukan deklaron se zvarritja e çështjes së “21 janarit” është një sinjal i keq. Ndjekës-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian thotë në një intervistë për TCH, se duhet bërë drejtësi dhe kjo sipas tij duhet të ndodhë para hapjes së negociatave të anëtarësimit.

Kukan thekson se Parlamenti Europian do të vijojë t’ua kërkojë këtë gjë autoriteteve të Tiranës. Po ashtu, ai thotë se shpreson që negociatat të nisin brenda këtij viti, por Shqipëria sipas tij duhet të konfirmojë një mjedis të ri politik. Me zotin Kukan bisedoi gazetarja Arta Tozaj.

TCH: Zoti Kukan, 4 vjet nga protesta e 21 janarit ku u vranë katër vetë dhe ende nuk është bërë drejtësi. Pra, gjërat në Shqipëri ende nuk janë në rregull, siç thoni ju. Si mund të ndihmojë Parlamenti Europian për këtë dhe kur mund të hapen kapitujt e bisedimeve të anëtarësimit për drejtësinë?

Kukan:
E vërteta është se për të ecur përpara, Shqipëria duhet të ketë rekorde të pastra, veçanërisht mbi zhvillimet politike. Ajo që ndodhi më 21 janar 4 vjetë më parë duhet ndjekur e hetuar dhe duhet bërë drejtësi. Fakti se po zvarritet kaq shumë është sinjal i keq. Parlamenti Europian mund ta përmendë, të apelojë, ose thjesht të kërkojë ndaj ekzekutivit shqiptar gjatë takimeve ndërparlamentare, që një gjë e tillë nevojitet të ndreqet përpara se Shqipëria të vijojë përpara në procesin e anëtarësimit me shpejtësi të plotë. Jam i bindur se delegacioni kur të takohet do ta përmendë këtë. Për të qenë i sinqertë, jam pak i befasuar që po merr kaq kohë, pasi pati ndryshim qeverie në Shqipëri dhe situata është njësoj. Prandaj jam i sigurt se anëtarët e Parlamentit Europian e kanë ende në memorje. Ata nuk e kanë harruar dhe historia është mjaft e rëndësishme për vendin. Kështu që jam i bindur se do ta përmendin, me shpresë se gjërat do të korrigjojnë çfarë ndodhi atëherë. Përsa i takon të ardhmes europiane të Shqipërisë..

TCH: Pas ndërhyrjes tuaj, opozita u kthye në Parlament, tani çfarë shqetësimesh keni? Çfarë mbetet për t’u bërë në vend?

Kukan: Për vendin mbetet për t’u bërë çfarë qëndronte mbi tryezë përpara: dialogu normal politik, komunikimi normal i partive politike, diskutimi mbi 5 përparësitë kyçe të Komisionit. Pra, asgjë e re. Gjithçka ishte në axhendë aty, duhet punuar së bashku nga partitë në qeveri dhe opozitë. Neve na duhet një konfirmim se mjedisi i ri pozitiv politik në Shqipëri është i qëndrueshëm dhe se ngjarjet e rëndësishme të parashikuara në të ardhmen, si për shembull zgjedhjet lokale, do të mbahen në mënyrë demokratike. Më duhet ta theksoj se ne nuk presim që politikanët të përqafojnë njëri-tjetrin sa herë takohen. Diskutimet mund të jenë dramatike ndonjëherë, sepse secila palë do të ndjekë interesat e veta politike, por mbi të gjitha duhet të kenë parasysh të ardhmen e vendit. Unë do të prisja prej tyre që sa herë të kenë probleme, t’i zgjidhnin vetë. Nuk mendoj se jepet sinjal i mirë nga Shqipëria që sa herë hasin në vështirësi u drejtohen për ndihmë ndërkombëtarëve. Ne jemi të gatshëm për këtë, por ne presim atë nivel dialogu që do t’i zgjidhte gjithë këto çështje. Përsa i takon anëtarësimit të Shqipërisë në BE, së pari vendi duhet të marrë datën për çeljen e negociatave. Humori për Shqipërinë në Parlamentin Europian është mjaft pozitiv, për mua. Prandaj, nëse ne marrim informacionin për 2-3 muaj mbi situatën e ndryshuar politike, se partitë politike diskutojnë, sidomos mbi axhendën europiane, çfarë është më e rëndësishme, atëherë më duket realist mendimi për të marrë datën, dhe…

TCH: Ju prisni që data për negociatat të merret këtë vit?

Kukan: Më ndërpreve. Ata (në Shqipëri) presin një datë e unë pres që negociatat e anëtarësimit të nisin këtë vit. E di se jam aventurier kur përmend të tilla data, sepse asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë, por e them këtë me shumë “nëse”. Nëse kultura politike, nëse gjërat zgjidhen përmes dialogut politik, atëherë do të ishte realiste pritshmëria për Shqipërinë që të nisë negociatat deri në fund të këtij viti.

TCH: A do të përfshihet sërish Parlamenti Europian me Shqipërinë mbi dekriminalizimin, administrimin zgjedhor, apo për shqetësime të tjera të opozitës lidhur me drejtësinë e pavarësinë e institucioneve?

Kukan: U arrit një marrëveshje më 24 dhjetor. Rezoluta u miratua njëzëri nga Parlamenti dhe të gjitha këto çështje përfshihen aty. Parlamenti Europian, sidomos zoti Flackenstein si raportues, do ndjekë nga afër nëse çështjet e përmendura aty, që u negociuan me shumë vështirësi por e rëndësishme është që u arrit rezultati, do të zbatohen në praktikë. Vetëm atëherë mund të thuhet se pati një zgjidhje të mirë të situatës. Ne duhet të ndjekim se si këto çështje do të përkthehen në terren

7 komente në “INTERVISTA/ Kukan: Zvarritja e “21 janarit”, sinjal i keq. Duhet bërë drejtësi para negociatave”

  1. te keqen nenja moj ruke, trupgjate e mendja pyke. says:

    Futja pordhes gri sallate
    Sa tkaloje dhe kno nate

    Enver

  2. Zef Kallami says:

    He mo Rilindje po ju shtyjne me hoste bota per te ba drejtesi.Pa drejtesi nuk do te mund te beni kurr histori.I nxirrni ujin ish qeveritarve te PD me ne krye urdheruesin e komandes zjarr mbi te pafajshmit.Nese nuk ka komand,atehere kemi te bajme me nji qeveri e tipit e Haxhi Qamilit.Por edhe keshtu i bie ma mire ti beni per voj e uthull krahe shperveshurve.Do na bajne edhe protesta.Me ndezjen e motorre protestave mbas 5 minut pushim.I dhimbset populli me 2 leka ma shume te cmimit te karburantit.I’ju kerkojne ulje cmimit si bota.Po ama te bejne si do bote per te zbardhur 21 janarin nuk ia pranon biruca e bithes.Ja kjo asht PD qe duhet xnjerre per hartllash jasht ligjit.Prania e botes per Shqiperine sot,asht dita ma e mrekullushme ne historin 25 vjecare tranzicion.
    Bota nuk ka si ta thojne me troc:
    Duam Berishen ne pranga,bashk me krahshpervjelunin Basha.E mandej karvani nuk ka te sosur,rreshtohen si geshtenjat ne varge njeri mbas tjetrit Ristan,Paloke,Pollo,Xhozefine filozofia matematiciente e venecies shkodrane qe kape per zhelesh si dikur pasaniket e shkodres fukarat me varg te pa sosune deri ne sterilizimin komplet te kesaj metamorfoze kalbesin partie.

  3. tfgs says:

    Kakan,c’na duhet DREJTESIA per 21janarin!!??ajo qe shqeteson gyzelet eshte droni i big Alvanias,big xhamia e ndonje thes hasisi……..

  4. Majestiku says:

    Keta jane te cuditshem.Nga nje ane thone te behet drejtesi per 21 Janarin dhe pastaj thone dialog dhe marreveshje me opoziten.Ore zoterinj, drejtesi do te thote burg per Berishen dhe Bashen.C m…t marreveshje kerkoni ju me kriminelet.Ata do perpiqen te prishin e shkaterrojne cdo dialog. Marreveshjet duan dy pale o zoterinj.Nje shtet normal per ata do te thote BURG!

  5. mucua i tanes says:

    ore po kaq e shtrenjte qekna koka e berishes sa edhe tani nuk guxon njeri ti q…je robt tja numeroje patllaken mu ne mes te ballit si atij si kriminelit gjakftohte por te buzeqeshur lulzim basha .
    prandaj erdhi likja ne qeverrine e ketij bythpambukut ,ketij psikopatit edi rama qe ta zbut goditjen .
    po ne e dime qe edi rama eshte frikacak ,por futi ne burg or te q..fsha udhet se saliu ka vdekur dhe nuk e merr njeri mbas .por dhe po e mori njeri mbas edhe atyre beju ndonje aksident se pse po ticosh per gjueti kuptohet .
    atje ne burg duhet ti fusen bashke me zani caushin dhe me jaho mulosmanin se vetem keshtu vete haku tek i zoti ,pastaj …..

  6. Lefteri says:

    Rama do te bente mire te mos premtonte para votimeve per drejtesien e 21 janarit. Cfare i mungon qe ta beje? i ka kembet e lidhura se e ka ne krah ate qe e shkaktoi, ndersa saliu qe duhet te ishte me kohe perpara drejtesise rri e ben llogje se s’ka ci ben rama qe na u mburr aq shume. uroj qe drejtesia te veproje se s’duam te vije viti tjeter dhe te na dalin prape me karafila hipokritesh.

  7. Bamiri says:

    fakti qe duhet bere drejtesi nuk dmth aspak qe ata qe e shkaktuan nxiten dhe bene ate grusht shteti nuk duhen denuar. pse vetem vdekja “paguhet” ne babanistan? ne burg te gjithe dhe pa hezitim… me pas le te themi se drijtesi nuk dmth qe te denojme ke ju do bytha ju e te justifikojme ke ju do menderja…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje