Partia Demokratike i bëri thirrje qeverisë për të shfuqizuar taksën e qarkullimit, që sipas opozitës, e mban çmimin e karburantit në Shqipëri më të lartin në Europë.
Deputeti Florion Mima përmes një deklarate për mediat gjithashtu paralajmëroi aksionin e parë qytetar kundër cmimit të karburanteve, ndërsa ftoi qytetarët që të ndalin makinën për 5 minuta në shenjë proteste ditën e hënë.
“112 milionë USD dalin nga xhepat e shqiptarëve si rezultat i rritjes së taksës së qarkullimit.
Kemi përcjellë këto ditë shqetësimin qytetar për mosuljen e çmimit të karburantit ne Shqipëri, duke denoncuar faktin qe mbajmë shifrën rekord prej rreth 100 lekë taksa për litër karburant, por duke denoncuar edhe klientet e pushtetit që kontrollojnë tregun në fjalë.
Rritja e taksës së qarkullimit është shkaku kryesor për mosuljen e çmimit të karburantit dhe për rëndimin e xhepave të qytetarëve. Rritja e taksës së qarkullimit, ka qenë një strategji e qartë e qeverisë për të mbushur buxhetin e shtetit packa se duke u marrë frymën konsumatorëve.
Mazhoranca me kokëfortësinë e saj i ngriti taksat duke i sjellë ekonomisë efektin negativ të uljes së rritjes ekonomike me 0.7 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto.
Për dy vite me radhë, qeveria ka planifikuar të marrë, nga rritja e taksës së qarkullimit me 240 leke të vjetra, nga 56 milionë USD çdo vit.
Pra, në dy vjet, nga rritja e taksës së qarkullimit, qytetarët kanë paguar 112 milionë USD, nga xhepat e tyre. Kjo është vetëm taksa e drejtpërdrejtë, sepse në rastin e karburanteve efekti multiplikator indirekt është akoma dhe më shkatërrues për ekonomitë familjare.
Partia Demokratike i ripërsërit qeverisë thirrjen e fundit për të marrë masa dhe për të shfuqizuar menjëherë taksat e rritura të qarkullimit dhe për t’i dhënë fund efekteve shkatërruese të tyre në ekonomine e vendit. Partia Demokratike do të vihet në krye të aksionit qytetar kunder varfërimit të shqiptarëve nga qeveria dhe pasurimit të klientëve pranë saj.
Aksioni i parë nis të hënën e ardhshme kur të gjithë qytetarët që kanë një makinë, në orën 11 paradite do të ndalojnë për 5 minuta, në shenjë proteste ndaj cmimit më të shtrenjtë në Europë të karburantit, në raport me të ardhurat, që është i tillë sepse kështu ka vendosur qeveria.
Pra, mos harroni, të hënën e ardhshme në orën 11, për 5 minuta, qytetarët do të refuzojnë masivisht taksat e qeverisë dhe cmimin stratosferik të karburantit”, theksoi deputeti Mima. /gj.k/
Po propozon qe te bllokohet trafiku te hene ne Tirane!? Mendje te bukur paske !
Po Mima ka ngataruar strategji. PD-ja ja ka marre doren shtyllave te tensionit.
Ne qofte se qeveria e heq taksen, ju a ju shkon per shtat? dhe ne qofte se nuk e heqin,kur te vini ne pushtet mbas 8 vjetve a do ta hiqni?
Kush qe ai K…. qe e vuri kete taksen tek karburantet, A e kujton ndonje nga keta k….???????
A i kujtojne debatet qe u bene per kete bashkim??????
Po taksa vjetore qe paguajme kur kolaudojme makinat, ??????
A mos valle paguajme dy here te njejten takse prej kohes se “Sales se pare”, dhe tash ky bertet “kapeni hajdutin”
Ka ndonje ekspert te na jape ndonje informacion,
Po paguajme dy here te njejten takse???????
…
A eshte i vlefshem argumenti per ngritjen e kesaj takse nga S.halija
shifni argumentat http://www.biznesalbania.org.al/?p=564
http://www.ama-news.al/nafta-cmim-rekord-barazon-benzinen/
Cfare sot eshte ndryshe nga keto rritje qe jane ber e me pare?????
Ne me plote kuptimin e fjales jemi popull legen,llapaqener qe zihemi per parti,per nje shikim shtrember,per nje pellembe gardh,per nje gervishtje makine etj etj,kur vin puna per te drejtat tona ekonomike, qe ne rastin ne fjal ky Mima ka shume te drejt fillojme dhe shajme neper bllogje,po a eshte e drejte qe qeveria te mos uli taksen dhe ne ta blejme me lire karburantin?Si ka mundesi qe Maqedonia nuk prodhon fare nafte e ka ate me te ulet?Ketu te ne jo vetem qe prodhohet,por derdhet edhe ne toke,aq vend i pasur jemi,por cmimin duhet ta kemi rekord ne rajon,ne Greqi me dy cent u ngrite cmimi i naftes ,ne Selanik u bllokua rruga me qindra traktor dhe u derdh prodhimi ne rruge ne shenje proteste,ketu te ne edhe me dy euro te shjoi cmimi per liter jam i sigurt qe te gjithe do te shkojn si shkerdhata ne karburante per te blere ate.
ohahahaha florion mima-sherefedin shehu-ridvan bode-etj plera pas ekonomiste me nome renditen SHQIPERINE pas GJERMANISE per ekonomi edhe CDU-ja e znj MERKEL i ka zili keta plera,mbare PPE-ja dhe CDU-ja po trajnohen nga keto monstrat qe njoni eshte me XOMBI se tjetri…