Meta takon Ivanov e Gruevskin: Mbështes zhvillimin e mbledhjeve të përbashkëta

21 Janar 2015, 12:03Politika TEMA

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Maqedoni, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit sot në Shkup nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë,  Gjorge Ivanov.

Në takim u bisedua mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe u theksua se rritja e shkëmbimeve dhe forcimi i bashkëpunimit cilësor mes dy vendeve fqinje i shërben avancimit të projekteve konkrete të përbashkëta me interes të madh reciprok.

Presidenti Ivanov i uroi mirëseardhjen Kryetarit të Kuvendit, Meta dhe delegacionit parlamentar shqiptar në Shkup dhe nënvizoi rëndësinë e afrimit mes dy vendeve dhe dy popujve përmes forcimit të lidhjeve infrastrukturore.

Në këtë drejtim, duke vënë në dukje rëndësinë e avancimit me projektin strategjik hekurudhor mes dy vendeve, Kryetari Meta dhe Presidenti Ivanov ndanë bindjen e përbashkët se përforcimi i ndërlidhjeve infrastrukturore dhe energjetike në të dy anët e kufirit do t’i shërbejë rritjes së shkëmbimeve tregtare e kulturore mes dy vendeve dhe dy popujve.

Kryetari i Kuvendit Meta dhe Presidenti Ivanov theksuan se në emër të së ardhmes së përbashkët evropiane dhe duke vlerësuar rëndësinë e harmonisë ndëretnike dhe ndërfetare në rajon, dy vendet duhet të përqendrojnë përpjekjet e tyre në avancimin e procesit të integrimit evropian, duke e ngritur bashkëpunimin dypalësh dhe atë rajonal në një nivel edhe më të lartë.

Në përfundim,  Meta shprehu mbështetjen e plotë të Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe nënvizoi se e ardhmja e të gjitha vendeve të rajonit gjendet në integrimin e plotë brenda strukturave euro-atlantike.

Gjithashtu, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Maqedoni, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit edhe nga Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski.

Në takim u bisedua mbi intensifikimin dhe konkretizimin e bashkëpunimit mes dy vendeve duke vënë theksin në forcimin e ndërlidhjeve infrastrukturore dhe energjetike, si dhe të shkëmbimeve tregtare e njerëzore mes dy vendeve fqinje si një domosdoshmëri ekonomike e kulturore.

Meta dhe Gruevski vunë theksin në rëndësinë e realizimit sa më të shpejtë të hekurudhës që lidh Shqipërinë me Maqedoninë, duke e konsideruar atë si një emergjencë strategjike si për Tiranën ashtu edhe për Shkupin, dhe si një hallkë të fortë të Korridorit 8 që i shërben tërë rajonit.

Meta u shpreh se në kuadër të rritjes së cilësisë së bashkëpunimit dypalësh dhe të avancimit me projektet ndërkufitare, Kuvendi i Shqipërisë mbështet mbledhjet e përbashkëta dhe bashkërendimin e punës mes dy Qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë, që do t’i shërbejë procesit të integrimit evropian të të dy vendeve fqinje.

Kryetari i Kuvendit rikonfirmoi mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe ndau bindjen e përbashkët me Kryeministrin Gruevski se sfidat e terrorizmit ndërkombëtar në Evropë kërkojnë një bashkërendim më të madh mes të gjitha vendeve të rajonit të Evropës Juglindore, ku Shqipëria dhe Maqedonia kanë një peshë të veçantë. /gj.k/

1 komente në “Meta takon Ivanov e Gruevskin: Mbështes zhvillimin e mbledhjeve të përbashkëta”

  1. E verteta says:

    SOT ME 21 Janar ILIR KOK-META DUHEJ TE ISHTE NE QELIN E BURGUT
    KY SHKAKTAR DHE BASHKEKRIMINEL I SALI BERISHES DUHEJ TE KISHTE MARRE DENIMIN PER ATO KATER TE VRARE TE PAFAJSHEM
    PO KJO ESHTE RILINDJA E DESHTUAR E EDI RAMES
    KU ESHTE PREMTIMI I TIJ SE DO BENTE DREJTESI PER 21 JANARIN ?
    TURP PER KETE POLITIKE TE DEGJENUAR
    TURP PER NE SHQIPTARET QE MBAJME MBI KOKE PLHERA SI KETO
    CDO 21JANAR ILIR META ESHTE JASHT SHQIPERIE ME SHERBIM PER TI SHERBYER KOMBIT HAHAHAH
    CFAR TURPI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje