Bankierët e fshehtë të Bazelit kanë gjithë pushtetin

20 Janar 2015, 21:43Politika TEMA

Nga Ed Conway*

 

 

Eshtë takimi më ekskluziv në botë. Një mbledhje e fshehtë e burrave dhe grave më të pushtetshme të planetit. Ata mblidhen larg prej syve kureshtarë në një sallë të madhe ngrënieje, me pamje nga Alpet e Zvicrës.

Me ushqime të bollshëm francezë dhe verëra të vjetra, ata diskutojnë për fatet e ekonomisë globale si dhe koordinojnë vendimet që do të na prekin të gjithëve. Jo, ky nuk është Forumi Ekonomik Botëror, i cili fillon nesër në Davos. FEB mund të jetë vetëm pak minuta larg me helikopter nga aeroporti i Zyrihut, por dyert e tij janë të hapura për mijëra ekonomistë, menaxherë dhe madje gazetarë.

Nga ana tjetër, darka joformale ekonomike e Bankës së Marrëveshjeve Ndërkombëtare (BMN) në Bazel, ka vetëm 18 vende, për bankierët më të lartë të botës. Ndryshe nga Davosi, nuk ka njerëz të famshëm apo kryeministra në listën e mysafirëve. Kur vjen fjala tek takimet e fshehtë të nivelit të lartë, ky është ai, I VERTETI!

Darka e fundit ndodhi vetëm pak më shumë se një javë më parë. Fatkeqësisht, nuk do ta dimë asnjëherë se çfarë u tha saktësisht aty, por duke u bazuar në atë që ka ndodhur qysh prej asaj nate, mund të hamendësojmë se ka qenë një takim me shumë gjallëri.

Të enjten që kaloi, kreu i Bankës Kombëtare Zvicerane, njëkohësisht njëri prej 18 mysafirëve, krejt papritur braktisi lidhjen e frangës vlerën e Euros. Kjo gjë shkaktoi rënien më të madhe që ka ndodhur në tregjet e monedhave të botës së zhvilluar që kur Britania doli nga mekanizmi i këmbimit të valutës në vitin 1992. Askush nuk pret një një prej monedhave kryesore të kërcejë me 30% brenda pak minutave. Dje, banka qendrore e Danimarkës, monedha e të cilës është gjithashtu “e kapur” pas Euros, e uli më tej normën e depozitave në territor negativ, ku sot është – 0.2%.

Ka një shpjegim të qartë për gjithë këtë nervozizëm. Këtë javë, Banka Qendrore Europiane pritet të fillojë emetimin e parave elektronike dhe blerjen e bonove qeveritare. Programi i saj i Lehtësimit Sasior mund të ketë një vlerë mbi 3 trilion Euro. Megjithatë, përmasa ka më pak rëndësi se sa fakti që kjo gjë po ndodh. Themeluesit e Euros këmbëngulnin se monedha e përbashkët duhet të ketë një klauzolë që pengon bankën qendrore të emetojë para.

Kujtimet e hiperinflacionit janë të fortë në Berlin. Por më në fund, pas trysnisë prej bankierëve qendrorë të Europës, skema pritet që të shpaloset sot.

Që gjërat kanë ardhur deri në këtë pikë, kjo është një dëshmi e dëshpërimit nëpër Europë. Në Bruksel shqetësohen se, në mungesë të ndonjë magjie, Eurozona do të pësoi një rënie të qëndrueshme të ngjashme me atë të Japonisë – apo më keq, mund të kemi një “shpërthim” të monedhës së përbashkët.

Kjo është edhenjë tjetër kujtesë (nëse ju nevojitej) e pushtetit të bankierëve qendrorë. Politikanët mund të kontrollojnë fijet e “portofolëve” kombëtarë; ata mund të jenë fytyra publike e qeverive të tyre. Por njerëzit e pazgjedhur që kontrollojnë normat e interesit janë më të pushtetshëm tani, se sa kanë qenë në çdo kohë qysh prej vitit 1930, atëherë kur BIS u bë i famshëm si klubi i bankierëve qendrorë.

Konsideroni Mbretërinë e Bashkuar: debati ekonomik është përqëndruar në planet e kursimit të koalicionit. Por ndërkohë që taksat dhe shpenzimet sigurisht që e kanë një ndikim në rritjen ekonomike, rrjedha e rimëkëmbjes është përcaktuar kryesisht jo prej politikave fiskale, por prej vendimeve të marrë në Rrugën Threadneedle.

Eshtë kryesisht prej politikave të Bankës – normat e interesit pothuajse zero, lehtësimi sasior dhe financimi për huamarrje – që Britania ka filluar të marrë veten. Rënia e paprecedentë në standartet e jetesës, fenomeni më i madh ekonomik i gjysmëdekadës së fundit, ka qenë kryesisht pasojë e faktit që banka preferoi një “shkëmbim” mes rritjes së pagave dhe papunësisë më të ulët.

Shumë është folur për rritjen e pabarazisë në vitet e fundit, por rrallëherë ndokush vë në dukje se kjo ka ardhur kryesisht prej politikave të Bankës, e cila ka rritur pasurinë e 10 përqindëshit më të pasur të popullsisë me pothuajse 350 mijë stërlina për familje. Historia është e ngjashme në SHBA, ku Federal Reserve (Banka Qendrore) ka emetuar pothuajse 4.5 trilion dollarë në një përpjekje për të vënë sërish në lëvizje ekonominë amerikane.

Fakti që bankat qendrore kanë qenë në gjendje të realizojnë politika të tilla radikale pa shkaktuar trazira publike, vjen prej marifetit më të vjetër në librat e ekonomisë: zhargonit. Sa më e ndërlikuar që tingëllon diçka, aq më pak gjasa ka që njerëzit ta vënë në dyshim. Kështu që, takimi më ekskluziv në botë është pagëzuar “darka joformale për guvernatorët e komitetit këshillimor ekonomik”. Krijimi i parave është “lehtësim sasior”.

Mjafton për të bërë shumicën e njerëzve të rrotullojnë sytë. Por nuk ka dyshim që këto gjëra funksionojnë. Nuk është koincidencë që, shtetet me rimëkëmbje më të shpejtë ekonomike janë ata që kanë lejuar bankat e tyre qendrore që të hedhin më shumë para në sistemet e tyre monetarë. Eshtë kjo logjikë që në fund fuqizoi rezistencën e Berlinit ndaj lehtësimit sasior.

Të shqetësuar nga fakti që një pushtet kaq i madh u jepet njerëzve jo të zgjedhur, të cilët shpesh herë takohen në fshehtësi? Nuk jeni vetëm. Pas Depresionit, ku ata u gjykuan se kishin dështuar, bankierët qendrorë përreth botës u zhveshën nga përgjegjësitë. Banka e Anglisë u shtetëzua. Në Bretton Woods, në vitin 1944, Aleatët ranë dakord të mbyllin BMN-në, por shumë shpejt e harruan këtë.

Gradualisht, zyrtarët i kanë rifituar të gjithë ato kompetenca të humbura. Lajmi i mirë është se deri tani, shumica kanë bërë një punë më të mirë se sa në vitet 1930. Lajmi i keq është se nuk ka mbaruar.

*Ed Conway – redaktor ekonomik i Sky News

The Times- e.gj./www.bota.al

12 komente në “Bankierët e fshehtë të Bazelit kanë gjithë pushtetin”

  1. Altun says:

    Boll me keto budalleqe konspiracioniste!!

    1. Kominatsi says:

      Hajde ne Koke TE turkofagosi Kur futen ne euro qen e mace {greqia) ,normal qe ka deflacion ne cmime dhe vete euro humbet kuptimin .GREXIT …

    2. Celo Mezani says:

      Artikull i ceket ne argumenta dhe i fryre ne dengla.

    3. bujar haznedari says:

      z.altun ,te mohosh konspiracionin ,eshte njesoj si te mohosh qe ne nen toke ndodhen me miliona gjallesa te cilat ne njefare menyre kondicionojne jeten tone.pra te desherosh te jesh i verber duke i pasur syte ne vend

  2. katarakti says:

    O la la, çfare artikulli!!!.keta duhet te jene iluminati. Dhe nuk ka asnje koment deri me tani!!! Si ka mundesi?! Apo u jane zene syte dhe u çelen vetem kur degjojne Rama-Berisha?!

  3. Tahip says:

    Shume e koklavitur kjo pune per analfabetet qe komentojne ketu rregullisht. Mero do te humbasesh ndjekesit me kete kaliber shkrimi nga hemoragjite cerebrale.

    1. fshatari says:

      O Tahip kungulli eshte e thjeshte-pompohet ekonomia me para nga Banka Qendrore Europiane sic beri Federal Rezervene ShBA por ka nje rrezik-
      Nqs ekonomia nuk rritet aq sa supozohet,ndodh inflacioni qe con ne zhvleftesimin e monedhes.
      Ndersa BMN ne Bazel jane guvernatoret e shteteve me te fuqishme qe bejne politika te pavarura nga qeverite dhe gati-gati te fshehta per tu paraprire spekulimeve ne tregun monetar duke spekuluar vete te paret ne menyre te kontrolluar

  4. 17nentori says:

    Shkrimi original ne anglisht eshte i mire por i drejtohet nje audience qe te caktuar qe i kupton termat specifike dhe pastaj merr vesh se ku do ta nxjerri autori.
    Shqiperimi i termave del shume naiv dhe e largon lexuesin nga autori. Gjithashtu perdorimi i tepruar i shqiperimit te fjaleve si psh te fshehte, sekrete apo zyrtare te pazgjedhur nuk eshte korrekt.
    Bankieret qendrore jane zgjedhur nga qeverite perkatese dhe operojne si institucione te pavarura por nuk jane te pazgjedhur as kane ndonje te fshehte te madhe se cdo gje publikohet ne fund.
    Insitucionet e emetimit te parave kane specifikat e tyre dhe roli i tyre mund te krahasohet edhe me gazetaret qe megjithese jane te “pazgjedhur” prape kane pushtetin e tyre te “fshehte” per te influencuar opinionin.

  5. Albani says:

    Mese e vertete,kjo eshte KUPOLA jolegjitime qe kontrollon ekonomite dhe financat globale,keta piketojne dhe projektojne fatin ekonomik te cdo shteti dhe kontinenti.
    KUPOLA me nje vendim qe merr nderhyn direkt ne xhepin e taksapagueseve te gjithe globit,vetem per te marre sigurisht.
    Qellimi final i KUPOLES sipas llogjikes eshte Zoterimi ekonomiko-financiar i teresishem global.Duke pasur kete zoterim financiar ata kane ne dore dhe fatet jetesore njerezore te cdo kombi.
    PRA QELLIMI FINAL ESHtE SHNDERRIMI I NjEREZIMIt NE MAKINERI QE PUNON DHE I SHERBEN KUPOLES BOtERORE,KESAj MAKINERIE DO tI HIDHEt VEtEM PAK ‘VAj DHE GRASO’QE KOStO EPRODHIMIt tE SAj tE jEtE E ULEt(VARFERI)DHE FItIMI I tYRE I MADH.KjO MAKINERI(NjEREZIMI)DO tE PUNOj PA U HEQUR KURRE NGA PRIZA DERI KUR tE PRISHEt(VDESE)(KUPOLA DHE MOSHEN E PENSIONIt DO tA COjE DIKUR 90-100 VItE)
    Ata kane parane,ata hipin dhe zbresin nga kolltuqet kryeministrore te cdo shteti ate qe duan.
    Asnje politikan dhe lider boteror nuk noton dot kundra rrymes dhe parase ,kush nuk blihet dhe bindet te miratoj ate qe ata duan,han dhe plumbin ballit apo bomben ne aeroplan.
    KY ESHtE KAPItALIZMI,GLOBALIZMI,KY ESHtE RENDI I RI BOtEROR,KY ESHtE EVOLUCIONI POLItIK KAPItALIStO-BORGjEZ,PRA KU CDO GjE tE LEjOHEt DERISA tE MBIZOtEROjNE ME tE FORtEt.AtA PO jA ARRIjNE QELLIMIt,jO ME LUFtE DUKE NA VRARE,POR DUKE NA NGORDHUR PER BUKE.

  6. Eraldi says:

    Kupola satanike qe kontrollon boten. Ata jane shume pak, por per ta punojne shume dhe shumica pa e kuptuar fare. Kjo bote nuk ka perse te jete e tille, por fatkeqesisht eshte e tille. Neqoftese mesohet e verteta nga shumica, kjo bote nuk do te jete me kurre e njejta. Kjo per me mire kuptohet. Kjo do te ndodhi ne nje moment dhe do te kete nje apokaplips ne civilizimin njerezor, por nuk dihet me saktesi se kur do te ndodhi. Kjo kupole satanike nuk do te kete mundesi qe te ndikoj me ne fatet e njerezimit pas kesaj. Njerezit do te jene shume me mire shume me mire pas kesaj.

  7. rexha10 says:

    KETA NUKE JANE KAPITALISTET E GLOBIT TOKSOR KU NE JETOJME,POR FEUDALET E KOHRAVE SHUME DEKADAVE TE KALUARA. ME E KEQJA ESHTE SE KETA PERSONA NUKE KANE AS ME TE VOGLEN CIPE TE HUMANIZMIT.JA TE LINDUR QE,PER HIR TE PARASEE BEJNE BIZNES EDHE ME JETEN E NJERZEVE,JETEN E VLLEZERVE ,MOTRAVE,BABAIT,MAMIT,TE AFERME,JANE NEGJENDJE QE TE KRIJOJNE EDHE NJE LUFTE BOTRORE. NE FUNDE JANE PO ATA PERSONA QE FLASLN KAQE SHUME PER DEMOKRACINE.

  8. Pelasgian says:

    O ShqipKARA …(pavarsisht se perkthimi eshte vk fare) zotnia ne fjale me pak fjale po ju thote qe BANKAT QENDRORE ” PRODHOJNE ” PARE …PRA PRODHOJNE LETRA PA VLERE POR QE JU (NE) SI SKLLEVER U JAPIM NJE VLERE !

    Praktikisht ZOTER te ksaj bote ,,tallin loqet me ne(ju)!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje