Ministri i Jashtëm i Letonisë paraqiti prioritetet e zgjerimit të BE-së për 6 muajt e ardhshëm para Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Europian.
Përfaqësuesi i Rigës theksoi se Shqipëria duhet të japë rezultate në prioritetet kyçe, përpara se të nisë procesin e bisedimeve të anëtarësimit, ndërsa shprehu ambicien për “hapjen e kapitujve të parë të bisedimeve me Serbinë, nëse vendi përparon dukshëm në fushën e sundimit të ligjit dhe zbaton marrëveshjet me Kosovën, e cila mund të firmosë MSA-në gjatë pjesës së parë të 2015-s”.
Paralelisht premtohet hapja e kapitujve të rinj negociues për Malin e Zi, asgjë për Bosnjen, ndërsa mungon unanimiteti në Këshillin e BE-së për Maqedoninë.
“Dhënia e statusit kandidat ndaj Shqipërisë vitin e kaluar ishte i merituar dhe njohje e punës së kryer përgjatë rrugës së saj për në BE. Ne e mirëpresim këtë progres, por ka më shumë sfida për t’u përballuar përpara se të mund të çelen negociatat”, tha Edgars Rinkevics, ministër i Jashtëm i Letonisë.
Projekt ambicioz por vështirë të zbatohet, vlerësoi eurodeputeti sllovak Kukan. Për të qënë i suksesshëm, ai i sugjeroi ministrit të Letonisë të mbante kontakte të ngushta me Përfaqësuesen e Lartë, shërbimin diplomatik dhe përfaqësitë e shteteve anëtare në vendet e rajonit.
Ndërsa eurodeputeti rumun, Bostinaru, këmbënguli mbi mundësinë e çeljes së kapitujve të anëtarësimit me Shqipërinë, bazuar në lajmet e fundit pozitive, siç u shpreh ai. Por, për shkak se gjatë seancës së parashikuar mbi zgjerimin mjaft eurodeputetë pyetën Presidencën e re mbi Rusinë, një temë kjo e mbyllur për publikun, seanca vijoi me dyer të mbyllura, duke përfshirë vetëm diplomatët rusë të pranishëm.
Mësohet se ministri letonez informoi mbi rezultatet e Këshillit të BE-së për terrorizmin, vazhdimin e sanksioneve ndaj Rusisë, liberalizimin e vizave me disa vende fqinje, e ngecjen e negociatave me Turqinë. Ndërsa për Shqipërinë, ai korrigjoi eurodeputetin e majtë mbi procesin e zgjerimit, duke përsëritur se vendi duhet të dëshmojë rezultate në disa fusha, përpara se të jepet një rekomandim pozitiv nga Komisioni për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit.
Prioritetet e Presidencës së re të BE-së u dëgjuan pas raporteve respektive për Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë e Kosovën, ndërkohë që raporti për Shqipërinë pritet të diskutohet në pranverë./
Prit gomar të mbij bar, e shkreta allvani,torturuan, ja çuan topet te gjunjtë.dhe tani që BE po në ale të gomarve , s’na duan.
padrino!
Na duhet neve vete te bajme ate qe na sherben pozitivisht ne jeten tone te brendeshme.Rregull e disipline ne mbeshtetje te institucioneve e ne vecanti te atyre te pavaruna.Shteti ka rrugen e vet politika ne sherbim te shtetit dhe jo ciban me vete e me ngaterrue punet.Kur te jemi te garantuem ne keto kushte ku shteti ban ligjin.Europa po deshi te urdheroje e ta na pranoje nese nuk don ecim edhe pa europen.Si ja bejne shtetet qe nuk jane ne Europe e bashkuar.Britania kerkon te dalin.Greqise i asht lene e lire te dalin.Jeta behet edhe pa bashkime,po duhet te jemi te lidhun ndervedi pa grindje,e pa krime,e pa harllek.
Dhe me rezultate duan keta,nuk po luftojme popullin ne te paguaje korentin,te pasurin po e superpasurojme,te varferin po e ngordhim,
korrupsioni dhe krimi ne stratosfere,ca dun me keto,te na pranoni sa me shpejt,se na kthehet mendja ne dhe do te na luteni pastaj.