PS i përgjigjet akuzave të PD: Rrënuat Policinë e Shtetit për 8 vite

20 Janar 2015, 17:35Politika TEMA

Partia Socialiste ka akuzuar Partinë Demokratike se sulmin ndaj Policisë së Shtetit e ka kthyer në rutinë të punës së saj, për të përbaltur imazhin e policisë, pavarësisht arritjeve dhe sukseseve të saj në luftën kundër krimit.

Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti, në një deklaratë për mediat të martën u shpreh se “sulmet e Partisë Demokratike ndaj Policisë së Shtetit janë kthyer në sulme të përditshme, pavarësisht aksioneve të suksesshme, të cilat kanë çliruar Lazaratin nga prodhuesit dhe trafikantët e drogës, kanë ulur numrin e aksidenteve rrugore, kanë rritur zbulueshmërinë e krimeve.

Ato janë sulme që synojnë të përbaltin imazhin dhe punën e Policisë së Shtetit, që nuk po bën asgjë tjetër veçse po zbaton ligjin, në mënyrë të barabartë për të gjithë”.

“Pushtetarët e djeshëm të rrënimit nuk e kanë sot moralin opozitar për të folur për shtet ligjor e për barazi para ligjit, sidomos në vigjilje të përvjetorit të 21 janarit.

Ndërkohë, shqiptarët e kanë ende të freskët se si kishte degraduar Policia e Shtetit për tetë vjet rresht, se si Lazarati sfidonte shtetin, ndërkohë që Shqipëria zhytej në listat e zeza të vendeve që prodhonin e trafikonin drogë”, theksoi Gjylameti.

Deputetja e PS-së u shpreh se “opozita ka të drejtën të zgjedhë rrugën e vet, por Partia Socialiste e inkurajon Policinë e Shtetit për të vazhduar luftën e nisur ndaj krimit, trafikut, informalitetit”.

1 komente në “PS i përgjigjet akuzave të PD: Rrënuat Policinë e Shtetit për 8 vite”

  1. Bobi says:

    Sa here del kjo e kam mendjen vetem te syçkat e bukura se pallavrat politike qe ja dergon Rama me sms as qe ja degjoj…. eshte e mire fare skeni çthoni… te zgjon epshin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje