Zbardhen përgjimet e bandës, ja si vendoseshin bombat me celularë

20 Janar 2015, 16:12Politika TEMA

22- vjeçari Asllan Plaku është nje nga katër te arrestuarit e pak ditëve me pare nga policia si pjese e një grupi qe kryente shpërthime me lende plasëse kundrejt pagesës.

Se bashku me tre te pandehur te tjerë ai ka dale sot para Gjykatës se Krimeve te Renda për t’u vlerësuar me masën e sigurisë.

Megjithëse nuk e ka pranuar akuzën, 22-vjecari do te qëndroje ne burg deri ne përfundim te hetimeve.

Te njëjtën mase gjykata dhe edhe për tre te pandehurit e tjerë, mes te cilëve edhe Febjus Dautin, i akuzuar si kreu i grupit.

Para gjykatës, prokurori i çështjes Perparim Kulluri ka zbardhur edhe gjithë skemën se si vepronte grupi dhe si u be i mundur arrestimi i tyre.

Sipas akuzës, zbulimi i agresoreve ishte bere i mundur me infiltrim, pas informacioneve te marra ne rruge operative, se Dauti, ne bashkëpunim edhe me persona te tjerë, kishin vendosur disa here lende plasëse ne zonën e Fushe-Krujës dhe Krujës.

Policia ka mundur te regjistroje një bisede qe i pandehuri kishte bere me një shokun e tij, ku ai i thoshte se se bashku me tre shoke e te tjerë vendoste lende plasëse ne vende te ndryshme si makina, banesa madje edhe ne komisariate policie.

Te vetmen kërkese qe kishte i pandehuri i ishte korrektësia ne pagese, pasi siç thoshte edhe ai ne përgjime, nga punët qe kishte bere, i kishin mbetur 16 mije euro borxh.

Kaq ka mjaftuar qe Prokuroria ne bashkëpunim me policinë te porosisnin tre kallëpe c4 nga 2 mije euro secili dhe ne momentin e dorëzimit u be edhe arrestimi ne flagrance i te arrestuarve.

6 komente në “Zbardhen përgjimet e bandës, ja si vendoseshin bombat me celularë”

  1. gegaa says:

    Ja fusni tek vendi c4 tani

  2. Me dash me ble ne Shqiperi telefon celular,vetem me bateri pa kallup C4 te lidhur,a ka ne shitje ?

  3. timi says:

    VENDOSJA e tritolit te konsiderohet krim I rende dhe te kete nje denim fiks,vetem burgim I perjetshem.

  4. Litari says:

    Mos nguroni, te hidhet ne bit se kush do te japi torturen me te mire per keta ‘trima’.
    Berisha, Ristani, dhe Muli fluturonin nga gezimi kur keta benin terrorizem.

  5. funerali says:

    I shkreti, e brente ndergjegja qe u kishte mbetur 16.000 euro borxh disa cunave qe bashkepunetore. megjithate kete heren e fundit dha fjalen qe do te ishte korekt ne pagese.
    e shikoni djema se kush I paguan kaq shtrenjt eksplozivet e vendosur kuturu vetem per efekte politike.
    ai eshte teroristi sali kerma.
    ta dinte saliu qe ti I mbaje gjithe parate per vete do te kishte vrare shume kohe me pare. megjithate prite se po ta con nji karamele.

  6. arber1468 says:

    Po taksat a i ka pagu ky? Po dritat?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje