Sistemi shëndetësor/ Duma: Rama kuron familjarët në spitale private, qytetarët vuajnë mungesën e ilaçeve

21 Janar 2015, 11:53Politika TEMA

Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se po mashtron qytetarët shqiptarë në lidhje me investimet në sistemin shëndetësot. Një ditë pas një video të publikuar nga Rama, ku shfaqen dy pamjet e QSUT-së, një gjatë qeverisjes së demokratëve dhe tjetra me transformimin që i ka ndodhur qendrës spitalore gjatë qeverisjes së tij, ka reaguar PD përmes Grida Duma.

“Edi Rama i ka shtuar një plagë tjetër shëndetësisë e cila gjendet sot në ditën e saj më të keqe. E ka bërë këtë duke tentuar të mashtrojë publikun me një video të kuruar me kujdes në montazhin e Kryeministrisë.

Me këtë video spekullim ku janë bashkuar copëza nga investimet e qeverisë së mëparshme, tenton të tregojë një parajsë që nuk ekziston, dhe aq më pak të krijuar nga ai.

Eshtë plagë e shtuar kjo, kur tenton të servirësh një realitet që nuk ekziston, një video që mallkohet cdo ditë nga mijëra qytetarë të vendit që shohin e prekin nga afër në fakt,  krejt të kundërtën e asaj që propagandon nga sarajet e tij të pushtetit, kryeministri.

Në vend që të kurojë problemin,  shqetësimin më madhor që kanë sot qytetarët, Edi Rama zgjedh të largohet gjithnjë e më shumë, zgjedh ta infektojë  gjithnjë e më shumë shëndetësinë me montazhet mediatike të  tij.

Video-mashtrimi që publikoi dje tregon dështimin që ai nuk e pranon në kokën e tij dhe e zëvendëson me zhvillime virtuale videosh. Sot asgjë nuk shkon mirë në spitalet tona, dhe asnjë ditë nuk ka qënë kaq keq shëndetësia sa me Edi Ramën.

Këtë e konfirmon vetë Kryeministri i cili kur i duhet domosdoshmërisht të shkelë në spitale për vete ose familjarët e tij, nuk zgjedh spitalin publik të rilindur sipas tij, por zgjedh ose klinikat jashtë vendit, ose spitalet private”, theksoi Duma.

Sipas saj, kur  qytetarët  lëngojnë në mungesën e ilaceve, sëmuren më shumë në mungesën e ngrohjes, kur një e mitur abuzohet seksualisht në urgjencën e spitalit, kur mjekët dhe infermierët, ata që janë profesionistë e me integritet do të merren në provim nga diletantët e qeverisë, të publikosh një video-mashtrim të prodhuar në montazh kryeministror është provokimi më i ulët, më i papranueshëm.

“Ky akt publik i kryeministrit u prit me përbuzje nga publiku dhe u kthye mbrapsht. Mjafton të shihni komentet që janë bërë në Facebookun e Kryeministrit, në atë që është tashmë aktiviteti i tij kryesor.

Refuzim masiv qytetar përzier me neveri. Dhe kështu do të jetë.

Kjo klikë që ka mashtruar me shëndetësinë falas, që ka braktisur qytetarët në ditën e tyre më të keqe, që i sheh spitalet dhe shëndetësinë vetëm si një ndërmarrje të madhe pasurimi e monopoli shërbimesh, ka për t’u refuzuar me përbuzje”, theksoi ajo./gj.k/

6 komente në “Sistemi shëndetësor/ Duma: Rama kuron familjarët në spitale private, qytetarët vuajnë mungesën e ilaçeve”

  1. drejtesia says:

    Gri lakra moj tarallake. Edi Rama ne video tregon se si eshte transformuar urgjenca e spitalit gje qe eshte me se e vertete qe e shikojne te gjithe ata qe ju eshte paraqitur rasti por ty nuk te le ustai qe ta verifikosh vete gjendjen dhe te jep nje leter dhe si papagalli e lexon per te mashtruar njerzit. Harrojeni, shqiptaret nuk mashtrohen me as me ”sharmin” tend dhe as me deklaratat e shkruara nga sAli Baba me 40 hajdutet.

  2. Elma says:

    Krahasimet qe behen jane fare te padenja. Nuk kuptoj cfare lidhje ka mes sistemit dhe kushteve shendetesoer ne spitalet shteterore dhe kurimi i te afermve ne spitale private. Cdokush qe ka mundesi do i drejtohet privatit per ato gjera qe ti ofron privati me mire se shteti dhe pse perben problem kur kete gje e bene nena e kryeministrit. Nuk kuptoj kur dilni me keto deklarata per shtyp a nuk kuptoni se gjerat qe thoni nuk bejne sens.

  3. renata says:

    O gridaaaaa please me keto fjalime boshe neper podjume ku dilni vetem me tregu se ekzistoni dhe asgje tjeter me shume, behuni pak me serjoz dhe te logjikshem perfishini njerez me dije dhe integritet ne parti se ketij vendi i duhet nnje opozite e forte dhe jo nje opozite qesharake.

  4. Ajaxs says:

    RRofte EDI mashtrusi.SHqiptaret lumturohen me fjalet e bukura te Edit.Rendesi per ne SHqiptaret eshte qe PS te jete ne pushtet. Ne do hame edhe Bar dhe voten PS do ja japim.

  5. Angjelini says:

    Po moj buce ke te drejte se sistemi shendetsor eshte varrosur nga ju por per akuzat dua te kujtoj se ju i dergonit ne viene apo diku gjetke. Te kujtohet arkitekti i turturave Gazide? Ate Ali baba e dergoj ne Itali. Ptu ju dhjefsha rracen. Te pafetyre pasi qene.

  6. arbereshi says:

    Po ikni more idjotodebila, po pse mekete opozite mendoni te vini ne pushtet si plakat e pallatit, jopo ka veshur kete jopo u vizitua ketu jopo tha kshu jopo nusja atij.Ju ka lene Saliu ne province dhe nuk shkeputeni dot prej saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje