Pallati i nëmur i armenëve në Tiranë

21 Janar 2015, 10:24Politika TEMA
Pallati i nëmur i armenëve në Tiranë

Të gjithë sytë ishin drejtuar në këtë fasadë dy muaj më parë. Ambulancat nxorrën katër trupa të pajetë nga një lokal në këmbët e kësaj godine. Por ky pallat ka një histori shumë më të gjatë. Ai u ndërtua nga një familje armene. Të katër armenët e familjes Mesqian nuk jetojnë më. Vëllezër e motra do të vdisnin njëri pas tjetrit, pa lënë trashëgimtarë, e jo prej fatit por si betim të verdiktit të gjakut të tyre. Nuk pranuan kurrë të martoheshin me shqiptarët, edhe pse jetuan mes tyre, ndërkohë, kthyen pas edhe shumë propozime, qoftë dhe prej armenësh. Dy të fundit vdiqën, pas torturave që iu bënë kriminelët që donin t’ua merrnin pronën. Nuk u dorëzuan, përveç vdekjes që ua mori të gjitha. Anipse lanë emrin për godinën e tyre: Pallati i Armenëve, që gjendet m’u përballë Filologjikut…

 

Nga Ben Andoni, JAVA

 

Shumica e gazetarëve të kronikës, ditën e vrasjes së katër të rinjve prej djalit të ish-deputetes Xhuvani, ia referonin vendvrasjen thjesht pallatit përballë Fakultetit Filologjik dhe Ambasadës amerikane. Mosha e re, por më shumë ardhur prej qytetesh të tjera, ata nuk mund të dinin se historia e godinës ku u krye krimi, ishte më e madhe sesa ngjarja, që atë ditë pushtoi Tiranën.

Godinës te “Rruga e Elbasanit”, të cilës po i referohemi, njihet prej më shumë se 70-vitesh me emrin Pallati i Armenëve. Atributi kombëtar i mbeti prej një familje të njohur armene, pronare e saj, që nuk jeton më, e që nuk la pasardhës dhe që fatin s’e pati aspak të mirë në këtë jetë. Dy të fundit e familjes Mesqian u lidhën, u torturuan në ngucje të pranonin tjetërsimin e pronës së tyre. Dy të tjerët kishin vdekur më parë dhe përbënin ata pasardhës të mbetur të armenëve, që nga eksodi i viteve 1928 –1930, kohë kur një grup të mbijetuarish armenë, kryesisht intelektualë dhe profesionistë të shkolluar, zgjodhën Shqipërinë, ku mund të mbijetonin. Dhe, ia arritën, njësoj si kjo familje. Por bënë dhe më shumë falë aftësive të tyre. Mjeku personal i Zogut ishte armeni Mokin Poturlian, ashtu si Dr. Emil Asdurian që do shërbente si dentisti personal i Enver Hoxhës.

Në Tiranë

“I rrafën keq. Por nuk pranuan t’ua dorëzonin dokumentet. Ishin të mirë dhe shikonin thjesht punën e tyre. I kam nga plaku këto. Po dhe vetë i mbaj mënd”, më thotë një banor, 55 vjeçar, që shet çingërrima atypari. Pallati gjendet vërtetë mu përballë Filologjikut dhe rreth 80 metra tutje cepit të kompleksit të Ambasadës Amerikane. Por, vite më parë, kur u ndërtua, ishte një zonë e lirë dhe familja Mesqian e kish menduar ta kthente si hotel. Flitet se arkitekt Luarasi ishte skicuesi i kësaj ndërtese, e cila mund të vlerësohet edhe sot e kësaj dite prej elementëve fine arkitektonikë. Arkitekti i njohur, ndërkohë, ishte edhe skicuesi i shumë prej shtëpive të armenëve në Shqipëri. Vendi që zgjodhën plotësonte shumë nga idetë e familjes, ardhur në fundvitet ’20 nga Korça. Mbijetesën në Tiranë e kishin zgjidhur në një formë shumë origjinale. Kishin marrë një makinë ku përpunonin leshin dhe bënin triko me motive të mrekullueshme, për të cilat kishte radhë të tëra në Tiranë dhe prej ngado që porosisnin. “Njëherë e provova dhe unë,- na thotë Xovasar Çakmakxhian, një nga armenët më të vjetër dhe njohës i afërt i tyre. Por a e dini se kush ishte përgjigja: Kemi radhë. Do të presësh kur të vi radha. Je njësoj si të tjerët. Po unë jam gjaku juaj? Jam armen. Por, je njësoj si të tjerët m’u përgjigjën”. Ishin aq korrektë, saqë dukeshin pedantë para të tjerëve, shton “Mësuesi i merituar” Çakmaxhian, që po përpiqet të bëj një histori të armenëve në Shqipëri. “Kur ndokush çante dru dhe bënte potere, apo shkaktonin zhurma, Shahani, zbriste dhe na thoshte: mos. Dhe e bënte vetë. Ja kështu bëhet, thoshte. Pushojnë njerëzit!”, më thotë komshiu i tij. Nuk e donin zhurmën, por donin që ne të gjithë komuniteti të ishim mirë. Me kohë u bënë pak shtëpi përreth, por familja e përbërë nga Shahani, Rupeni, Agavnia dhe Virxhinia shkonin mirë. Asnjëherë nuk përziheshin. Kurrë s’kishte zhurmë prej tyre. Si të futur në kuti, ku s’duhet të bezdisnin askënd, më sqaron një komshie tjetër. Shahani, vëllai më i vogël, kishte gjetur edhe një mjet tjetër jetese. Duke shfrytëzuar hapësirën e madhe afër, kishte ndërtuar anash pallatit një si stallë të vogël, ku mbanin lopë. “Ai pastaj shpërndante qumështin në Tiranë dhe radha ishte bajagi e gjatë dhe për këtë”, kujton Çakmaxhian. Jeta e tyre rridhte e qetë përmes cingërrimës monotone të makinës së trikotazhit dhe nxjerrjes së qumështit. Armenët kanë traditë të jashtëzakonshme sa i përket leshit dhe qumështit dhe ata i përcollën realisht këto tradita, më kujton mësuesi i vjetër.. “E megjithatë informacionin për ta e merrnim shumë të kufizuar. Askush, sot, s’është në gjendje të thotë diçka për arsimimin e tyre. Sipas një kodi të brendshëm të familjes, Mesqianët rrinin shumë të veçuar dhe s’përziheshin shumë dhe me bashkëkombasit e tyre”. Ishin pak mister, e përmbyll burri i vjetër. Madje, edhe nga ç’qytet vinin si origjinë, nuk mund të dihej me saktësi, prej fjalëve të tij.

 

Po si erdhën dhe si jetuan

Një pjesë e komuniteti armen dhe ata që i kanë njohur piqen në një vend, kur flitet për origjinën e tyre. Armenët e Shqipërisë janë pjesë e asaj vazhde të madhe armenësh, që pasi i shpëtuan genocidit turk, përshkuan Greqinë dhe mbërritën në Shqipëri. Mes tyre mendohet se këtë udhëtim bëri edhe familja Meqian, e cila u vendos fillimisht në Korçë, nga ku u përshtat dhe u mor me përpunimin e leshit, në formë industriale. Kujtimet e ndryshme bëjnë me dije se trikotazhin në qytetin e Korçës e lidhin me armenët. Të katër pjesëtarët e familjes punuan aq shumë, saqë arritën që me paratë e fituara të mendonin të shpërnguleshin sërish, por këtë herë me një qëllim. Do të ndërtonin një hotel të tyrin. Një minishtëpi dhe atdhe i tyre. Në Korçë nuk ishte aq i këndshëm vendi për qëllimin e tyre, kurse Tirana në llogaritë e tyre, si kryeqytet do të merrte vlerë në të ardhmen. Armenëve të ndjekur, kudo, u interesonte e ardhmja dhe asfare e shkuara. Me zgjuarsinë tipike të racës, më ‘41 dhe ’42, kur Shqipëria kish filluar të ndjente erën fashiste dhe begatinë e momentit propagandistik, ata gjetën vendin e duhur dhe ndërtuan. Ndërtimi u bë menjëherë aty ku Tirana gati s’kishte fare banesa dhe Meqianët filluan të planifikonin menjëherë t’ardhmen. Nuk mundën ta kthenin dot në hotel, por anash në një hapësirë të madhe mund të mbanin bagëti dhe lopë. Me një logjikë të pastër industrialo-bujqësore, ata vendosën t’i shfrytëzonin të gjitha mundësitë dhe atributet që kishin. Ndërkohë, njëra nga motrat, Virxhinia përshkoi rrugë tjetër. Mësuesja e anglishtes njihej si një nga gratë më interesante të qytetit. Kujdestare dhe mësuese në Institutin Femëror “Nëna Mbretëreshë”, që më 1933 u themelua prej Ivanaj, ajo do të mbetej në mendjen e dhjetëra- qindra vajzave të para-luftës për kulturën, rregullin dhe sqimën. “Një grua e këndshme që të gjithë e kujtojnë me shumë respekt. Ishte krenari dhe për ne armenët. Ajo rrezatonte kulturë, por edhe finesë”, thotë burri.

“Në fakt, dy vëllezërit ishin të shkurtër dhe shumë të mbledhur”, më thotë një burr, që shet cigare pas shtëpisë së tyre. Ma bën me shenjë që të më tregojë se ishin shulakë dhe tepër të angazhuar me gjërat e tyre, por Virxhinia (bën me shenjë, që ishte shumë e këndshme….) Virxhinia do të arrinte të jepte mësim rregullisht edhe në klasat e para të Shkollës së Mesme “Petro Nini Luarasi”. Njohja e mirë e anglishtes i bën armenët që pyesim, të dyshojnë se ka të ngjarë që familja Meqian, të kenë qenë pjesë e një grupi armen, që pas gjenocidit dhe pas shumë peripecish nëpër Evropë, përfunduan në Amerikë dhe që andej erdhën në Shqipëri.

Në jetën e tyre monotone, ku qumështi dhe trikot do të ishin burimi jetësor do të kishte një trandje të vogël më 1959. Për shkak të marrëdhënieve të mira me Bashkimin Sovjetik, një grup i armenëvë shqiptarë gjetën mundësi të ktheheshin dhe të kontaktonin me njerëzit e tyre në Armeni. Grupi i vogël i armenëve nga Shqipëria qëndroi për gati një muaj dhe do të sillnin shpresën e gjakut që kish mbetur gjallë, kurse Shahani, vëllai më i vogël i familjes Meqian pjesëtar i delegacionit, edhe një propozim martese. Një të tillë do të kishte dhe në Shqipëri, madje me një vajzë prej komuniteti. Kjo ngjalli reagimin e egër të anëtarëve të tjerë të familjes së tij, që dukej se ishin betuar të mos martoheshin me askënd. Me këtë rast, familja humbi edhe një mundësi të artë që të trashëgonte pasurinë.

Por sikletet do të vijonin pak nga pak pas ‘60. Shtëpitë që po u afroheshin dhe banorët ziliqarë e kishin çuar ankimin, se pse ata duhej të kishin kaq shtëpi të madhe! Një ditë do e gjenin veten të kërcënuar direkt nga regjimi, që u sekuestroi krejt pronën e tyre. Iu bindën administratës së shtetit të ri sepse e dinin që me këtë lloj regjimi nuk ke çfarë të bësh. Kërkuan, si ‘shpërblim’, cepin e pallatit të tyre. U përshtatën në një sallë të madhe, e cila nuk arriti të mbarohej kurrë. Atje jetuan për pjesën e mbetur të jetës: në qetësinë e tyre, me punët e zakonshme dhe me betimin  e tyre të mos përziheshin me shqiptarët. Vitet ’90 do të gjenin gjallë vetëm Rupenin dhe Agavninë dhe këta të dy do të ishin peng i një grupi keqbërësish, që donin t’ua merrnin pronën për të cilën pleqtë po trokisnin në të gjitha dyert autoritare për ta rikthyer sipas ligjit. Vërtetë keqbërësit nuk ia arritën, por aman u shkurtuan ditët dy armenëve të fundit, jeta e të cilëve, deri më atëherë, kish kaluar nga një kalvar në tjetrin.  Kurse, ata, në vend të ankimit e zgjidhen me punë dhe në respekt të idealit të tyre. Jeta ka parametra të tërë dhe një ditë ata e mbyllën në qetësi. Vërtetë, askush nuk arriti të heqë emrin e pallatit, që sot njihet prej të gjithë tiranasve si “Pallati i Armenëve”.

Jo vetëm ndërtesa, por edhe jeta dhe zakonet e tyre janë një nga kontributet për kryeqytetin tonë, por edhe për komunitetin e tyre, që sot është rrudhur shumë. Jahanexhian; Papazian; Piranian; Çakmakxhian; Badejan; Avakian, Kenaxhian, Oskian, Shahnian, Mgrdiçian, Aleksanian, Gjylezian, Eskian etj., në sajë të punës së tyre të ndershme, si edhe falë mikpritjes dhe mbështetjes tradicionale shqiptare ndërtuan bizneset e tyre, por shumë syresh edhe lanë kujtime të jashtëzakonshme, si këto të familjes Meqian.

“Të gjithë i kujtojmë të katër armenët për njerëz të mrekullueshëm. Shikonin punën e tyre dhe nuk ngatërroheshin me askënd. Po ua morën jetën! Pastaj shteti…”. Komshiu mbledh buzët dhe fërkon duart prej t’ftohti. Ndahemi. Dimër 2015.

74 komente në “Pallati i nëmur i armenëve në Tiranë”

  1. KATHERINA DIE GROSSE says:

    Ne ket bote ka njerez shume te mire, qe vetem kur largohen nga kjo jete,e kuptojme rendesine dhe vleren e tyne.U prefshin ne Paqe armeno-shqiptaret dhe faleminderit per shkrimin

    1. Adriatik says:

      Ben Andoni ke bere supershkrim. Gabimi fatal i armeneve eshte se nga turqia e madhe erdhen te turqia e vogel.

      Kur lexon per genocidin armen me autor rracen turkomongole dhe kurdet islamike kupton dhe pse shume gjera ne shqiperi jane si jane.

      1. raimond vlonjati says:

        Pse e helmon ambjentin solemn & te respektueshem per kujtimin e ketyre armenve dinjitoze, qe sjell ky shkrim i kendeshem ?

        Te imponon respekt dinjiteti i ketyre armeneve te heshtur qe kane jetuar ne Shqiperi, jeten e tyre pa prekur jeten e te tjereve…
        Edhe heshtja , nganjehere flet shume, shume…..

        E mbaj mend ku eshte ky palllati, –Kushedi sa here kam kaluar perpara ketij pallati kur isha student ne Tirane, dhe nuk e dija se ky pallat paska qene i armeneve….

        Dhe sa per ket krimbin e grekeve me emrin Adriatik, do shtoja se shqiptaret myslymane , nuk dorezuan ansje hebre te vetem , gjate luftes se dyte boterore,
        kur nderkaq greket ortodokse dorezuan ne furrat e djegjes se nazisteve mbi 89,000 hebrej …….Kjo e dhene sipas Librit te Diaspores Hebreje ne NEW YORK City

        1. shih shih says:

          Shkrim fanta-shkence,ku jam mese i bindur se 90% jane trillime ? Shkrim i mbeshtetur mbi “faktet e atij burrit qe shet cigare te cepi i rruges”.Ehhhh…. Si ne gjithe shkrimet e sotme per kohen e shkuar,vihet re deshira idiote per te dhene statusin e “te persekutuarit” per gjithcka dhe gjithkund! Eshte semundje mendore kjo, e shfaqur si pune mode,si modernitet i kohes! Ky ka vuajtur,ky eshte persekutuar,ky eshte vjedhur,ky eshte percmuar!Ndersa nga ana tjeter po i njejti eshte i urte,nuk ben zhurme,shikon punen e vet,eshte i bukur,eshte i ndershem! Nje komedi IDIOTE e kohes se sotme,ky lloj konceptimi dhe te theni i gjerave! Ende jemi ne periudhe kalimtare,ku njerezit dhe shoqeria jone nuk jane normal edhe nga trute dhe ku ekuilibri mendor ende nuk eshte vendosur! Nuk e di sa kohe do vazhdoje kjo fare lloj semundje mendore! ?

          1. Ester says:

            SHiShi Shitt me i fjale . historia eshte shume e vertet ku bazohesh te hedhesh helme si injoranca qe tregon . Je ti i semur mendor njeri i pashpirt , po cte besh ate do marresh ne kete jete .

          2. joel shkodra says:

            Mos fol pa e njohur historine e tyre. Une kam jetuar 45 vjet ne ate pallat dhe i kam njohur mire. Cdo gje qe eshte shkruar, eshte e vertete. E kam pasur mesuese anglishtje Virxhinian. Ka ndonje pasaktesi historike, por nuk ndikon ne thelbin e asaj familje aq punetore, qe nuk njihnin orar pune. Sa per triko e pastaj kostume banje porosisnin deri grate e bllokut, kaq te bukura i benin.

          3. Mimo Balla says:

            Nuk eshte fantashkence por eshte histori e vertete,pallati armenit eksiston dhe une kam jetuar aty prane,i mbaj mend shume mire te katert dy motra dy vellezer,te cilet jetonin ne katin e pare sepse katet e tjera ia kishte marre pushteti per te strehuar banore te tjere,,,
            gjithsesi eshte e dhimbshme te themi se shteti shqiptar akoma nuk e njeh genocidin qe iu be armeneve nga turqit dhe ndersa armenet do te perkujtojne me 24 prill diten e genocidit armen turqia organizon nje konference ku edhe shqiperia do te marre pjese ne perkrahje te turqve,,,

          4. denisa says:

            e dinte d.m.th te verteten dhe prape genjen hapu dhe

      2. liburn says:

        Ne qofte se turqit jan turkomongol edhe armenet e tu te dashur orthodoks jan armenomongol pasi keta armenet jan edhe me afer mongolis se turqit,

        Korca eshte qytet i minoritarve, vllehve, Arumunve, Armenve, grekve, Maqedonve, Bullgarve. e pakicave tjera te cilet fatkeqsishte kan kape pozita te larta ne shtetin shqiptare dhe historikisht vetem fatkeqsi i kan sjelle shqiperis dhe shqiptarve. Edhe Enver Hoxha fale ndihmes se ketyre minoritarve instaloj komunizmin ne shqiperi keta minoritaret e korces jan edhe me aktivet ne rrjetet sociale per te perqa shqiptaret edhe keta ne gazetentema si tukofagos etj te gjithe nga korca jan.

        1. Ararat. says:

          Liburn. Armenet nuk kane ndrruar ndo nje here fene . Okkk edhe se jane ne Kaukaz ata mbrojten me fanatizem historine identitetin , dhe nuk u bene kuree turkomongol. Po shume shpejt do ta marri pergjigjen edhe Turqia edhe Azerbaxhjani . Ju falenderoj per fjalet dhe kujtimet e bukura . I nderuar z, ANDONI shkrime shume i bukur . Zoti bekoft Shqiperin e Shqipetareve . Nje Shqiperi te paster .

          1. shih shih shih says:

            C’lidhje ka feja me origjinen etnike o Mali Ararat! A mbush mire ti apo jo!? Ka edhe turq ortodokse,apo nuk e di? Ka edhe arabe ordodokse,apo edhe kete nuk e di? Ashtu si ka edhe sllave myslimane,apo kineze myslimane,apo afrikane ordodokse,e sa e sa shembuj te tjere! Nje popull mund te ndryshoje fene po jo origjinen e tij racore! More vesh o KOQE Ararat!?

    2. Dervish Malluta says:

      Lartemadhenia e juaj, caresha e Rusise imperiale – Katharina die Große, ka kohe qe me humbe, apet, fort me mori malli me t´pa , a je hala atje ne Lugano apo ke zbrite ne Como? Te lutem me trego se ku po takohemi, se perndryshe u tranova krejt, e sidomos kur po e coj mendjen te vithet e tuja qe i perngjajne atyne te peles se shales!
      Tung, fort e dashtuna Kaharina.

      Dervishi yt.

      1. Tironci Lugano says:

        Dervish
        Rri urte e mos u fut ne sherr me Xaken.

  2. ish studenti says:

    Duke lexuar kete shkrim ndesha ne emrin e Xhovasar Çakmaxhian, te cilin e kam pasur pedagog dhe dua te shpreh respektin tim per te. Megjithese kane kaluar me shume se 30 vjet , e kujtoj me respekt.Gjithashtu ndjej keqardhje per vuajtjet e tyre gjate genocitit turk.

    1. raimond vlonjati says:

      Ne keto komente ketu tke Tema, pothuajse ne cdo artikull do jene komentet e ketyre njerezve qe bejne politken e grekut , per te mbjelle eprcarje fetare midis shqitpareve…

      –Por ajo qe eshte me kryesorja ne keto komente te ketyre njerezve te Kishes greke , se ekta duket nga komentet qe jane njerez te futur nga Kisha greke,
      duket Urrejtja e jashtezakonshme qe keta kane per kombin tone

      Pothuajse ne cdo koment keta njerez anti-shqitpare qe operojne me teorite e kishes greke , keta do doerdhin Urrejtje te pa- imagjinueshme kunder shqiptareve

      Keta njerez me kete gjuhe urejtje kaq shume armiqesore , jane armiq te eger te Interesave te kombit tone,
      dhe ne cdo shtet qe keta te ishin do te ndiqeshin penalisht , sepse perdorin nje gjuhe Raciste dhe mbjellin vetem urejtje kunder vendit qe gjasme keta i perkasin

      Ndaj gazeta do bente mire qe e-mail adresat e ketyre , ti jepeshin sherbimit sekret shqitpar, dhe kete te survejoheshin nga sherbimi jone, ne menyre qete njihen kush jane keta njerez kaq armqisor
      qe shajne dhe fyejne nje komb te tere mbi bazene races dhe religjinoit ..pa asnje arsye fare

      Keta shajne kombin tone , duke mos apsur asnje arsye –Vetem vjellin helmin e tyre kunder nesh
      Ndaj duhet qe te lajmerohen organet kopetente

      1. u dhime tu qesh says:

        Ca po thu a i pjerdhur se na shkule gazit! Kush jane “interesat e kombit qe po cenohen” se na cudite!? Fakti qe turqit bene genocid kunder armeneve eshte katerciperisht i vertete dhe nuk cenon aspak interesat e kombit tone.Perkundrazi na jep nje aleat me teper si armenet,qe kane vuajtur njesoj sic ne kemi vuajtur nga turqit,serbet dhe greket!Edhe leri patriotizmat,se greket s’kane c’na bejne vec mutin na hane… ?

  3. Pallati i pioniereve says:

    Xhovisarin e mbaj mend sepse kishte nje emer kaq te vecante, saqe te ngulitej ne mend. Ishte autor i librave te kimise dhe jo vetem kaq por sic ishte jeta nen ate regjim, bente kurse kimie per femijet ne pallatin e pioniereve. Kam qene edhe vete ne nje nga ato kurse. Ishte shume i kendshem e i dashur. Me duket se nga viti ’90 dikush nga femijet e tij u arratis ose hyri ne ambasade. Nuk di nese pati probleme nga kjo ngjarje.
    I uroj pleqeri te mbare.

  4. trojani says:

    aman o tema,”mikpritjes dhe mbeshtetjes tradicionale” ne ke paragraf flitet per kete !!??? shkrimi nuk me la te kuptoje nje gje te tille,ketyre u moren c’kishin dhe i dhjen ne dru ne pleqeri dhe ju thoni mikpritje.

    1. shih shih shih says:

      Ke te drejte ne fakt! Shkrimi eshte nje idiotizem i vertete,qe ne fund kerkon te laje mutin me shurre me shprehjen e ” mikpritjes tradicionale”!Ne fakt me shume mundesi “historia” e thene eshte nje trillim IDIOT e asgje me teper! ?

      1. joel shkodra says:

        E kam shkruar edhe me lart si pergjigje per ty. Nuk eshte aspak trillim. Mund te te mbaj nje nate te tere duke te treguar historite e dhimbshme te tyre.

  5. albina says:

    une kam pase rastin ti njohmbasi kam qene ne shkollene gjuheve te huaja dhe i shihnim gati perdite por ata nuk i shihje jashte kot po brenda duke punuar triko
    vertet ishin te pafjale dhe aty kane jetuar shume familje shqiptare por ne rast se i kane vrare ter tju marre pasurine kane bere veprimin me te keq ata ishin njeres qe ste benin keq ne kujtuat vitet e rinise

  6. agostin says:

    Eshte vertete e trishtushme historia e ketyre njerezve te shumevuajtur.Armenet pas shfarosjes ne mase nga barbaret turq,menduan se mund te shpetonin ne Shqiperi ,ku ne fakt gjeten turqit e ri me te poshter se ato te vjeterit.Regjimi komunist filo turk,nuk mund te pranonte kristijanet qe benin difernce me kulturen e tyre otomane,prandaj i kane presekutuar ne maksimum .Dhe armenet si Katolik qe jane ,nuk mund ti shpetonin vales barbare otomano -shqiptare.Qofshin te bekuar shpirtrat e tyre,dhe deshiroje te di me shume per armeno -shqiptaret qe pak i kane njohur ne Shqiperi.

    1. tourkofagos palio arapi says:

      Shko mer debil. Çdo gje e lidhni me fene. Ne kohen e xhaxhit nuk ka pasur as kisha e as xhamia,o kokeloqe

      1. joel shkodra says:

        Meqenese i kam njohur mire, sepse kam jetuar ne ate pallat, po te them se deri sa u mbyllen kishat (1967) ata armene shkonin ne kishen e Shen Prokopit, ne kodrat e liqenit. Me sa duket, megjithese ishin katolike, riti i tyre afrohej me ritin ortodoks.

    2. katarakti says:

      Qenke rrjedhur fare nga trute o katolik prej Puke. Armenet se pari nuk jane katolike, por i takojne ritit bizantin. Dhe se dyti regjimi i Enver Hoxhes as nuk bente dallime per pune fesh, por i persekutonte te gjitha. Ai regjim ishte ateist ddhe nuk kishte asgje te perbashket me filo Turqine. Qenke komplet injorant.

    3. Zigur Qarri says:

      Qe je i poshter por edhe injorant,dukesh.
      Armenet nuk jan katolik,por ortodoks.
      Fakti qe u ndalen ne Shqiperi(shpetimi i tyre),tregon mikpritje.
      Regjimi komunist goditi te gjith,pa perjashtim.Fakti qe Anisa Markarian
      iu dha shanci te behej artiste Filmi,tregon qarte se armenet jan trajtuar si te barabarte me shqiptaret
      Historikisht,armenet,hebrejt dhe greket,kan te perbashken pabesine.
      Armenet me pabesine ndaj Spartakut,hebrejt ndaj Krishtit dhe greket ndaj Trojaneve(Kalin e Trojes.
      Na ishte nje here,nje armen,nje grek dhe hebre!

      1. Gjirokastriti says:

        Na ishte dhe nje cam.
        Se me sa kam degjuar thone came, cek, cifute, coban jane te pabese.

        1. Zigur Qarri says:

          Ti ke me te degjuar,un e kam te faktuar,historikisht,Boterisht.
          Armenet,turqit dhe greket,kan ADN me te perafert(e vertetuar shkencerisht kjo).Fjala grek,perdoret si sharje,sinonim i pabesise.
          Greket Kalin e Trojes,hebrejt me Krishtin,tregtaret armen,megjithese
          moren paradhenien nuk erdhen me anije ne ngushticen e Mesines te transportonin Spartakun me ushtrine e tij ne Siçili,si kishin rene dakord kur moren paradhenien.

      2. Ararat. says:

        Zigur Qarri . Armenet te pabes ndaj Spartakut nuk me rezulton . e Para vajza e Cezarit u martua me mbretin Tigranin e Armenis . 40 shentoret e garnizonit Romak ishin Armen qe krijuaj Saranden . Kisha e Ardenices u ndertua nga perandori Antronik emer Armen . Armenet jane kushurinj me Shqiptaret e Kaukazit . Armenet ne Shqiperi erdhen 10 familje kane qene me pune te mira se kishin Universitet por ka edhe nga ata Armen qe perfunduan ne burgjet e Diktaures i dhane rinin e tyre Flamurit Shqiptar .

      3. Ballisti (KS) says:

        I nderuari zotni Qarri, harrove te permdish se: Armeni ia fute grekut, greku ia fute vetit, kurse jahudiu jua fute te dyve, inclusive Thoma Kotecit, alias Tourkophagos!

  7. asi says:

    Vertet njerez.Shqiptaret duhet te marrin shembull.

  8. katarakti says:

    Armenet kishin edhe nje pallat tjeter qe ishte pikerisht pas Poliklinikes se Tiranes, prane ish – rruges se Barrikadave. Kishte disa familje aty qe dikur merreshin me tregtine e eneve te porcelanit. Ne mos gabohem Burnazian ishte emri i njeres prej atyre familjeve. Edhe Anisa Markarian, ishte po ashtu me origjine armene. Armenet, ne shqiptaret i krahasonim me çifutet, per nga zotesia, zgjuarsia dhe vullneti per pune.

    1. ab says:

      Përqasja me çifutët më kujtoi një të njohur gjeorgjian,popull fqinj me armenët,që më pat thënë se çifutët u largohen armenëve,ata nuk afrohen atje ku ka armenë.Ndoshta ngaqë mund të jenë më të zotë se çifutët,dhe këta s’duan të kenë telashe me ta.

  9. neri says:

    kane shku per lesh vete shqiptaret nga shqiptaret e jo me armenet ,thirri menjes popull jemi te etur per krime ,edhe sot qe flasim i vetmi prodhim vendas i shqiptareve jane bombat me celular dhe tritoli ,…ngrihu lart shqipe e fluturo ….ne te semes

  10. neri says:

    ……Harrova sot eshte 21 janari,vrasja ne mes te dites te kater baballareve nga shteti fashist shqiptar dhe mender nesh vrasesit i kemi te rizgjedhur deputeter ci thoni kesaj,edhe armeneve respekte ???

    1. TJETRI says:

      TE LUMTE GOJA NER

  11. Dardha says:

    Ju faleminderit z. Andoni per kete shkrim tuajin mbi disa nga pjesetaret e komunitetit fisnik, paqedashes, punetor, intelektual armen ne Shqiperi. Ka patur njerez te jashtezakonshem ky komunitet. Kam patur dhe kam nderin te njoh shume prej tyre. Kam kujtime te jashtezakonshme.

    1. Dardha says:

      Por do doja te shtoja qe ka shume gabime ne te dhenat qe gazetari ka marre nga z. Cakmaxhian. Nuk fajesoj gazetarin per kete. Kam mendimin se kur shkruhet nje histori per nje komunitet, edhe ato pak gjera qe thuhen duhet te jene te sakta. Ketu nuk e kam fjalen per vleresimet, por per te dhenat historike.
      Prandaj nese ka nder mend te shkruaje historine mbi armenet, z. Cakmaxhian duhet marre te dhena te sakta, qe te mos thote se kjo apo ajo nuk dihen.

  12. ben tirona says:

    I kam njohur nga larg disa nga ata.Njerez te mire dhe shume te respektuar.

  13. bobi says:

    Kjo po qe ishte nje histori per tu lexuar

  14. beni says:

    Po,eshte e vertete,edhe une kam blere tek ai pallat nje pale rroba banje para viteve “90. Me kujtohet shkova me nje shokun tim prane pallatit,ju afruam tek nje dritare e katit te pare.Trokitem xhamin dhe i thame se cfare donim.Dritarja u hap dhe nje dore e zgjatur nga brenda mori leket,na dha rrobat banjes dhe mbylli dritaren pa folur fare ,bile as fytyren nuk ja pame.

  15. vete says:

    Shume artikull interesant, nje cudi kjo per “Temen”. Doja te dija dicka dhe per cifutet (pa nuance perbuzese) apo hebrejte qe kane jetuar ne Shqiperi. Do e blej patjeter librin e prof Xhovasarit.

  16. KOZi says:

    Si perfundim pas vdekjes se gjith trashegimtarve ky pallat eshte i Bashkise apo i ndonje shoqate bamirese?

  17. altin karanxa says:

    bo bo bo histori qe si duhen askujut e kujt i intereson kjo histori duhet t jesh injorant e t humbasesh kohen kot me kto gjera cdo njeri mbi kete toke ka nje histori kshi i bi 1 miliard kinez duhen libra pa fund t shkrush per cdo njeri n ket toke 2 milon shqiptar 2 milion histri
    do ishte mire te shkruani o injorant gazetar per koka e shkences dhe e letersise si psh kush e shpiku motirn e pare me karburant kush e shpiku muziken kush e shpiku sherimin e kesaj apo asaj semundje kush ka ndertuar uren apo ndertesen me te bukur ne bote kush ka ber pikuteren me te bukur ne bote kush shpiku morin elektrik kush ve ne levizje ujin dhe prodho0n enrgji elektrike etj etj per KOKA te shkences dhe kultures dhe jo ishte burre i mire dhe ishte burre i keq shishte qumesht dhe bente triko a jeni n terezi o gazetar po a e dini ju sa njerez t mire qe shesin qukesht dhe punojne per dite ka kjo bote ? sdo mjaftoni me mijra gazeta per ta . as une se ve ne dyshim qe ka qen burre i mire por do ishte me mire t merreni me ngjarje dhe kuriozitete qe kjo bote ka me mijra dhe ka njerez te medhenj qe shpikin plot gjera te bukura per dite dhe jo me kronollogji famijrre qe diksh ka nje mik te tema dhe o burra tja bejme shokut apo mikut qe vdiq , ktu nuk eshte vendi.

    1. vete says:

      keto gjera qe te interesojne ty, mund ti kerkosh ne google. Keto qe shkruan ky z. Andoni, nuk i gjejme ne internet. Ca ti besh, ka edhe njerez si puna ime qe me pelqen te di si kane jetuar te huajt nen komunizem.

    2. titi says:

      o altin nje nga ata burra shpikes duhet te jesh edhe ti,dukesh nga menyra se si shkruan qe te thuash sa i ditur je.sa kohe ke qe e ke lene tufen e bagetive pa i kullotur.

  18. oni says:

    sHKRIM INTERESANT POR JO I PLOTE. kUSH E GEZON SOT PALLATIN E ARMENEVE?
    PSE QUHET Pallati i nemur? Te nemur jane ata qe torturuan familjaret armene , jo pallati. Ashtu si u ngrit Pallati ai duhet te quhet pallati i ndershmerise se nga puna e ndershme u ndertua.

    Historia le per te deshiruar, sepse nuk shkon ne thellesi megjithate u dha nje sinjal per hapjen e nje dosjeje per perkatesine e prones se ARMENEVE te shuar.

  19. ema says:

    Armenet e shquar ne Shqiperi jane dinastia e doktoreve te familjes MOKINI
    ,dr Mokin Poturlian emri i te cilit u be aq popullor ne Shqiperi sa ngeli si mbiemer i familjes, gjeniu dr.ushtarak Vasken Mokini, dr.gjenetist Vahe Mokini e dr.Zhirar Mokini etj… Dentisti i shquar Agop Markarian , i ati i Anisa Markarian te cilet ishin dhe intelektuale te ralle…Kompozitori Hajg Zaharian,inxhineri Dhimiter Mihali , gjeniu i mekanikes, dr.Maksut Drrasa me nene armene ,
    dhe te tjere…

    Emil Hasdurian me sa di une , eshte mjek kirurg jo dentist.. Agop Markariani ka qene Dentist i zogut dhe ndoshta edhe i Enver Hoxhes…
    Anisa Markarian , mjeke dhe shkrimtare e dhe aktore kinematografie..etj
    Lavdi punes se tyre te perkushtuar ne Shqiperi!!!

    1. genny says:

      Po ke te drejte Ema.Emil Asdurjani ka qene mjek e jo dentist dhe nuk ka qene asnjehere prane Enver Hoxhes.

  20. majmuni i doktor Mokinit says:

    u be historike shprehja- majmuni i doktor Mokinit ne Tiranen e para dhe pas clirimit,
    Familjet Tiranase e njihnin mire historine e majmunit me kostum veshur..

    Majmuni trazovac u kthye shpejt ne nje legjende ne Tirane dhe ne te vegjlit shkonim ta shikonim kur dilte ne penxhere dhe skermitej… kjo ishte Tirana e asaj kohe me pajtone dhe majmune e me karnavale e me teater kukllash dhe cirk…

  21. Autoktoni says:

    Ata Armenet paskan ber mir fort qe sjan martuar,edhe Gabelet ,Greket e Sllavet do benin mir te mos martoheshin.Shqiperia e Shqiptareve

  22. mimmo says:

    KAM SHUME RESPEKT DHE KONSIDERATE PER KOMUNITETIN ARMEN NE SHQIPERI!! NJERES TE NDERSHEM E KORREKT.KAM PATUR FATIN TE NJOH E PUNOJ ME DISA PREJ TYRE QE JANE FIKSUAR NE KUJTIMET E MIJA PER VLERAT E VECANTA.NJERI ME MIRE SE TJETRI ! FALENDEROJ Z.BEN ANDONI PER KETE SHKRIM HUMAN E INFORMUES! PERSHENDETJE , NGA MIMMO !

  23. br8s says:

    fjala cifut qe e perdorin ketu si kompetente eshte fyes. Hebre

    1. Ararat. says:

      Fjala Cifut e thoni te paditurit nuk i njihnin . Prandaj na therisnin Cifut

  24. Halo says:

    Ketu ne Amerike kam njohur nje Armen me mbiemrin Babazhanian, me profesion inxhinjer mekanik, njeri me duar te arta ne punet e ndertimit qe punon cdo dite te javes pa bere asnje dite pushim. Nje here me thoshte qe gjuha armene dhe ajo shqipe Jane gjuhet me te vjetra ne bote. Ruaj respektin me te thelle per te dhe per gjithe armenet qe kam njohur ne Shqiperi !

  25. titi says:

    eh ashtu si pershkruhen ,dalin se jane e kunderta e jone qe te marim edhe jeten kur shikojme qe njerezit jane te urte dhe shikojne punen e tyre.
    ne nuk i afrohemi as majmunit te doktor mokinit.
    gjynah si populli dhe qeveria njelloj.
    pse jemi gatuar keshtu dhe nuk bejme perpjekje qe te ndryshojme,kudo qe kemi vajtur po te njejte.

  26. miku says:

    Me kujtuat sh e mesme i kame njohur njerze sh te mire me kane ndihmuare ne vecanti Virxhinia ishte teper e zgjuare
    ne vitine 90 U GRABITEN shahani vdiq nga plaget Virxhinia humbi njerin sy .
    Ka qene hera efundit qe e kame takuare e kishte te mbuluare syrin sapo kishte ardhur na spitali u trondita per vuajtjet qe kishin pesuare ,ulargova me shpresen se do vija ta ndihmoja por nuk e gjeta me ,me thane se kishte vdekur,por per motren e madhe Anikyr nuk e di se cfare u be.

  27. plaku says:

    Armenet ne Shqiperi kane qene te shumte ne numer si ne Tirane Durres Elbasan Korce e Vlore Kane qene e jane njerez te mendjes e te shkolluar qe I kane dhene shume ketij vendi gjate ketyre 100viteve Arkivat e Ministrive te brendeshme,jashteme,mbrojtjes,Komitetit qendror tePPSH kane materiele te hollesishme per jeten dhe veprimtarine e tyre.Do ishte nje detyrim I shtetit shqipetar te evidentonte ne nje liber te gjithe veprimtarine etyre ne Shqiperi

  28. l says:

    ne jemi popull i mire por na prin i ligu.
    Sa per Armenet, ata jane popull indoeuropiane me gjuhen e tyre indoeuropiane si dhe shqipja.2 nga gjuhet me te vjetra ne bote. Feja e tyre eshte kristiane apostolike . Afrojne me katoliket por jane apostolike dmth me te vjeter se katolike e orthodokse

  29. l says:

    Ish kryeministri i Frances Eduard Balladur eshte bir i familjes armene Balladurian,Ne France ka komunitet shume te forte armen

    1. joel shkodra says:

      Po keshtu armen eshte kengetari i njohur francez Sharl Aznavur (Aznavurian).

  30. renis says:

    I nderuar Ben te falenderoj per shkrimin dhe per vemendjen qe tregoni ndaj komunitetit armen. Falenderoj edhe dashamiresit e Armeneve te Shqiperise. Nuk ka shqiptar qe te kete njohur nje armeno shqiptar dhe te kete nje fjale te keqe pasi I kemi lene vend vetes. Historia e asaj familjeje eshte shume specifike pasi ne shumicen derrmuese armenet e shqiperise kane bere martesa me shqiptare madje edhe me myslimane shqiptare. Mevjen keq qe disa individe te rralle mes komentuesve kane lene komente rraciste apo fyese po kjo ndoshta ngaqe skane njohur personalisht ndonje armeno shqiptar dhe u falet komenti nga mungesa e informacionit. Per gjithe te interesuarit ne 24 prill 2015 perkujtohet 100 vjetori I Genocidit Turk ndaj armeneve

    1. Dardha says:

      Te falenderoj per informacionin ne fjaline e fundit.

      Dhe ju them MJAFT atyre qe edhe ne nje shkrim si ky duan te fusin fene, rracizmin, dhe percarjen.

  31. Gjethi says:

    Armenet jane vajza punetore , si puna e kardashianit …. cu sheh syri ju ben dora.

    1. hakersi says:

      Gjethi sa prostituta ka neper rruge kushurira atit ose motra filanit . Nga jane ?? e dine ……..

  32. Klorinda says:

    Zoti Andoni, vertete na mallemgjeve, te falemi nderit!

    Ne Shkoder kemi pase Ernest Helioplanin, nje futbollist i talentuar. Ishte shume i shkurter aqsa ne nje ndeshje nderkombetare me Austrine, ka shenuar dy gola duke i kaluar ne mes shaleve me gjith top mbrojteseve.
    Njeri i vecanet si instruktor ne shtepine e pionjerit.
    Ghithashtu Kol Idromeno fotografi dhe arqitekti i famshem i Shkodres sipas studjusit Bushati kishte origjine Armene

    1. dokumentaristi says:

      Kol Idromeno ishte me origjine italiane…

  33. Akilis says:

    O zoti Rajmond,si the Kombi shqipetar?
    Ik mor injorant se me 100 vjet shtet nuk mund te quhesh komb,por si ato tribes qe flisni nje gjuhe latinishte,anglishte,turke,greke.

    1. Steve says:

      E raimond ky qenka si ai akili i troias…

    2. yp Xhixhi says:

      Kombi dhe shteti nuk jane e njejta gje o IDIOT Arkidhis! Ka kombe qe kane dy apo me shume shtete,ka kombe qe nuk kane shtet fare,ose ka shtete qe kane dy a me shume kombe.Po Cara si puna jote punojme vetem me greek-viagra ?

  34. Dita says:

    Me vjen mire qe po perkujtohen ne kete shkrim te gazetes Tema. Armenet e shkrete paten nje fund tragjik qe edhe pse nuk kane lene njeri prapa, uroj thelle ne shpirt drejtesia shqiptare te vere ne vend emrin dhe dinjitetin e tyre. Ato ishin njerez te mrekullueshem, te edukuar qe sistemi I Enverit ju mori pronat e shumta, por te pakten ju la shtepine dhe kane jetuar mire , por sistemi I Berishes ju mori jeten, i masakruan ne shtepine e tyre, pasi ato ishin pronare te shume tokave ne Tirane, te pallatit, te trikotazhit, etj. Berisha e di sh.mire kush ishin ata njerez. Dhe Nexhmijen qe Eshte gjalle mund te jape informacion pasi ajo bente trikot tek Virxhinia . Uroj qe drejtesia te zbardhe misterin e vdekjes se ketyre njerez eve te mire, dhe pronat e tyre te kaloje ne sherbime publike, , ku te permendet emri I tyre, dhe jo te lihen ne duart e gjakatarve, hajduteve berishiane.Sa njerez te mire qe ishin, u prefshin ne paqe.

    1. joel shkodra says:

      Sa per sqarim: ata kane vdekur te gjithe (apo i vdiqen) para se te vinte ne pushtet S. Berisha.

  35. Ararat says:

    Shih shih shih mos ja fut kot se i re ne grusht . Dhe sa per ate K..e e di vete ku ta fusesh . Mos e banalizo shko meso historine . se edhe jevgjit edhe i bardh nuk munde te jesh , edhe shqipfoles edhe turk edhe ilir edhe pellazg edhe arian nuk munde te jesh po dhe nuk ka . Kinez jan Ujguret po jane myslyman po fytyren e kan aziatike o pall . Aslla ortodoks nuk po ka turk o historin qe e meson ne kolegjet turke

  36. Gjirokastra says:

    Njerez shume te mire kane qene armenet …Bravo gazetarit qe i ka kujtuar me rastin e pervjetorit te genocidit …Nje milion e 800 mije ? Ne shqiptaret nuk jemi njerez te keqinj dhe jabaxhinjte i kemi majt …por na e dh…keto jevgjit greko ,serb ,turq qe duan me çdo kusht te quhen shqiptar ..Akilis dhe Gre-qia na 100 vjet para nesh e mori pavarsine dhe atje me ndihmen e shqiptareve …me shume se gjysma e greqis eshte shqiptare …pjesa tjeter vllehe ,egjiptan ,turq ..kshu qe mos na u bej si shume i lashte :p …Anisa e ka pasur shtepine vile tek rruga e Saraçve mbas ambulances se lagjes 3 tek selvia …Kur erdhi demokracia u larguan per ne France …Ne ate regjim te poshter kush nuk vuajti …kane vuajtur shqiptaret dhe me shume ..ata erdhen dikur kur ishte regjim tjeter dhe nuk e dinin se çfare i priste …Zotniu e thote gjithmone nje fjale te mire …dhe ata jane sjelle gjithmone mire e meritojne …gabelet llapin dhe aty ku nuk eshte per te fol …xhelozi se nuk kan hy e nuk do hyjne ndonjehere ne histori …;)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje