Jeta e Ana Veizit është e ndarë në dy pjesë; para dhe pas 21 janarit 2011- dita kur babai i saj u vra bashkë me tre protestues të tjerë në tubimin para Kryeministrisë. Katër vjet pas ngjarjes, vajza adoleshente e Ziver Veizit shfaqet me fytyrë të zbehtë dhe sy të fikur në kolegjin turk të Durrësit, ku studion falë një burse të dhënë nga shteti.
Është e ndrojtur dhe e tërhequr, por flet me maturinë e një të rriture.
“Kanë kaluar 4 vjet dhe është shumë. Si mund të pritet kaq gjatë për të dënuar ata që të gjithë i panë se vranë babanë tim. E vetmja gjë që dua është drejtësia,” thotë Ana, e trishtuar që përvjetori i katërt i 21 janarit po i gjen në të njëjtën situatë si më parë.
Drejtësia e munguar është dhimbja që ndajnë bashkë katër familjet e viktimave të protestës së 21 janarit; Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Faik Myrtajt dhe Aleks Nikës. Në të katër shtëpitë e tyre janë hapur dyert për vizita, ndërsa shpresa po ia lë vendin dalëngadalë zhgënjimit.
Dy të akuzuarit për vrasjet, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi dhe ish-gardisti Agim Llupo ndodhen prej kohësh të lirë. Çështja e tyre ka ngecur prej një viti e gjysmë në Gjykatë të Lartë, ku gjasat janë të shtyhet edhe për disa kohë.
Pas zhgënjimit nga gjyqësori, familjarët e viktimave i kishin varur shpresat për drejtësi tek rotacioni politik, por ngjitja në pushtet e Edi Ramës nuk ka sjellë asnjë ndryshim në zbardhjen e plotë të vrasjeve të 21 Janarit.
Ana Veizi, ndër të paktët adoleshente që shkëmben mesazhe për festa e përvjetorë me kryeministrin Edi Rama e mirëkupton megjithatë, ndërsa thotë se ai s’mund t’i bëjë të gjitha njëherësh.
“Por do të kisha dashur që kjo histori të ishte mbyllur, të mos flitej më për 21 janarin, drejtësinë e munguar, familjarë që enden gjykatave. Do të doja që kjo histori të zgjidhej, e unë të jetoja një jetë normale”- thotë ajo.
Njësoj si për Anën, edhe jeta e Renato Myrtajt ka ndryshuar këto katër vite. Djali i Faik Myrtajt sapo është bërë baba, punon në OSHEE-në e Fierit dhe me zor ia del të sigurojë jetesën për familjen me 5 anëtarë.
Pritja e gjatë dhe vështirësitë e jetës ia nxjerrin hapur zhgënjimin që ka me drejtësinë, por edhe me pushtetin e së majtës në drejtim të çështjes së 21 janarit.
“Kurrë nuk ma merrte mendja që do të na linin pas dore. Ata që vranë babanë janë të lirë. Na premtohet drejtësi e çështja zvarritet gjykatave. Gati- gati po besoj që kujtohen për ne, vetëm kur duan të bëjnë homazhe për 21 janarin”- thotë i zemëruar Renato Myrtaj.
Të mërkurën është ceremonia e radhës, por Renato nuk dëshiron të bëhet më pjesë e një kortezhi të tillë. Një zhgënjim të ngjashëm e lexon edhe në sytë e familjarëve të Hekuran Dedës, të cilët presin miq e shpërndajnë cigare në shtëpinë e tyre në Laknas të Tiranës.
“Vitet vijnë duke e largu, ndërsa dhimbja thellohet. Kur shoh në televizor se ata që më vranë djalin, gëzojnë dhe qeshin, lus veten të futem sa më parë në dhe. Rroj për të parë drejtësinë të vihet në vend”- thotë Dudie Deda.
Nëna e Hekuran Dedës ka veçse pak javë që është përfshirë në skemën e pensionit social nga qeveria, duke siguruar pak para për familjen. “Katër vjet janë shumë. Ne nuk do ta falim kurrë 21 janarin, megjithëse kemi ende besim se Edi Rama do ta zbardhë çështjen,” thotë vëllai i Hekuranit, Zabiti.
Ndarja “komplekse” e 21 janarit
E ndërsa familjarët e viktimave janë të zhgënjyer nga pritja e gjatë, Prokuroria dhe Gjykata e Lartë kërkojnë ende kohë për t’u dhënë drejtim çështjeve. Nga të katër viktimat e 21 janarit, vrasja e Aleks Nikës është ende e pazbardhur dhe po hetohet në Prokurorinë e Tiranës.
Pak ditë më parë, bashkëshortja e tij, Rajmonda dhe xhaxhai Mark Nika takuan Raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, me shpresën se do të shtynte përpara autoritetet shqiptare për zbardhjen e vrasjes.
“Kemi 4 vjet që endemi në dyert e institucioneve për të mësuar se kush është përgjegjës për vrasjen e Aleksit. Kjo zvarritje është vdekjeprurëse për ne dhe të afërmit tanë,” thotë Mark Nika. Ai bën përgjegjës Prokurorinë e Përgjithshme për dështimin 4-vjeçar me çështjen, por organi i akuzës thotë se kjo çështje është komplekse.
Albi Serani, këshilltar për mediat i Prokurorit të Përgjithshëm përgjigjet se janë kryer disa analiza të përbashkëta polici-Prokurori për 21 Janarin dhe se organi i akuzës i ka deleguar një numër të madh veprimesh Policisë së Shtetit.
“Janë shumë veprime dhe me natyrë komplekse të cilat kërkojnë kohën e tyre për të arritur në konkluzione konkrete,” thotë ai.
Kohë kërkon edhe Gjykata e Lartë, për të dalë me një vendim përfundimtar për dy të akuzuarit për 21 janarin. Prej 28 tetorit 2013, në Gjykatën e Lartë ka mbërritur rekursi i Prokurorisë kundër vendimit të Apelit që dënoi me 1 vit burg Ndrea Prendin dhe 3 vite burg Agim Llupon.
Një vit e gjysmë më pas, çështja ka mbetur ende në dhomën e këshillimit. Zëdhënësja e Gjykatës së Lartë, Ida Vodica pohon se është zgjedhur relatori i çështjes së 21 janarit, i cili është gjyqtari Edmond Islamaj, ndërsa lë të kuptohet se do të konsumohet afati i përcaktuar në ligj.
“Dhoma e këshillimit ka 2 vjet afat për të vendosur për 21 janarin,” thotë zëdhënësja e Gjykatës së Lartë.
I sprovuar me këto përgjigje nga sistemi i drejtësisë, Mark Nika pret më shumë rol nga ekzekutivi në mbylljen e këtij kalvari.
“Detyrimi i qeverisë aktuale është i madh, sepse dihet botërisht që ne na vrau qeveria Berisha. Por deri më tash kemi hasur në heshtje dhe është e papëlqyeshme për ne kjo punë,” thotë xhaxhai i Aleks Nikës.
Dëmshpërblimet presin firmën e Ramës
Kryeministri Edi Rama, njësoj si familjarët e viktimave e pret drejtësinë për 21 Janarin nga gjyqësori. Por ai vetë ka marrë përsipër të zgjidhë me marrëveshje një çështje tjetër; atë të dëmshpërblimit për viktimat e 21 janarit.
Që prej 17 Janarit 2014, familjarët e viktimave kanë kërkuar nga shteti shqiptar një dëmshpërblim prej 400 milionë lekësh të reja, bazuar në legjislacionin shqiptar dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa erdhi pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që përtej dënimeve qesharake për të akuzuarit, e cilësonte Gardën e Republikës dhe Ministrinë e Brendshme përgjegjëse për 4 vrasjet në Bulevard. Një vit më pas, kjo kërkesë është në pritje të një vendimi nga Këshilli i Ministrave.
Familjarët e Aleks Nikës, të cilët kanë refuzuar të bëhen pjesë e një dëmshpërblimi të mundshëm nga qeveria, nuk heqin dorë nga kërkesa e tyre për të mësuar se kush e vrau atë.
“Duam vetëm autorin e vrasjes, duam drejtësi. Asgjë tjetër,” përfundon Mark Nika.
Ana Veizi
Dudie Deda
Fatkeqesia juaj te dashur familjare te te vrareve ne 21 janar, na sherben ne te tjereve per te kuptuar dhe rikuptuar,vecanerisht cdo fund janari, degjenerimin e pushtetit dhe drejtesise ne Shqiperi. Kur te kete drejtesi per te afermit tuaj atehere do te fillojme ne te tjeret te besojme se dicka eshte permiresuar ne kete vend. Perndryshe drejtohemi ende nga felliqesirat.
Dolen dhe u vrane ne nje demonstrate te dhunshme per korrupsionin e Ilir Metes.
Sot ata jane ne dhe, ai qe i nxori ne demostrate eshte kryeminister ndersa ai per te cilin dolen eshte kryetar parlamenti .
Nuk e di se cfare drejtesie kerkon me shume ….
Pse e ze nga bishti ti Erla.Pse e quan demostrate te dhunshme dhe nuk thua kush i vrau.Ta them une kush i vrau,Sali krimineli dhe Lulka qe mund te jene idhujt tuaj po kjo nuk ka rendesi .
Sa per drejtesi kerkojne ate qe dha urdher per ti vrare qe vec nje cope plere si Saliu e ben.Meta eshte i korruptuar po nuk vret dhe ata femije po kerkojne vrasesit,tung!.
A mor,a moj Erla nuk di se çje zonje a zoteri.Kjo pune zgjidhej vetem radikalisht.Me revolucion,vetem revolucioni do ta groposte koleren me emrin SaliBerisha.Tani kjo pune keshtu do veje.A do te vesh me antitank tek kryeministria moj Erla?A vrau qeverria me 14 shtator 98?Po nuk ka burre me te poshter se Sali Berisha jo ne Shqiperi po ne tere globin te kerkosh.Vrau me 21 janar duke u tallur me viktimat.Ju vuri zjarrin institucioneve me 14 shtator dhe tallej me Nanon duke e quajtur frikacak se ja mbathi ne vend qe te vriste demostruesit tuaj “paqesore” me kallashe e autoblinda.Si keni guzim dhe merni ne mbrojtje nje kriminel dhe nje kerme politike qe mban ere gjak e harbuteri per se largu.Turp te keni.Sali Berisha duhet te veje para drejtesise se bashku me fajtore te tjere,mundesisht te vdese dhe ne burg.Duhet te dish nje gje se Sali Berisha per shumicen e shqiptareve tani eshte nje kriminel.Nese qeverria aktuale humbet pike i humbet vetem per aspektin qe nuk ka denuar asnje politikan per krime dhe korrupsion.Nje pakice trushpelare si puna jote i vijne pas avazit per interesa ekonomike e korruptive.Salushi ka vdekur politikisht.Ka mbetur si kufome qe ben estrade ne parlament.Saliu per fatin e keq te shqiptareve nuk la asnje gjurme te mire ne historine e Shqiperise.Do te mbahet mend vetem per budallalleqet e tij per tu krekosur si burre shteti e babaxhan ,shkurt si nje udheheqes hajvan.DREJTESIA NJE DITE DO TE BEHET.SALIU MUND TE KETE FRIKE SE I BEHET DHE ME KANUN SI “BURRE”ZAKONI QE ESHTE.NUK KA PER TE SHPETUAR.DO TI PAGUAJE.NJE ME NJE.
Edhe per 444vjet nuk do te kete drejtesi per 21 Janarin,kjo per te vetmen arsye se:
NUK MUND TE KETE DREJTESI DHE RESPEKTIM I TE DREJTAVE TE NJERIUT NE NJE SHTET ME 90% SUNITE!
Ne cilin shtet arab,funxionon DREJTESIA DHE LIRIA NJERZORE…!!!???
———— NOWHERE———–
Shtetet Arabe dhe myslimane ne pergjithesi jane shume perpara nesh,persa i perket ligjit dhe zbatimit te tij.
Perse ti tfgs beson qe ne Shqipetaret te na fusesh ne nje kazan dhe te behemi te krishtere do te behemi engjej,jo,nuk eshte ceshtje besimi.
NE SHtEtIN E NDYRE DHE FARES SE KEQE,ME tE NDYREt NGA FARA ME E KEQE DO tE NA UDHEHEQIN DHE QEVERISIN.
une ve duart ne zjarr qe ky shperblim prej 400 milionesh te reja eshte ide e EDI RAMES
per ta myllur kete kapitull .
Rama te vret ,…ne fund ta blen dhe gjakun,..hahahahaha
Po familja Deda kur paska qen keq per lek ,…tja kishte marr dhe Saliut ,…dhe ai te ofroi lek dhe si more
Gjithsesi ky demshperblim eshte orkestrim i Edi Rames,…piktori si gjithmon mendjen vetem per kurthe dhe dredhira
Keq me vjen per te pafajshmit ,…por fundja cfa’r kerkun moren
Deshen me luftu per Edin ja ku e keni,….ju nen tok ,…Edi mbi tok dhe kryeminister,..sa vjen e zgjerohet nga pasuria
Familjet kujtimet,….pra popull para se te ngriheni per ndonje parti mendoni jeten tuaj
Rames Metes Bershes Lulit nuk i rruhet shum per popull
Respekt per te renet e pafajshem ne kete tragjedi!
Shoqeria dhe Shteti Shqiptar duhet ti shpall te perndjekur politik qe rane ne lufte kunder diktatures per te mbrojtur fjalen e lire. Sipas ligjit per demshperblimin e te perndjekurve politk duhet te trajtohen edhe familjet e tyre. Kjo eshte me e pakta qe shteti dhe shoqeria duhet te beje per ta!
Sa per drejtesin jam shpresplot se ajo do te vije.Me vonese,por do te vije.
E shumta ne fillimin e mandatin e dyte te te kesaj qeverisje, kur Kryeprokuroi, KLD-ja, Kreu i SHIK-ut dhe Gjykatesit e tanishem te mos jene me marionetat e diktatorit z.Berisha.
Cdo perpjekje per drejtesi ne keto kushte me aktoret e lartpermendur do te ishte vecse nje ofendim per te renet. Prandaj, durim! Drejtesia vonon por nuk harron.
Me respekte!
Endrra e Anes per drejtesi, mbaroi me 1 prill 2013 kur Edi Rama beri aleance me Like Floririn=patericen e Berishes( sic e quante Edi Rama Ilir Meten kur ai ishte ne aleance me Berishen)…dmth shkktarin e vertete, pse u be protesta e 21 janarit…
Nuk prisni vetem ju DREJTESI o njerez te mire. Kemi qe ne 1992 qe presim DREJTESI per krimet e Berishes. Mos prisni DREJTESI nga Edi Rama, ai e mori pushtetin sot dhe..te shkuara te harruara. Mos prisni DREJTESI nga asnje politikane. Do te duhen shume vite qe te vi ajo rrace politikanesh te paster ku mund te shpresoj ky popull per DREJTESI. Prandaj ta vendosim vete DREJTESINE duke e marr hakun vete, hakmarrje ose gjakmarrje. Berishajt aty i kemi!
ikni more kokepalare.
apo jo shoku kryetar i kuvendit?
Po kerkoka ti blika me leke qe te mbyllinbgojen ruka e gjate.
Me vjen keq per viktimat dhe familjarve te tyre ju uroi ta kaloin kete fatkeisi
Pushtetaresh populli tani e kuptoi se kush esht politikani
Njerzit e zgjuar e kuptuan ne 97
Edi I ngriti fshatart per korrupsjonin e ILIRIT po sot ca po bejn
Kujdes o popull se mos ju vrasin perseri kujdes
Nuk kam c’fare te komentoj. Me vjen turp nga shteti im!
Nese brenda ketij mandati nuk ka drejtesi per 21 janarin, Rama ta harroje voten time.
Edi Rama ta harroje qe tani voten time,kur dhe tani qe qeveris per cdo gje te keqe dhe korrupsion qe ndodh prape Berisha ia paska fajin.
Kur per cmimet qe ngrihen dhe naften qe nuk ulet,prape qeveria nuk paska faj,por institucionet(thua se i kemi importuar nga marsi institucionet).
Ne shume veprime shteti i Rames po na kujton Diktaturen.
Une do votoj Dulen,mu mbush mendja qe Shqiperia me Shqipetaret nuk behet(Berisha,Rama,Meta)
O nen DUDJE po te erdhi per vizit
Edi I thoj qe kur te vi heren tjeter
Te mari dhe ortakun e ti
SHOKUN. ILiR nga SKRABIDARI
Kriminelet ”flejne” te qete ……!!!!!
E dashur Ana! me vjen tmerresisht keq qe babai yt i vrare, dhe une i gjalle i besuam Edi Rames, qelbesires
Qeveria aktuale shqiptare , edhe sot qe flasim , con avokatin e saj ne gjyq kunder banoreve te fshatit Gerdec qe kerkojne demshperblim nga shteti per cka ju ndodhi. Eshte absurde por e vertete. Avokati i shtetit te Rames shkon ne cdo seance dhe tenton te shfajesoje shtetin e Berishes nga ajo tragjedi qe i shkaktoi. … e hidhur, e trishte, te mendosh qe Rama erdhi ne qeveri duke premtuar drejtesi per dy ngjarje te renda te paraardhesit te tij ndaj popullit te tij… Dhe keta mjerane te 21 janarit kerkojne demshperlim!!!! Pfffffffff kurre sdo e marrin, as demshperblimin e as drejtesine.
Banda kriminele e Saliserb Berishovicit pas nje viti e ca e gjunjezoi PS-LSI-ne dhe mbi te gjitha Edvin
Kristaq Ramen ! Tash ne Shqiperi rikthehet triunfalisht banda mafioze,vrastare ,trafikante ,hajne e
VICIDOLIT !!!!
Edi, thellesisht i zhytur ne nje deshprim shume te madh, Ti, djali Netes dhe Kristaqit, nipi i Nikos qe
karakterizohej nga nje karakter te patundur, Ti qe perballove trimerisht banden dhe bishtin e se keqes
tash je gjunjezuar , banda mafioze e Vicidolit praktikisht ka zaptuar si dikur hrdhite otomane push-
tetin permes nje morie te pafund shpifjesh , intrigash , kercenomesh ,vrasjesh ,plackitjesh ,etj.etj.-
Kryeminister, me mire nje fund i tmerrshem se sa nje tmerr pafund ! Ne momentin e fundit , jo per
aventure ,por per te shpetuar Shqiperine dhe popullin e kombin shqiptar duhet te drejtohesh popullin
dhe jam i bindur se populli nuk do te lere ne balte .
Nenat, bashkeshortet, femite e 4 te vrareve me 21 janare, 4 vjet me pare kishin depozituar nje shprese
te madhe te Ju dhe qeveria juaj . Ata neser,sot , ju bejne thirrje juve dhe shtetit qe te coje para drejtesise
vrasesit ,kriminelet,mafiozet.,drogaxhinjt e bandes mafioze te Vicidolasit ….
Populli shqiptar pret vendimin tuaj qe te beni HISTORI.!!!!!
Edi Rama kishte te drejte berisha vetem burre nuk je, e hake fjalen!Kalove lumin, e ti nuk qive kalin por gjithe shqiperine.
Drejtesia per 21 janarin fillon me Ilir Meten qe u rreshtua ne krah te vrasesve. Ky qe i etiketoj si kokepalare dhe mbrojti vrasesit dhe urdheruesit e tyre , minimalisht sot eshte dita TE KERKOJE FALJE familjeve dhe gjithe popullit shqiptar.
Ana beso tek drejtesia, se nuk do te vonoje,pavarsisht se drejtesine ne Shqiperi e kane mberthyer prej gryke vrasesit e 21 janarit me Sali Berishen ne krye.
Perposh dhimbjes per ata kater qe ju shua jeta 4 vite me pare, dhe dhimbjes qe lane pas ne familjaret e tyre, sot vetem nje pyetje me shkon ne mendje. Kryeministri yne , karrigen ne te cilen eshte ulur e ka edhe fale hakmarrjes qe treguan votuesit per gjakun e te vrareve nga kriminelet e pushtetiti te djeshem, cfare do te organizoje sot? Do ti perkujtoje te vraret duke marshuar me tufa lulesh ne bulevard, apo do ftoj familjaret ne korridoret e kryeministrise me gota pijesh ne duar? Thjesh kuriozitet, se justifikim pse kriminelet na bejne karshillek te gjithe ne shqiptareve me llapen e tyre te zgjebosur, besoj nuk ka me pas dy vitesh qe pretendohet se kriminelet i flakem nga pushteti vrases…
Pershendetje Bashkekombas
Drejtesi do te kete por do te vij ne 2017
Te falurit te perkohshem sipas kryeministrit po I ngushtohet laku
ne cdo shtet te mirfillte persona te ketij rrangu ne politike qe prodhojne kesi lloj rrongash pesojne vetvrasje dhe nuk gjykohen po ne Vatanin tone Shteti eshte i pa fuqishem se e komandon qoftelargu dhe per ca kohe
Berisha vrau 4 vete me 21 janar per te mbrojtur pushtetin qe ndante me Liken, 2 vjet me von Rama u be me Liken dhe bashk vrane 21 janarin. Gjejenu vet kujt ja kane fut ne kete mes.
Turp kur lexon komente plehrash ose militantesh qe hedhin balte mbi gjakun e kater heronjve , qe nuk shkuan per bllokun e Metes vetem, por per ate rregjim kriminel te Saliut qe e beri Shqiperine Sulltanatin e vet dhe vodhi dhe vrau ke deshi . Ju llapaqen qe shkruani lart jeni plehrat qe ndihmuat rregjimin dhe jo kopmentues te thjeshte, qe ate dite te 21 Janarit u ngriten per buken e gojes dhe nuk perdoren asa kallashnikovet dhe antitanket e 14 Shtatorit. Nuk I nxorri Rama por aresyeja dhe e drejta kushtetuese e qytetare per te mos lane asnje rregjim qe te shtypi shqiptaret dhe ti privoj gjene me sublime qe eshte e drtejta per te jetuar.Ju llapaqen qe mbroni diktatorin qe do te denohet nje dite per krimet qe i kreu kunder shqiptareve ndoshta nje dite do te pendoheni kur I dini kunder nje nene fukaresh qe kerkon drejtesi per djalin qe I vrane dhe kur, kur demostrata mbaroi dhe snajperit e gardes si te pa bese I vrane mbrapa shpoine dhe Saliu perseriti para parlamentit se une I vrava. Te pakten mbyllni hjalen se nje dite do ta pesoni dhe ju ate qe I ndodhi atyre baballareve qe lane femijet jetim.
kjo ngjarje ndodhi ne kohen e pushtetit salinist dhe cdonjeri e kupton se eshte e veshtire te zbardhet e verteta pasi ata ishin vete shkop dhe vete zot dhe nuk ishte aspak e veshtire qe te fshehesh cdo prove qe mund te conte qofte edhe nje ne burg.keta u vrane per hajdutin ilir por kryesisht per pushtetin e salpingidhit. me vjen keq per familjaret e ketyre viktimave pasi me kete drejtesi nuk do te gjejne kurre drejtesine per ate cfare u ndodhi familjareve te tyre. nuk ka edi rame apo kushdo tjeter qofte ne pushtet qe per kete ngjarje te nxjerre te verteten. procedurat gjyqesore dhe faktet e fshira per gjithmone nuk do ta lejojne kurre kete. kjo eshte pjese e diktatures saliniste qe nuk do te harrohet kurre.
Po vertetohet qe prej nje viti e gjysme qe Rama eshte rasti i tipik i shprehjes “kalova lumin, te dhjefsha kalin”…. Pike se pari ne “harresen” qe i ka bere zotimit per te vene drejtesi per 21 janarin dhe se dyti ne perçmimin dhe mosvleresimin e anetaresise se PS ne baze e cila e mbeshteti masivisht 8 vite ne opozite duke i mbushur sheshet e protestave ne Tr apo duke ruajtur voten ne zgjedhje. Mire po tani prioritet ka LSI-ja e hajdutave dhe servilat e deputeteve. Anetaret e thjeshte le te ngrohen ne diel…
Perse nuk dilni e protestoni perball gjykates se larte Prokurorise ,
duke kerkuar drejtesi dhe doreheqjen e prokurorit te pergjithshem ,
qe beri te harrohet krimineli 21 Janarit .
perse nuk protestohet perball Presidence ,
nishani eshte nji nder atentatoret e pjesmarresit e grupit qe
bllokon sot gjyqtaret te japin Drejtesi .
Perse rrini e nuk dilni rrugeve te protestoni fuqishem !
Asnji nuk guxon t’ju preke me dor ,se i vihet zjarri Shqiperise .
Cfar prisni ? Kush mendoni do tju japi Drejtesi juve ,pushteti qurrasheve ?
Apo presidenti bandes kriminelit sali berisha ?
Juve vet do benit te vendoset Drejtesia me protesta pa ndalim ,duke kerkuar doreheqjen e nishanit ktij kerme te krimit dhe prokurorit te pergjithshem .
Asgje vjen nga asgjeja ,nga mosreagimi qytetare.
Mund te mirkuptohet dhimbje e secilit prej te afermve te tyre… vdekja eshte e keqe sido qe ta marresh; por nuk durohet ky ekstrem dhe paradoks njekohesisht. Fillimisht dua te theksoj me force se keta tipat vdiqen si bedele te paguar per interesa ekonomike (paguar nga tom dosh & co) dhe gjithe tentativa per ti shitur si heronj protestues eshte skifo. sic eshte edhe skifo bashkeqeverisja e rames me kauzen per te ciloen keta 4 vete shkuan si qeni ne rrush.
Ata po te kishin ndenjur duke pare punen e tyre, nese do kerkonin burime te mira e te ndershme fitimi sot do ishin gjalle. te gjithe duhet te nderojnme te vdekurit, po ju lutem jo pseudoheronjte e servirur. e theksoj serish: ata viqen si mercenar e shkeles ligjpavarsisht se mund te evitohej vrasja e tyre