Topi: 21 janari një datë në kalendar, Berisha vrau nga dritaret e Kryeministrisë

21 Janar 2015, 12:43Politika TEMA

Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi ka komentuar nga Elbasani për ngjarjen e 21 janarit 2011.

Ish-Presidenti Topi tha se 21 janari mbeti vetëm një datë në kalendar.

Topi deklaroi se atëherë u akuzuan rëndë institucionet e pavarura, ndërsa vet ai si President është akuzuar për grusht shteti.

Ai akuzoi ish-Kryeministrin Sali Berisha si shkaktarin e humbjes së 4 jetëve në ngjarjet e 21 Janarit.

“Berisha vrau nga dritaret e Kryeministrisë”, deklaroi Topi, duke shtuar se ende nuk është bërë një gjyq politik, i cili duhet bërë në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas Topit, askush nuk duhet të akuzojë drejtësinë sepse e akuzuar mbetet politika nga të gjitha krahët.

‘’Drejtësia dëshmon se është e instrumentalizuar nga politika”, tha Topi.

Katër vjet më parë, pas një proteste të opozitës, u vranë para kryeministrisë 4 persona, Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. /gj.k/

9 komente në “Topi: 21 janari një datë në kalendar, Berisha vrau nga dritaret e Kryeministrisë”

  1. Tropojani says:

    Familjaret e viktimave te 21 Janarit 2011 shpresojne më kot te behet Drejtesi. I ka marre te gjitha masat Berisha. Perkrahes dhe mbeshtetes ka Meten, por edhe Ramen. Ato lule qe u vune te vendi i te vrareve tingellon thjesht hipokrizi.

  2. Bravo Topi,
    me ne fund nji rreflektim prej qytetari te vertete

    1. Endri says:

      Topi eshte qytetar vetem nga origjina, ne sjellje eshte me malok se Saliu!

  3. Bali Staka says:

    Ti s’bere gje kur ishe president e jo sot qe s’te njef njeri per te gjalle.
    ————————–

  4. BERISHA LARGOHU says:

    Pse nuk i the keto fjale kur ishe president? Edhe ti je majmun i Berishes mor ish president frikacak, tani flet sikur nuk ishte president.

  5. shqip says:

    Ti, o Top, nuk ke shanse te behesh ndonjehere deputet….Mbaj mend kohen kur Sala te beri president dhe mos u ndiej! Kaq e ke kapacitetin!

  6. tarrasi says:

    shife shife ipaska ngel merak topeve qe atedit i deshtoj grushti shtetit te organizuar persident kryetar opozite plus krye bashkjak dhe prekurorja e pergjithshme keta jan horrat ebulevardit qe imashtruan qytetaret dhe isollen ti vrasin qetamarrin pushtetin me dhun shoku ityre spartak ngjela eka theksuar disaher ne medja se ishim pergadit qete vriteshin edhe njezet mi veta vetem temerrnim pushtetin ate dit keta jan kriminel me pushtet qe duhet zhdukur nje or em par

  7. kosta says:

    Pse nuk ngre komision hetimor mazhoranca per Gerdecin,21 janarin etj etj per te ditur dicka edhe parlamenti?Llafe kemi degjuar boll Saliu duhet te ishte ne burg per keto ngjarje dhe sidomos per 21 janarin sepse kur u vrane kater vete ishte ne kryeminisgtri dhe pasi I vrau ike me makine.Cuditem protestuesit si nuk e zune si mi po e lane te ike?Sikur deri ne gju te vinte gjaku ai nuk duhet te shpetonte.

  8. renato says:

    21 janari i v. 2011,mbetet nje dite e zeze per pop.shqiptar. Sic e dime tashme te gjithe kete dite te zeze klika berishiane e trembur se mos te humbiste pushtetin si ne v. 97,ekzekutoi me gjakftohtesi me vdekje 4 protestues te pafajshem e ekzekutuesit e tyre u moren ne mbrojtje ne kryeministri. E kurren e kurres nuk do te kete drejtesi per keto 4 viktime per sa kohe ne shqiperi te ekzistoje kjo drejtesi e korruptuar,perderisa te vazhdoje te jete kryetar i keshillit te drejtesise demokrati pres. Nishani e te jete k/prekuror i pergjithshem z.Llalla. Pa u shkarkuar keto persona qe perbejne majen e piramides se drejtesise shqiptare kurre nuk do te kete drejtesi per viktimat e 21 janarit 2011, e kurre nuk do te kete drejtesi ne shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje