21 Janari, Isaraj: Të harrosh e të shkatërrosh të shkuarën, është një teori që s’bëhet kurrë realitet

21 Janar 2015, 14:59Politika TEMA

Një nga emrat më me peshë në Partinë Socialiste, ish-deputeti dhe aktualisht zv/ministër i Drejtësisë Arben Isaraj shprehet në profilin e tij në FB se drejtësia për “21 janarin” do të bëhet pavarësisht kostove.

Ai boton bashkë me komentin edhe 4 foto nga momenti i vrasjes së Ziver Veizit e Hekuran Dedës dhe homazhet e kryera më vonë.

Asgjë nuk është vendosur derisa të zgjidhet drejtë. Fiat Justitia Organzata ruat cealum- Le të bëhet drejtësia edhe pse qiejt bien. Parim-fraza latine nënkupton besimin se drejtësia duhet të realizohet pa marrë parasysh pasojat”, citon Isaraj, duke theksuar se vrasja e 4 protestueve nuk është vetëm një kujtim i ngjarjes së ndodhur 4 vjet më parë.

E vërteta e 21 janarit, është si uji e ndërsa e pavërteta rreth saj, si zjarri. Zjarri politik mund të djeg shumë jetë e prova, por asnjëherë ujin. Të harrosh e të shkatërrosh të shkuarën, është një teori që s’bëhet kurrë realitet”, lëshon një apel edhe radhëve të mazhorancës, nurmi 2 i Ministrisë së Drejtësisë.

8 komente në “21 Janari, Isaraj: Të harrosh e të shkatërrosh të shkuarën, është një teori që s’bëhet kurrë realitet”

  1. . says:

    Z.Rama,

    Mbaj falen qe ke premtuar popullit:

    “Denim per vrasesit dhe organizatoret e 21 Janarit”.

    Populli pret arrestimin e kriminelit verior Sali Bisha dhe veriorit tjeter Lul Bisha.

    1. daniel says:

      Patjeter qe do behet drejtesi. Hapi i pare eshte Likja kryetar parlamenti, te tjerat vijne me vone

  2. Gerti says:

    Ja nje sekond sa te kthehet Like Floriri nga Maqedonia!

  3. Todri says:

    O Beno, po kush do ta beje, ti apo ndonje tjeter? Sa per ty nuk ma merr mendja, sepse vete e ke falenderuar Saliun dhe Argiten qe te rikthyen ne jete, te pakten duhet te mos jesh mosmirenjohes. I lini pordhet e denglat, mjere ata qe iken. Por te pakten kini burrerine, te gjithe, dhe thoni qe nuk keni cfare te beni, nuk mundeni apo nuk doni, sqarojeni dhe kete. A, se harrova, gjeni ndonje krahethyer qe nuk paguan uje e drita dhe futjani atij ne llogarine e burgut dhe bemat e Saliut.

  4. dauti says:

    ne se nuk behet drejtesi per 21 janarin per kedo qofte… atehere kurre te mos shpresojme per demokraci.kjo pasi ne se ne diktature vriteshe me ligj ne demokraci ku eshte ndaluar vrasja me ligj pushtetaret ashtu si mafja mund te te vrasin pa ligj kur mendojne se u cenohen interesat e tyre te pushtetit sic ndodhi ne 21 janar ne bulevard,madje ne trtuar…

  5. l says:

    Te lumte goja zoti Isaraj

  6. Zef Kallami says:

    Nese qeveria ka veshtiresi ta kryej nga friga se mos biejn qiejt e filozofit te huazuar.Kalojeni ne referendum ne daqi popullor ne daqi kombetar.Populli asht krijesa e juaj.Krijusi asht me i fuqishem se juve dhe cdo pushtet mbi toke.Po u rrebelue populli ju shuheni e nuk gjeni vrime ku te futeni.Asht ma i rrezikshem se tsunami.

  7. Cekrezi says:

    Po e the ti Beno eshte pune e marume,ore une habitem si e kane vene kete zvminister?Cfare kontribute ka ky ne PS? Sa ishte deputet as mish as peshk,njehere nuk e hapi gojen ne parlament per votuesit qe e zgjodhen,vetem flinte gjume ne karrike…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje