Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj në një pornoncim për mediat nga Kryeministria tha se kjo qeveri nuk e ka harruar 21 Janarin, por i bën thirrje drejtësisë të veprojë.
“Katër vjet më pas, drejtësia për 21 Janarin ende mungon.
Drejtësinë e kërkojnë jo vetëm familjarët e Ziverit, Hekuranit, Aleksit dhe Faikut, por e kërkon çdo shqiptar që katër vjet më parë ishte dëshmitar i krimit shtetëror që mori jetën e katër qytetarëve të pafajshëm, në Bulevardin qendror të Tiranës.
Kush mendon sot se krimi i 21 Janarit është një çështje e mbyllur, që thjesht mund të endet në kalendat e drejtësisë shqiptare, gabon. Gabon rëndë.
21 Janarin kjo qeveri nuk e ka harruar dhe nuk ka për ta harruar deri sa të vendoset drejtësi e plotë. Pasi 21 Janarin nuk e harron dot asnjë shqiptar.
Nëse krimi shtetëror që mori jetën e katër qytetarëve të pafajshëm po vonon të zbardhet nga drejtësia, ne, pasi kanë kaluar plot katër vjet, i bëjmë thirrje drejtësisë të veprojë.
Por nëse drejtësia do të vazhdojë ta vonojë drejtësinë që 21 Janari meriton, shqiptarët të jenë të sigurt se një mekanizëm alternativ do ta vendosë në shinat e duhura drejtësinë shqiptare sa i takon kësaj çështje”, – tha Felaj.
Ajo gjithashtu tha se qeveria shqiptare do t’i trajtoje me pension të veçante familjaret e të vrarëve të 21 Janarit.
“Qeveria shqiptare sot ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm, për të pajisur me pension të veçantë familjarët e të vrarëve të 21 Janarit. Ky është hapi i parë ligjor përmes të cilit shteti shqiptar merr përsipër përgjegjësinë e plotë për vrasjen e katër qytetarëve shqiptarë, në bulevardin kryesor të Tiranës.
Por ky është vetëm hapi i parë drejt një drejtësie të plotë që duhet të nxjerrë përpara ligjit urdhëruesit dhe ekzekutuesit e katër vrasjeve, me radhë, një e nga një”, përfundoi Ermonela Felja, ditën e homazheve të 4 të vrarëve në bulevard. /j.h
Lereni 21 Janarin e meruni me ata qe s’paguajne dritat se me sa duket kaq eshte kapaciteti juaj.
Jo nuk e harroni dot se ua kujton iliri nga karrikja e kryetarit te parlamentit cdo dite
Ermonela, mos me thuaj qe po i jep leket nga xhepi jot?! A nuk duhet te ishte per deklarat ministri i drejtesise per te folur ? A nuk eshte ai anetar i KLD-se ? Mjere populli qe u tallet ju per karriget tuaja!
Po drejtesia tani nuk ka kohe moj E-mo-nela Thela .Ajo po kontrollon e gjykon faturat e qytetareve.
Edhe Berisha keshtu donte ta zgjidhte kete pune – me pare ne dore. Vetem jo pension, por kesh ne dore me nje kest. Jepte edhe foton e gjaksit, si malok i vertete…
Vari k… Rilindjes dhe Rilindasve…
Z, FELAJ, FAMILJARET E VIKTIMAVE NUK DUAN PENSION MONETAR POR DREJTESI.
KAN KALUAR PLOT 4 VITE DHE ASNJE REZULTAT, POPULLI PRANDAJ I DHA ALEANCES TUAJ 84 VOTA, QE TE BENI DREJTESI.
NESE NUK NXIRRNI PERPARA DREJTESI KRIMINELET E 21 JANARIT, ATEHERE DHE JU JENI SI ATA.
POPULLI NUK DO LLAFE DHE KOMUNIKATA SHTYPI DO GJERA KONKRETE.
LEKET NUK KANE ASNJE VLERE PA VENE PARA LIGJIT URDHRUSIT E MASAKRES SE 21 JANARIT.saliu dhe lulezimja llapin cdo dite,hane pine vjedhin , vene dhe mbrojne pasurine e tyre pa u hyre asnje gjemb.Kur do te jete dita qe ata te marrin PRESHIN ! si Trita shehu ne LUSHNJE.
Ermonela,
si person ju mund te mendoni, flisni cfardo
dhe mund t’ja dhuroni parate tuaja kujtdo,
Por ju nuk keni asnje te drejte te flisni ne Emrin Tim,
asnje te drejte te shperndani apo dhuroni parate e Mia,
te miat, qe per politike quhem Popull dhe Elektorat,
por qe tek e fundja kujtohem ndonjehere qe jam Njeri, me dinjitet.
Te vrareve qe shkojne e perballen fizikisht me Shtetin, gjejuani ju parate,
Ju qe ishit apo Ju u bete me Karrike! Nese nuk e ujdisni dot me ligje kete, vazhdoni te paguani KESH (CASH) per mercenaret tuaj…
Nese mendoni se krimin e beri Berisha, kerkojani ligjerisht berishes.
Nese nuk e beni dot ligjerisht kete: perse na e kerkuat voten?
Kyreministri i ka bere punlikisht premtimet per venie ne vend te Drejtesise: athere, perse i therret familiaret e tyre ne kryeministri, privatisht, pa pranine e medias e shtypit? Ku eshte diferenca me ate te meparshmin qe e ktheu kryeministrine ne Kulle te Tijen dhe ku strehoi te dyshuarit per 21 janarin?
Perse Edi Rama Sali berisha dhe Ilir Meta nuk mblidhen te tere bashke per kete moment dhe t’i japin zgjidhje helmit qe ata vete e kane derdhur ne trupin e kesaj shoqerie?
Keshtu Ermonela, mos e ngaterro vet en me xhepat e jetet e te tjereve, se do vijne neser pasneser e do t’u kerkojne ty parate e Popullit! E, ku do t’i gjesh ti aq shume (nese nuk je bere pale me vjedhesit?)
Vrasesit e 21 janarit i kane paguar dritat, kshuqe shkoni e flini te gjithe.
Ai pension do ti sherbeje ketyre familjareve sa per ti hedh pak sheqer bukes se thate qe po hajne tani, ndersa kriiminelet qe vrane te afermit e tyre sebashku me ripjerdhjen qe jon ne pushtet pasurohen duke u zgerdhire para ketyre familjareve.
A e kuptoni qe late nam…. Nuk e keni te gjate… Vazhdoni TESTONI ju tani dhe popullin se do ta shihni….harram votat tona o plehra….e keni kap veten tani , po ju shkelqen dhe fytyra… Keni ndryshuar dhe luk…
Berisha nga rrefanat qe ka vendos ne vende kyqe te pushteti qe dorezoi demokratikisht por poshtersisht(dihet ne 2 muaj se cfare i bani buxhetit) mban frenat nga keto pika strategjike.Shto dhe nji kale trojet(shtangist i LSI)sot ne koalicion me qeverine Rilindja.Bahet i pa prekshem e jo ma i kapshem.Pikrisht ne kete lidhje simbioze me kalin Trojan ekziston forca e mbijeteses ne dobesimin e pushtetit te Rilindjes qe te mos beje histori.
Rilindja ben histori nese skopjon kalin e Trojes ku rrin kaluar Berisha dhe e mban me frena te padukshme ne nenshtrim.Ish ortakun qeveritar te krimit te 21 janarit 2011.
Keshtu sic shifen praktikat e cdo lloje pushtetit shtet shqiptare kam iden qe populli asht ne dilem se kujt t’ia japin voten me 2017.Sa me te than mendja te mos shkohet aspak te votosh.Mbasi tradhetohet vota qe ne diten e pare te cdo pushtetit hipur ne karrige.
E po ta rrealizosh 100% mos votimin i bie te ndryshohet rendi demokratik sepse nuk e voton populli.Edhe ideja e mos votimit 100% asht nji ide paqesore e renjes se cdo pushtetit.Kjo e organizuar bukurmire me njerez qe duan popullin ashtu sic don populli lirin,jeten e vet.
Sec me kujton kjo ministre, grate me pozite ne kohen e merhumit.Mjere Rilindja, mjere vendi.Nuk daalim dot nga rrethi i mbyllur i fshataresise kooperativiste dhe kllases punetore.
N.q.s. te gjithe familjareve te te vrareve u japim pension ka ardhur dita ta kene nje buxhet te tere me vete se ata jane mbi 4-5.000 persona.
Rama mosdhenjen e drejtesise don me e ble me parate e te tjereve.
1 MI halesh ne piiiiicke do te bente derman …para syve t’popullit !
HESHTJA ESHTE FLORI NE KTO RASTE ! Sdi me ca paftyrsie flasin akoma per drejtsi !!!
Keta SOT jane te sigurt,
mund te premtojne cfare ua do goja
mund te bejne tere koalicionet qe te behn me Karrike
mund te genjejne pafundesisht,
dmth gjersa njerezit te merziten me ta,
dhe te rikthehen tek berisha
…dhe kjo sepse nuk u be gjyqi i asaj qe te gjithe, pothuaj,
tani e quajme Diktature.
Harruat se sa dhjetra qindra mijera femije mbeten pa baballaret e tyre
pa probeb dhe jeten e tyre, pa te erdhme, ne ato kohe?
Po te ishte bere ai Gjyq, jo per te denuar, por per te shfaqur Ligjin,
te Verteten, Te Drejten Njerzore, te Drejkten per Shtet dhe per Qeverisje
po te kishte funksionuar keshtu…
s’do guxonte kush te prekte Ndertesen e Qeverise se Njerezve
dhe s’do guconte kush te ngrinte arme kunder Njerzve, Qytetareve te ketij Vendi, te ketij shteti, qe do te ishte i Tyre, jo i Politikaneve.
Te vjen aq keq per vajzen e Zimerit,
por sa mire qe ajo duket se e ka kuptuar lojen qe luhet prej tyre…