Çmimi i karburanteve/ Rama: Vajmedet PD. Reagon Basha

21 Janar 2015, 16:09Politika TEMA

Çmimi i karburantit ka krijuar debatet e rradhë në distancë mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut demokrat Lulzim Basha.

Partia Demokratike prej disa ditësh akuzon Qeverinë në lidhje me cmimin e lartë të karburanteve në vend, ndërsa i kërkoi Qeverisë të heqë taksën e qarkullimit.

Por përmes një postimi në rrjetet sociale Rama shprehet se ata që deri dje akuzonin se çmimi i karburantit në vend ishte më i madhi në botë, thonë se pse nuk është më i ulët se vendet e Europës.

“Deri dje thoshin do rritet çmimi i naftes ne stratosfere sot thone pse nuk eshte me i uleti ne bote! #VajmedetPD e kush e degjon PD!”, shkruan Kryeministri.

Në një tjetër postim, Rama shprehet se Partia Demokratike gjatë qeverisjes së saj groposi në 1 miliard dollarë në 6 vjet Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë.

“Vetem OSSHE e groposen 1 mld USD borxhe ne 6 vjet, pa llogaritur gropat e tjera ku desh theu qafen Shqiperia #VajmedetPD e kush e degjon PD!”, shkruan Rama.

Pas komenteve të Kryeministrit, po në rrjetet sociale ka reaguar Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai e cilëson Ramën një nastradin, dhe që sipas tij ka mashtruar qytetarët shqiptarë. Kjo pasi sipas tij, premtimet në fushatë për uljen e çmimit të karburantit sot i ka harruar.

“Vajmedeti fali dhe ndau 600 milionë euro detyrime të njohura CEZ-it. Ju vodhi 200 euro për frymë shqiptarëve e pastaj u turr me kërbaç në dorë t’ju marrë njerëzve kacidhen e fundit.

Nuk u mjaftua por rriti edhe çmimin e energjisë, ndonëse ishte po ky nastradin që premtoi ulje çmimi në fushatë siç e mbajmë mend të gjithë.

Tani krekoset si gjeli majë plehut kur shqiptarët paguajnë naftën më shtrenjtë se çdo europian pikërisht prej taksave dhe klientelizmit të tij. Protesta e të hënës është refuzimi i çdo shqiptari për të shpenzuar dyfishin për naftën krahasuar me europianët.

Të hënën në ora 11 në të gjithë Shqipërinë drejtuesit e mjeteve do të fikin motorët e makinave për 5 minuta dhe do të ndezin motorët e protestës qytetare kundër çmimit të naftës, kundër çmimit të energjisë, kundër taksave dhe çmimeve të larta, kundër papunësisë, varfërisë dhe padrejtësisë“, shkruan Basha. /gj.k/

19 komente në “Çmimi i karburanteve/ Rama: Vajmedet PD. Reagon Basha”

  1. Gerti says:

    Rama ka rrjedh perfundimisht, te q… Salen dhe “te dytet mbas Gjermanise”. Ky as nuk e di ne ca vendi jeton nese ka fillu te mburret me cmimin e naftes ne kete vend.

    1. Xha Barka says:

      Ore Pleh Rama,do i japesh llogari shqiptareve pse eshte kaq shtrenjte nafta,dhe mo na caj trapin me Lulush gagacin!!!???

      Je ti ne qeveri tani,apo se ke kuptuar akoma?

      1. piro radoni says:

        O njerez, trendi eshte drejt renies se cmimit.. Ju kujtohet kur berisha e coi 195 leke per liter nga 85 leke qe ishte?

        Tani po ulet cmimi por smund te ndodhe ne sekonde..

        1. Kelmendi says:

          Ca ja fut pordhes mer Pirro. Per cfare trendi ulje po flet. Ne nuk jemi shtet qe prodhon nafte qe te ndikojme ne treg. Ne varemi totalisht nga cmimi i naftes ne tregun nderkombetare. Keshtu qe nese eshte rritur cmimi atehere do te thote qe eshte rritur ne tregun nderkombetar. Ju kujtohet ne 2008 qe u rrit cmimi i naftes ne bote.

          Ne jemi vend importues dhe varemi totalisht nga cmimi i naftes ne bursen nderkombetare, keshtu qe eshte nese tani po ulet cmimi i naftes kjo nuk vjen si merite e qeverise por se si e tille e solli tregu.

          Keshtu qe mos folni budallalliqe kot sepse qeveria ben mire qe te ule taksat per importimin e naftes sepse vetem atehere do te kemi nje ulje me te madhe te cmimit.

      2. besnik says:

        Cmimi i naftes ka rene dhe kjo eshte nje fakt i pamohueshem per te gjithe. Ama qeveria duhet ta vezhgoje me shume tregun e karburanteve sepse ky treg ka kohe qe eshte shenderruar ne nje treg oligopol dhe ku ulja e cmimit ne tregjet boterore nuk reflektohet ne tregun e brendeshem.

      3. Alan says:

        Mendoj se qeveria duhet te beje me shume per te ulur cmimin e naftes dhe te rrise kontrollin mbi kompanite e naftes ne shqiperi. Keto kompani deri me sot kane bere qejf sepse nuk ka pasur shtet, por tani shteti duhet te vihet sa me pare ne ndjekje te ketyre kompanive sepse abuzimet qe ato bejne jane shume te medha.

      4. Joni says:

        ca thote ky mer se po le nam. Cmimi i naftes ka rene por duhet te bjere akoma me shume.

      5. gozhda says:

        Ajo qe u ineterson shqiptareve sot per sot eshte çmimi. Sot nje liter nafte kushton 160 leke ndersa ne 2013 arriti deri ne 200 leke. Ky eshte fakt i pamohueshem. Kjo eshte ajo qe na intereson ne sot.

    2. buffon says:

      Nje gje eshte e vertete qe qeveria e kaluar la ne kolaps sistemin ekonomik, borxhet qe qeveria e shkuar la ndaj bizneseve ku perfshihen edhe karburantet jane nje element thelbesor nga ku del se e vetmja gje qe duhet te beje PD sot eshte te heshte.

    3. Ilva says:

      Ska fytyre PD te kerkoj se sa qeverisi vete cmimi I naftes ne stratosfere ishte dhe nuk jepet llogari askujt mos na bejn tani si shume te mire dhe si shume te shqetesuar per qytetaret shqiptare.

    4. Erta says:

      u zgjua Basha nga gjumi kerkon dhe llogari kur vete nuk permbush as detyrat me minimale sa keq per ata qe te mbrojn kaq verberisht

    5. Benu says:

      Opozita kete pune ka dhe keto do dale te thote por ne te vertete cmimi I naftes eshte ulur nuk eshte aq ne stratosfere sic po e skandalizon opozita

  2. sherifi says:

    Mileti tani i di gjerat me mire se zotrote e Lulke,edhe ato 600 milionet e CEZ-it i di qe ja late ju peshqesh,i di te gjitha mileti o lulke,po nje gje akoma nuk eshte e qarte per shqiptaret,thuaji sinqerisht o Lul,tani ajo pune u mbyll me gjykate se ti u semure rende,po meqe u mbyll trego te verteten,ku i cove ato 220 milion eurot e rruges se kombit?.

    1. malesori says:

      Po Lulka e di po sja mban tia thote se ato 600 miljon euro I vodhi Meta se lsi e kishte ate ministri per 4 vite me salen .Ore se nuk kam degjuar e coje ndonje dosje ne prokurri ku Gjiknuri per paraarthesin e ti lsi-t.Keta po tadhin b…….n e ne komentojme

  3. Delli USA says:

    O Rama, ca pergjigje I jep mor jahuuu ketij lengaraqi,mender kryetar Leshi I pd-es,injoroje mor kete bastard qe nuk ka bo nji pune te sakt deri tani.

  4. rilindasi says:

    ne bullgari nafta 1000 ml per liter dhe e paster shitet per me pak se 1 euro litri. ne maqedoni eshte pothujse 0.80 euro! kryeministri “jone” ka ik perlesh! ne qershor do i tregojme se sa lire eshte nafta,pa merak!

  5. bato says:

    Hajduti berishian kritikon cmimin e karburanteve nderkohe qe vet ata i cuan ato ne 2000 leke litri. O zot sa te ndyre e te pacipe. U lumte kur ka akoma idiote qe u vene pas edhe pasi i kane shkerdhyer para e prapa.

  6. toni says:

    Te mendosh qe per 1 vit cmimi i naftes eshte ulur nga 195 ne 165 kte nuk e sheh lulushi…as ate qe ne 2005 cmimi ka qene 85 l dhe saliu e coi ne 195,as kte nuk e sheh…ske ca ti thuash tjtr ktij njeriu,mir qe flet…po pse flet kot se kuptoj

  7. esss says:

    Mos u merr me lojra fjalesh z. Kryeminister. Mos u merr as me lulin e saliur. Kthe pergjigje thjesht dhe sakte, perse cmimi i naftes eshte me i larti ne europe? Mos ja hidh fajin tregetareve te naftes. Perse taksen per naften ne e kemi me te larten ne europe? Jepi pergjigje ketyre dy pyetjeve dhe ska nevoje te merresh as me lulin as me salen. Shqiptarin mos e konsidero budalla, nuk jane te gjithe si andrea stefani qe te mbrojne pa llogjike dhe pa argumenta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje