Asgjë nuk harrohet…..një status i 9 shkurtit 2013, kur sapo gjykata kishte dhënë vendimin për ekzekutorët e 21 janarit. Dy vite më pas nuk mund t’i heq asnjë presje. Thjeshtë tani nuk është kryeministër Berisha, por Rama. Personi i tretë, më pëlqen apo s’më pëlqen mua, është po aty ku ka qenë gjithmonë, në krah të kryeministrit të radhës. Më poshtë kam shpjeguar se pse kjo çështje është varrosur njëherë e mirë.
Shumë kolegë apo të njohur më pyetën se pse nuk isha sot, pjesë e homazheve apo ceremonisë në kryeministri. U thashë se më ftuan po mu duk pa kuptim të merrja pjesë në to. Hipokrizia ka arritur deri në atë masë, sa nuk do të çuditesha fare nëse në ceremonitë e vitit të ardhshëm do të merrnin pjesë edhe Berisha me Metën, madje edhe Lul Basha me karafila të kuq në dorë. Ka kohë që 21 janari e ka humbur peshën e një date përkujtimore, kushtuar katër martirëve të një masakre shtetërore. Tashmë, 21 janari, shërben vetëm si një datë memorje, për të na kujtuar çdo vit që kalon, se jetojmë në një vend ku nuk ka drejtësi. Ku nuk jemi të gjithë të barabartë para ligjit. Ku mund të të pushkatojnë me urdhër të kryeministrit para kamerave edhe pse je me duar në xhepa në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si një qen, pa gjyq.
Dhe më pas, të tallen me gjakun dhe trutë e derdhura, duke të etiketuar “kokëpalarë” e “fundërrinë”, vetëm pse je i varfër dhe i papunë. 21 janari, tani shërben vetëm për të na kujtuar se ATA, atje lart në zenit të vendit, janë të paprekshëm. Dhe se nuk do të kemi kurrë fatin ti shohim duke dhënë llogari në bankën e të akuzuarve, së paku jo sa të jenë gjallë. Ziver, Hekuran, Faik dhe Aleks, më vjen keq, nuk mjaftuan as 1 milionë vota që të ketë përgjegjës për humbjen tragjike të jetëve tuaja. E di që shpirtrat tuaj nuk do të gjejnë derman, përsa kohe nuk do të ketë drejtësi, dhe do na sillen vërdallë duke na prishur ndonjëherë edhe gjumin. Por së paku ju, ne dhe ATA, e dimë se kush u vrau, pse u vra dhe si u vrau….
Status i datës 9 shkurt 2013
Si mundet të bëhet kaq i pafytyrë dhe i pacipë njeriu???!!!! C’është kjo analogji perverse???!!!! Si mund të krahasosh dhimbjen e fëmijëve jetimë të viktimave të 21 janarit dhe familjarët e tyre, me gëzimin e familjarëve të ekzekutorëve?!!! Si mund të thuash që opinioni u lehtësua pasi gjykata (ajo fare gjykate) deklaroi se vrasjet nuk ishin me dashje dhe ne tani jemi të qetë se kemi një Republikë që nuk paska vrarë me dashje qytetarët e saj???!!! Po janë Komandanti i Gardës dhe shefi i shtabit i njësisë speciale, more i mjerë, dy nga njerëzit që presupozohen se janë më të kualifikuarit dhe më të stërviturit për të përballuar situata të tilla, kur kanë përpara vetëm njerëz me shkopinj dhe me gurë????!!!!
Si mor kanë qëlluar pa dashje?!!! Ai i sheh pamjet ti mor ditëzi, kur një shef shtabi i veshur me antiplumb nga këmbët deri te koka, me skafandër mbrojtëse dhe i pozicionuar në një llogore, që merr vijë shënimi me një armë automatike MP5-A2, ndaj një qytetari me duar në xhepa në trotuar të bulevardit dhe e ekzekuton si një qen rrugësh pa pikën e mëshirës?!!!
Çfarë dashje tjetër kërkon ti!!! Po trutë e derdhura në bulevard të Hekuran Dedës, që u shënjua në kokë mbi skelën e Top Channel, ku ti je shfaqur me qindra herë dhe shfaqesh vazhdimisht, pa dashje të duken?!!! Si mund të jesh kaq zemërkazëm, katil, hiene (se vetëm për profesionalizëm gazetaresk, apo skrupulozitet mediatik nuk mund të bëhet fjalë) dhe të shfaqesh kaq i kënaqur pas një mënxyre të tillë?!!!! Servilosu Berishës dhe Ramës nga mëngjesi deri në mbrëmje, lepijua menderen sa herë ta do interesi dhe sa herë ta kërkojnë, por mos vill vrerë ndaj bashkëkombasve të tu të masakruar pa gjyq në mes të Bulevardit dhe në mes të Evropës, live si asnjëherë tjetër. Mos i lëndo më tej zemrat e plasura nga dhimbja dhe padrejtësia të fëmijëve dhe prindërve të tyre. Si mor i paturp thua që hetimi vazhdon?!!!! Cfarë hetimi kërkon të vazhdojë?!!!! A mos je miop, kjo cështje u varros njëherë e mirë, jo pse sic thua ti nuk na paska interes ai idhulli yt (Sali Berisha), i cili është dirigjuesi direkt i kësaj maskarade. Sa duhet të zgjasë një hetim me prova të tilla të pakundërshtueshme sipas teje, apo duhet të presim një realitet tjetër dhe një kontekst tjetër. Ohhhh c’kob, ohhh c’mënxyrë….si nuk çohen nga varri ata katër truderdhur e gjakderdhur në mes të atij bulevardi e s’ta skuqin fytyrën (padashje siç thua ti).
Pa pikë turpi ti dhe shumë të tjerë të kallëpit tënd, të tjetërsuar dhe shpërfytyruar nga prostitucioni me politikën dhe pushtetin thoni se drejtësinë do ta vendosin zgjedhjet e 23 qershorit. Po çfarë lidhje kanë zgjedhjet me këto vrasje, ato i pa gjithë bota, kujt i duhet ç’thotë Berisha apo Rama, ata të vdekur duan drejtësi, dhe drejtësinë për ta nuk e japin dot zgjedhjet. Sali Berisha pasi vrau katër qytetarë të pafajshëm më 21 janar, me armët e Republikës, fshehu, provat, mori në mbrojtje direkte ekzekutorët, sabotoi hetimin, dhe detyroi gjykatën të firmoste një turp të tillë, tashmë u ka nxjerrë në fushë ju për ti pastruar xhamin e blinduar të zyrës nga pikat e gjakut të 4 martireve të Shqipërisë.
Sali Berisha ka vrarë shumë me tepër para 21 janarit, dhe nuk i është bërë vonë, vrau më 21 janar faqe gjithë shqiptarëve, dhe nuk ka turp të thotë se i rrezikohej pushteti nga ca të pakënaqur me shkopinj e gurë, do të vazhdojë të vrasë nëse kjo opozite e atrofizuar dhe ky popull i terrorizuar prej regjimit të tij do ta vazhdojnë ta lenë atje në krye të vendit. Shërbeji pushtetit, nuk je as i pari as i fundit, vilja të mirat materiale, abuzo me rininë e këtij populli të varfër sa të mundesh (regjimi të ka dhënë dorë të lirë). Jam i sigurt se të njëjtën gjë do të bëni dhe nesër kur pushteti të ndryshojë, do ti jargaviteni siç i jeni jargavitur pushtetit njëlloj pa as më të voglën brerje ndërgjegje. Dhe sërish ata që do të vijnë në pushtet do tu mbajnë afër se do kenë nevojë të shijojnë menderlëpirjen tuaj. Qëndroni “krenare” aty ku e keni vendosur veten, në elitën e vendit, por mos guxoni të pshurrni dhe të infektoni me vrerin tuaj gjakun e pastër të 4 shqiptarëve të pafajshëm, të derdhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Para se të zhytesh në pusetën e fekaleve të pushtetit, mate njëherë thellësinë e saj, se është aq e thellë sa nuk do të ketë shërbim komunal të të nxjerrë sërish në sipërfaqe. Ptuuuuu……
Asgje nuk harrohet,por edhe Asnje nuk denohet………..
Po ri ti o ri vlleh m…i.Gjoja te vjen keq per viktimat ty.Ti je nje zemer katran qe edhe veten tende e urren.
ik ti mer qafpalar sunit……….
O tfgs,o VLLEH.Sado te fshihesh mbas perkatesise fetare,nuk e fsheh dot qe rrjedh nga nje popull tashme i bastarduar qe quhet vlleh.Mos u merzit se te pakten (shpresoj)te mos jesh arixhi.
Artan Hoxha, Mero Baze, Filip Cakulli jane vlera te kombit. Kane 10 vjet qe thone te vertetat e hidhura, te pavarur nga politika.
FBI vertetoi kaseten e Ilir Metes si te vertet!
“Ekspertet” shqiptar e shpallen te pavlefshem!
Nje nate para gjygjit Sali Berisha hengri ngjalen e Monikes dhe te nesermen Ilir Meta u shpall i pafajshem!
Edi Rama beri aleance me Ilir Meten dhe ndan me te pushtetin nderkoh qe hesht bashke me drejtesin jo vetem per kater te vrare te pafajshem me armet e shtetit dhe kriminelet e paguar me parat e taksapaguesve por edhe per grushtin e hapur te shtetit kur Sali Berisha nuk zbatoi urdherin e prokurise per arrestimin e vrasesve!
Shqiptaret vazhdojn ta pertypin turpin me buke se si Kryeministri vrases prishi edhe filmimet e nderteses qeveritare pa i hyre ferr ne kembe….
Edi Rama hesht dhe i harroi plotesisht premtimet per drejtesi duke u bere pjese e lojes me te ndyre ne historine djallezore te politikes shqiptare : 21 Janarit!
Dhe qeveris jo vetem me kriminele por ndryshe nga ckemi pare deri me sot, tashme edhe me lolo oborri te mirfillt si Fatja i Velos apo Tani i Lames…!
Turp per ne cmbajme mbi koke dhe qe durojm akoma….
Te lumte Artan Hoxha! por nje lutje – Largohu nga News 24!
Dy vjet jane shume, per nje maxhorance me 84 vota !
Kompromisi PS-LSi,eshte ahkaku i bllokimit te hetimeve dhe reformes ne drejtesi.
Perse mos te besojme se edhe Kostandin Xhuvani vrau 4 vete ne Bulevard pa dashje?!Ne jemi i njejti popull qe besojme ne justifikimin e vrasesve te Berishes.Kur do e kuptojme se difekti eshte tek shoqeria dhe jo tek drejtesia.Drejtesia eshte produkt i karakterit tone shoqeror.Shoqeria jone nuk e njeh cdo te thote Integritet Personal.Ne kurre nuk e marrim veten seriozisht keshtu qe edhe politikanet apo gjyqtaret nuk kane si te na marrin ne seriozisht.Gjeja me e pafalshme eshte PREMTIMI i bere.K/Ministri Rama, e ka premtuar zbardhjen e 21 Janarit ndersa Arta Dade ka premtuar dorheqjen si Deputete ne rast moszbardhje.A mund ti pyesni per afatet? Apo e kishin fjalen “pergjat jetes” kur premtuan.
Te faleminderit mendoj pa asnje dyshim njesoj me ty.
Po te isha vete do te shkruaja te njejtat gjera.
Nuk e luan topi ! Keta jane te gjithe njelloj ! Eshte taman ajo shprehja Derrat nje turi kane …
Respekt per ty,i rralle ne kte vend te korruptuarish qe flet vetem te vertetat!Na duhen shume si ti,respekte e mirenjohje zoti te dhente kurojo ne rrugen e veshtire qe ndjeke ne punen tende te veshtire me kta plera te korruptuar qe kane perfaqesuar po perfaqesojne e me gjasa do te vazhdojne te perfaqesojne kte vend!
Shume sakte e drejte mor mik! Gjithcka qe lexova nga ky shkrim jane edhe mendimet e mia.
Po s’ju vune flaka gjykates e prokurorise nga ky popull
asgje s’ka per me ndodhe kurr ,jo vetem sot .
Pa veprim s’ka asnji ndryshim.
(Ju kujtojm se Llalen si prokuror e vendosi Avizu majmuni from usa)
Humor te mbare ne vazhdim .
E verteta lakuriq!
tegjith edim qe ti o artan hoxh ke mbaruar shkollen e sigurimit ne ate ko kur xhaxhi enver tevriste duke shkuar ne pun ejo te gjuajsh me kur dhe leva policin qoft larg kryeministrin emira kaqen se ishte dasht arrestuar qe ate dit persidenti bamir tipi dy edvin kristaqin ina ramen spartak ngjelen qe imblodhen njerzit me autobuza dhe ju shperndan nga 20mi lek ne dor dhe buk eqofte para selis se peses dhe ju premtuan vende pune dhe lek posatamarrin pushtetin por kur deshtoj grushti shtetit dolen ne medjat tuja kriminale si puna juaj dhe ushprehen se pak uvran edhe dymi tevriteshin ishte memir vetem temerrnim pushteti poja qe emoren perse nuk ezbulojn apo jan keta qe isollen perti vrar shteti ka ligje apo jo artan tedal neser ete hy ne zyren edvinit me forc me arm dhe dritol dome len apo dome vrasin dy vjet nepushtet vetem vrasje minime makinash dhe shtepish rrenime biznesesh dhe arrestime asgje tjeter pra drejtsia duhet te veproj jemi ne dakort tegjith por kush dongel paufutur ne burg politikanet paperjashtim ministrat gazetaret qe kan mashtruar popullin neper mes medjave drejtor e zyrtar tete gjitha niveleve gjykac e perkuror kjo esht drejtsia qe edom tegjith secili temarrin pjesen qe itakon memir temos diln fare as ne medja dhe as nenje vend europjan fshihun se se nje dit dotju gjykoj vet populli ne rrug
po nuk di te shkruash mos shkruaj.
Zotni Ta-rrasi, e kuptoj qe te ka dhembur shume, por s’ke faj, ua la kufomat ne dere ky gazetari ne mesnaten e 21 janarit, pasi u lodhet gjithe pasditen duke i vrare dhe gjithe darken duke fshehur gjurmet dhe prishur provat. Ishit aq te sigurt me ne krye Saliun, se nuk kishte prova dhe filmime per krimet tuaja, sa nxoret dhe ato pamjet e “xhaxhait me cader” qe vriste Ziver Veizin te Klan-i. Ajo qe shkruan ti ta-rras nuk eshte pa gje, por shkollen e sigurimit dhe dosjen e spiunit me pseudonimin “notari” e ka ai adashi i ketij gazetarit, Artan Hoxha me zyse qe Doktori per pak na e beri president. Ky Artani qe ka bere kete shkrim ne kohen e sigurimit nuk arriti te behej as pioner i Enverit, o idiot. Kur ka rene sistemi Enverit dhe erdhi ai i Doktorit te Enverit, Saliut, ky nuk i kishte mbushur ende 14 vjec. Po jeni mesuar me shpifje, si babai juaj shpirteror, vet genjeni, vet besoni. Tani o ta-rras, ik rrasu te facebook-u i Saliut se ky ua ka rrasur me kohe. Here tjeter mer direktiva te qarta nga Saliu, se ke rrjedhur si ai dhe minimalisht meso te shkruash shqip.
o majestik je rob koti me vjen ndot nga njerez si puna jote. ne ka gazetare bte ndershem ne kete vend ai eshte vetem ARTAN HOXHA. vazhdo keshtu.
Me vjen shume keq per ata qe u vrane dhe per fatin tone si popull. Por te pakten mqse si shoqeri nuk ngrihemi dot kunder te keqes nuk duhet qe te harrojme te pakten instiktin shqiptar te hakmarrjes. Keta ndyresira qe kane marre karriget dhe kete duan te na e zhdukin dhe duhet qe te falim cdo te keqe mjafton qe ata te vazhdojne te vjedhin. Eshte e rende ta thuash po keshtu si e kane zene le ta zgjidhim koke me koke …ne fund te fundit shqiptare jemi te gjithe. Merjuani hakun. Te ka vrare vrije. Ndryshe keta te vijne te shpia me makina lluksoze te shesin e pordhe.
tarras dhe Comagja —
Se je i njejti qe ke shkruar,eshte e njejta dore .
Analfabet si ti me dy klase shkolle eshte e veshtire te kuptosh dhe te komentosh ngjarjet .
Te komentosh ti Artan Hoxhen eshte njesoj sikur gomari te shaje kokoshin se e ka koken te madhe.
Meqene se ke vullnet per te shkruar ,me pare duhet te hapesh dhe njehere librin e Gjuhes te klases se katert te fillores per te mesuar te shkruash.
Ka nje dinamike te frikshme dhe teresishtebte anashkaluar te ngjarjes.mderi sanu vrane ata njerez ka brenda nje histori tere. Situata degradoi dhe kjo ka ndodhur ne kulmin e pershkalleImit te dhunes. Ti nuk je gazetar o shoku pleh skrapari. Rrace spiunesh e provokatoresh enveriste jeni ju maloket e skraparit.m verja njollen e fajit ketyre bedeleve ae shkuan si qeni ne vrsht me pare o palaco hoxha. Kur dikush te jep ndonje shuk me para ti leh mire. Sic u pagove nga haklajt oer dokumentaret e famahem. ka dhe te tjera po he. Nje dite do flitet mire per bemat e tua.
Bravo Artan Hoxha,je gazetari investigues me i drejeperdrejte dhe me reali sot per sot.
Te lexojme dhe te degjojme ne emisionet televizive.
Kjo tregon aftesite e tua profesionale dhe karakterin tend.
E ke gabim, ke harruar Kanunin e Lek Dugagjinit. Nqs ne Familjet e Viktimave ka Burra, ato kane ku me e marre gjakun. Berisha, Basha, Dhupo, Prendi dhe personi qe fshiu serverin jane Vrases dhe tek Familjet e tyre duhet marre gjaku.
Comagja dhe Tarrasi. Nqs jane te verteta ato qe shkruani nga i dini?
Pyes thjesht per faktin se karri i madh fare (berisha) dhe dy bole te vockla, te vockla, te vockla te vockla fare pra ju te dy (po i’a u shpjegoj sepse e di qe s’kuptoni) dilni per te prishur emrin e nje personi qe po thote te verteta dhe s’ja hidhni dot poshte. Jam kurjoz qe pse e ndjeni kaq te nevojshme urrejtjen? Çfare them dhe une, ha ha ha, harrova eshte duke iu qirre grate komshiu. Hyp xhixhi ncncncncncncncnc.
Ne Kanada u denua me 6 muaj burg dhe $ 10.000 gjobe tjetri pse vrau nje “racoon” qe i kishte hyre ne tavanin e shtepise dhe ja kishte shkaterruar krejt. Ky eshte shtet qe i mbron edhe kafshet e jo me njerezit.
Te lumte o Tani , per mua dhe besoj per shume shqiptare te tjere e meriton statusin “vlere kombetare” , edhe njehere urime dhe Zoti qofte me ty ngahera ,sinqerirsht lutem per ty .
Tano,je shume i drejteperdrejte ,po fajin e ka Miti.D qe eshte neqeveri…. Ca kerkon ti te vendoset srejtesi kur ti dhe une e dime shume mire se kush eshte pjese e asaj qeverie … Ju dhe shoqeria civile duhet te organizoni protesta masive njesoj sic bete per mbetjet e sirise,para deres se presidences ,per dorheqje te presidentit …
Tano e ke qare
Bravo Artan!
Për fat, ka ende gazetarë investigues si Artan Hoxha! Meriton medaljen më të lartë për guxim dhe profesionalizëm në fushën e gazetarisë. Pa të, ploja kriminale e 21 janarit mund të kishte qenë dhe më e përgjakshme.Dëshmoi “me zë e figurë” nga dhe si u vranë njerëz të pafajshëm me dashje të plotë dhe jo “pa dashje”.
“Tani” sa leke more kesh ne dore nga Zylfije Haklaj per dekumentarin e transmetuar ne News 24 dhe a ndikoi ai dokumentar qe dy killera te hakljalve te marrin statusin e azilantit politik? A e dine keta komentues qe te brohorasin se ti ke probleme serioze me bixhozin dhe ne nje fare menyre je ne “ankand” cdo dite te vitit??
Je majestik, apo majasell ne fundin e zorres se trashe te ish- kryeministrit-kriminel Sali Ram Berisha. Turp qe mbron nje vrases te njerezve te pafajshem!
Zoti Hoxha! Bashkohem me indinjaten tuaj qytetare! Po! Eshte qytetari te revoltohesh e te shprehesh indinjaten. Dhe kunder barbarise dhe kriminalitetit duhet reaguar me force. Etika dhe kultura vlejne per ata qe kane etike dhe kulture dhe jo per vrases. Mjaft kemi duruar e tentuar te arsyetojme me pushtetare qe kane humbur c’do lloj ndjesie njerezore. Ka ardhur koha qe secili te pergjigjet sipas pergjegjesise. Mjaft i kemi hapur rruge vrasesve, krimineleve ordinere, hajduteve e maskarenjve. E ca me teper, mjaft i kemi hapur rruge injoranteve! Ti dalim vendit tone e vetes tone zot, se nuk do ta beje askush tjeter per ne. Bashkohuni njerez me vlera, intelektuale ne shpirt e mendje, qytetare e njerez te mire e te ndershem. Besomeni, keta delenxhilere qe kapardisen duke shfrytezuar friken tone, lebetiten prej mundesise se reagimit tone. Keta jane frikacaket e vertete, qe nuk ia dalin dot jetes dhe perfitojne me rruge te shtrembra. O sot, o kurre! Ndryshe, ne vete, por edhe femijet tane do te enden si lypsare rrugeve te botes, me mallkimin e brezave te ardhshem. Nuk jemi te gjithe te shitur. Te varferit, te shtypurit, te ndershmit, jemi shumica! SHUMICA! Zgjohuni nga kllapia! Se bashku! Ngrihemi!
Po asgje nuk harrohet.Historia per kete eshte;kujtesa e njerezve nuk harron.Por
problemi eshte se historia nuk do harroj te thote qe per shume probleme,nuk u zbatua asnje denim.Dhe per kushtet e Shqiperise,ashtu sic ka ndodhur historikisht,ka fajtore qe nuk jane denuar edhe pse populli i dinte,por per te ashtuquajturat drejtesi te dikurshme dhe te tanishme,fajtori kishte ikur ne drejtim te paditur,packa se keta lloj fajtoresh per ngjarje tronditese ,makabre si Gerdeci,21 janari e te tjera si keto,fajtoret nderohen,dhe votohen.
Artan Hoxha eshte si pika e ujit kristal ne shkretetiren mediatike te qelbur e te korruptuar shqiptare.
Ndjehemi kaq keq kur mendojme se qenkemi kaq te varfer dhe kaq te padenje sa kemi frike te themi ate qe duket fare qarte si drita e diellit. Gazetaria shqiptare… te vejen te vjelleshkur sheh te njejten fyryra te paskrupullta qe lepijne prapanicen e pushteteva sa majtas dhe djathtas (sic thuhet, por shumica e tyre nuk e kane idene cfare do me thene e majte apo e djathet ne politike)
Mero dhe Cakuli kane vlerat e tyre por mos e krahasoni me Tanin.
Mero e ka bere si lopa, eshte duke derdhur koven me qumesht qe ka kaq kohe qe e ka mbushur.
Ne bote thuhet qe media eshte pushteti i katert, ndersa ne Shqiperi eshte haleja e pushtetit.
Tani, jo vetem respekt per profesionalizmin, por per shpirtin human, dhe me sa ndjenje revolte kundrejt krimineleve dhe atyre qe nuk i denojne ata, na risolli ngjarjet e 21 Janarit ne emisionin e djeshem.
E NDJEJME,E KUPTOJME, DHE JEMI TE ZHGENJYERIT E MEDHENJ, NE QE ISHIM PERBALLE PLUMBAVE TE KRIMINELIT NE ATE DITE.
Leskovik ,,,,,,,,,,, e tatepjete ,,,,,,,,,,,, sic ka qene ,,,,,,,,,,, do te jete. Kot lodheni me komente boshe, bashkejetesa ne politike me intersa e shkateron c,do gje dhe jo nje popull si ky i yni qe vetem popull solidar nuk eshte dhe nuk mund te quhet.
Artan Hoxha te pershendesim, nje grup shqiptaresh nga New Yorku.Te falenderojme per vlerat humane dhe mendjen e ndritur qe perfaqeson si gazetar I perkryer ne dhenien e provave te padiskutueshme te 21 Janarit dhe qendrimin tend kategorik ndaj diarese mediatike pro berishiane katerciperisht te diskretituara. Urime miku jone me I mire qe te denim me pasion. Lary.