Këngëtarja Rihanna ka fituar një betejë ligjore kundër dyqan Topshop në lidhje me një bluzë T-shirt që ishte printuar nga ky dyqan me imazhin e saj.
Gjykata e Apelit në Londër vendosi të ndalonte dyqanin që të shiste këtë bluzë pa mëngë, në të cilën shfaqej një foto e Rihanna-s pa lejen e saj.
Ky ishte rasti i parë i suksesshëm në llojin e vet, ku të tre gjyqtarët e apelit ranë dakord se marketingu i mallit pa miratimin e Rihanna-s ishte “passing off”.
“Passing off” është term që i referohet përdorimit të paautorizuar të një imazhi personal.
Megjithatë, fitorja e Rihannas jo domosdoshmërisht do i hapë rrugën të famshmëve të tjerë të padisin kompanitë që përdorin imazhin e tyre pa leje.
Korrespondenti i BBC për ligjshet, Clive Coleman tha se ky ishte rasti i parë i ku një njeri i famshëm në Britani, duke u mbështetur me sukses tek “passing off” ka kërkuar kompensim për përdorim të paautorizuar të imazhit personale mbi një produkt./j.h