Haradinaj: Nesër sërish përballë qeverisë. Çdo ditë jemi vonë!

26 Janar 2015, 18:32Rajoni TEMA
Haradinaj: Nesër sërish përballë qeverisë. Çdo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka përsëritur thirrjen për protesta nesër në orën 12:00 para qeverisë. Ai ka theksuar se partia e tij  “asnjëherë nuk dështoi të dedikojë vetëveten në përpjekjet afatgjata të konsolidimit të një shoqërie kosovare të lirë e të barabartë, të ndërtimit të institucioneve të forta të shtetit, dhe fitores së pavarësisë.”

Haradinaj thotë se ndjehet i shqetësuar  për gjendjen dhe të ardhmen e Kosovës e qytetarëve.

“Kjo Qeveri çdo ditë e më shumë po dështon t’ia rikthejë shpresën e rrënuar vendit, duke vazhduar me veprime injoruese dhe ofenduese, duke rrënuar shtetin e vështirësuar jetën tonë. Situata po bëhet serioze. Çdo ditë jemi vonë!

Në përputhje me shqetësimet qytetare, në frymë paqësore dhe të civilizuar, ftoj qytetarët që të takohemi nesër në vazhdimin e protestës gjithëpopullore me fillim nga ora 12:00.

Nesër të dëshmojmë se kërkesat tona janë të drejta dhe legjitime, duke protestuar qetësisht.”

3 komente në “Haradinaj: Nesër sërish përballë qeverisë. Çdo ditë jemi vonë!”

  1. CANI says:

    Spo ju vjene turp more Ramushe ,po nuke merret pushteti me protesta pore me vota e ti shume mire e dine se poplli nuke te ka votue ,spo ju vjene turp me shkatrrue pronen publike per interesa partiake .Neser aje qe eshte shqiptare nuke dele ne proteste partiake ,ju politikanat e deshtuar po thirrni protesta turp qe po i keqperdorni qytetaret .

  2. dandaramanda says:

    Ramush rri larg nga W,mos e flliq vehten.

  3. veterani says:

    Nuk me rrihet pa komentuar se si kendej dhe andej jane dy gjysma te nje m…ti te ndare permes.Po pse o ramush nuk ishte populli qe te votoi ty dhe ata cilin popull po therret ne protest ate serb,lere more qeverin te punoje dhe beje oponence ne parlament mos u bej saliserbi i kosoves se ai eshte llum komunist ti je i ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje