Raporti mbi liritë ekonomike/ Mima: Lajm i keq, u çmontuan arritjet e mëparshme

27 Janar 2015, 10:54Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike Florion Mima ka reaguar në lidhje me raportin e publikuar së fundmi mbi liritë ekonomike, ku krahasuar me një vit më parë Shqipëria ka humbur 1.2 pikë, duke u renditur e 63 në renditjen botërore me një liri ekonomike të moderuar.

Një lajm i keq për Shqipërinë!

Në renditjen e vendeve sipas indeksit të lirisë ekonomikë kemi humbur në vetem një vit 9 vende ose 1.2 pikë, ndërkohë që në 5 vitet e shkuara, me përpjekje titanike e me reforma të guximshme Shqipëria ia kish dalë të rritej me 1.7 pikë duke u ngjitur në catine e botës.

Mesa duket lajm i “mirë” do të jetë vetëm për mazhorancën, e cila, pikërisht në fushat ku mburret për suksesin më të madh, ka marre edhe “kurorën” për rekordin e cmontimit të arritjeve të Qeverive të meparshme: liria fiskale -5,5 pikë, liria e te bërit biznes -7,5 pike dhe liria e te investuarit -5 pikë.

Për opozitën është lajm i trishtueshëm pasi sheh mundin e saj të hedhur në Lanën e mosmirenjohjes, por po ashtu mund të jetë një lajm shprese se gjithcka do ta ribëjë më mirë, më drejt dhe më të fortë saqë askush të mos guxojë të verë mbi të kazmën e rrënimit dhe qysqinë e mllefit inferior…”, shkruan deputeti Mima në një reagim në Facebook. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje