Artan Fuga i përgjigjet PD-së: Tre arsye pse nuk duhet të flisni

31 Janar 2015, 21:34Politika TEMA

Nga Artan Fuga

 

Nga shtypi mora vesh për deklaratën e zotit Luçiano Boçi, në emër të partisë demokratike, e cila mbështet qëndrimin kritik të senatit të Universitetit të Tiranës ndaj projekt-ligjit për arsimin e lartë.

Kërkoj ndjesë ndaj zotit Luçiano Boçi, ndonëse nuk e njoh personalisht, sepse nuk jam edhe as anëtar senati, veçse pedagog, por i shpreh mendimin tim sinqerisht se deklarata e tij është etikisht e pagjetur, politikisht e gabuar dhe kulturalisht pa vend.

Politikisht e gabuar. Përse? Sepse partitë politike nuk kanë për rol të vendosen pas qëndrimeve të stafeve akademike. Përfaqësuesit e tyre në Kuvend, në komisione, etj., janë atje për të bërë debat politik me palët kundërshtare dhe të qëndrojnë atje në pozitat që deklarojnë.

Debatin ta bëjnë mes tyre dhe jo duke mbështetur a kundërshtuar deklarata të operatorëve jopolitikë, e të vendosen pas tyre. Ata duhet të propozojnë dhe paraqesin një kundër – projekt që nuk po shihet duke shkaktuar inaktivizim.

Qëndrimi politik duhet të mbahet atje nga instancat e partisë dhe të grupit parlamentar me qëndrime konkrete, jo me deklarata për shtyp përpara sesa ligji të paraqitet në Kuvend. Përse ky nxitim e kjo mbështetje flak e zjarr, brenda një çasti???

Etikisht e pagjetur. Përse? Sepse përpara sesa të bëjë kritikën e projekt-ligjit, është me vend të shihet se çfarë problemesh janë akumuluar nga e kaluara, sesi universitetet dhe dija universitare është katandisur, sesi është rritur papunësia e studentëve pas shkolle e diplomimi, sesa këpurdha gjoja universitare janë përhapur dhe duhet bërë një qëndrim autokritik i fortë duke parë edhe arritjet edhe të metat e këtyre viteve. Për të parë përpara pa pikë ndroje, por duke e parë situatën në sy sesa e rënduar dhe dramatike është bërë në këto vite.

Kulturalisht pa vend. Përse? Sepse pritet që përfaqësuesit e partisë demokratike në Kuvend ta lexojnë ligjin, ta studiojnë atë, të paraqesin institucionalisht dhe publikisht kritikat e tyre, dhe pastaj të shohin sesa përputhen ose jo qëndrimet e tyre jo vetëm me qëndrimet e senatit por edhe me ato të profesoratit në përgjithësi.

Si qenkan dakord publikisht me senatin, kur ende publikisht nuk janë pozicionuar për projekt-ligjin?

Nuk ka nevojë që ad hoc dhe apriori të vendosen superpozime të nxituara mes qëndrimeve të profesoratit dhe të partive politike.

Gjej rastin të shpreh mendimin tim individual se ky projekt – ligj është nja dhjetë herë më i rëndësishëm për fatet e kombit sesa ai i organizimit territorial, i punonjësit publik, dhe shumë më i rëndësishëm se çdo shenjë dhune në Kuvend. Rasti është që për të të kërkohet jo vetëm një votim konsensual, ose të mos votohet fare, por edhe të insistohet që në Kuvend të vijnë masivisht profesorë dhe studentë që nga tribuna e tij të shprehin idetë dhe propozimet e tyre.

Këtë gjë e bëni dot, apo jo në mirëkuptim me shumicën ose kundër saj? Kjo është çështja. Kurse për të tjerat më duket se janë ngatërruar portat, ideja nuk është që opozita të përkrahë ad hoc senatin, por pasi të ketë qëndrimin e vet për ligjin, ta zhvillojë betejën politike në Kuvend.

Ndërkaq dihet afërmendsh që të gjithë kritikët e këtij projekt-ligji që mban aromë të vjetër e tejkaluar nga koha, do të kërkojnë dhe gjejnë brenda Kuvendit, të gjithë aleatët e mundshëm që i mbështesin pavarësisht krahut të tyre politik, po sikurse dihet që hapësira demokratike e veprimit, mendimit dhe shprehjes është sa brenda atij Kuvendi po edhe aq jashtë tij në gjirin e shoqërisë civile.

28 komente në “Artan Fuga i përgjigjet PD-së: Tre arsye pse nuk duhet të flisni”

  1. toni shkoder says:

    Je i madh Artan Fuga

    1. Skypion says:

      Emisioni “Zone e Lire” e Arjan Canit ka bere te famshem shume “personalitete” te shkences ,artit dhe kultures,si Lek Plepin,Bledi Manen dhe Artan Fugen.
      Filozofi i Canit na qenka prekur ne seder nga nje deklarate e opozites mbi problematiken ne arsimin e larte!Dhe,per kete,ai jep tri arsye.
      Kurse ne po i japim atij vetem nje arsye qe te mos ndjehet i lenduar nga qendrimet e opozites:ka vite e vite te tera qe shkruan e shkarrashkruan ne nje gazete te djathte (Standard) te nje tropojani edhe me shume te djathte.
      Socialisti Artan Fuga,shkruan ne nje gazete te djathte,mbeshtetese te paepur te PD-se!
      Po,pse e ben kete rrufjani Artan?!E ben per arsyen e thjeshte,sepse eshte rrufjan.Po po,eshte rrufjan.Eshte nga ai soj intelektualeshesh,qe me mire se kushdo i ka pershkruar Adriano Celentano ne nje kenge te tij te koheve te fundit (Il conformista).
      Ky soj intelektualesh duan te hiqen si te paanshem;bejne gjithcka qe te shiten te tille;bejne edhe pehlivanlleqe si “filozofi” Fuga,si socialisti Artan qe shkruan ne nje gazete te PD-se.
      Per te kuptuar me mire se kush eshte ky pehlivan filozof,mjafton t’i hidhni nje sy faqes se tij ne Facebook.Statuset e tij jane te perditshme,madje te perorshme.Per nga spektakolariteti,statuset e Artan Fuges,lene shume mbrapa edhe ato te te madhit Nard Ndoka.
      Nje nder vecorite e filozofit tone pehlivan,eshte se i respekton dhe i do shume ndjekesit e tij,sidomos ata qe i bejne komplimenta pafund per urtesine dhe fjalet e mencura qe thote.Bile bile,komentet e shume nga keta ndjekesve te tij,ai i ben edhe statuse me shenimin:lexojini keto fjale te mencura!Bah sa zemergjere eshte filozofi Artan me lajkataret e tij!
      Kurse ata(ah,edepsuzet!)qe vene ne dyshim mendimet dhe qendrimet e tij,i bien me kot ne qafe filozofit tone.Hidhuni nje sy komenteve te statuseve te Artan filozofit,e nuk do te shihni asnje koment kunder,qofte edhe pakes, shume shume pakes kunder;te gjithe jane pro mendimit te filozofit te preferuar te Arjan Canit.Natyrisht qe behen edhe komente,ku shprehen mendime ndryshe,por se di sesi fshihen shume shpejt ato?!
      Pertej ironise,ky rrufjan profesor,qe ekzaltohet si femije i llastuar nga komentet lajkatuese te ndjekesve te tij,eshte stereotipi i intelektualit te sotem shqiptar,i cili intelektual bertet me te madhe se eshte rrebel,se eshte kunder rrymes…e ne fakt eshte rryma vete.
      Ky soj i peshtire po dominon opinionin publik kohet e sotme,ne tv-ra,shtyp,blogje e forume interneti.
      Ky soj filozofesh dhe publicistesh kokeboshe eshte kthyer ne nje makineri gjigande trushpelarjeje masive e te rinjve.
      Kjo trushperlarje masive funksionon ne menyren me te ndyre.U thone te rinjve: mendoni me koken tuaj,jepni mendimin tuaj te pavarur – e me ane tjeter,sapo nje i ri ndjek kete keshille,merr mbi vete zemeraten e mashtruesit,duke u fyer ne intelektin e tij.
      Keta lloj qenefesh nuk ndjekin as ate shprehjen e njohur tashme “beni si them une ,por mos beni si bej une”.Keta ,medemek, intelektuale duan qe te rinjte te mos bejne as ate qe predikojne!!Bah!Qenefhane hesapi!
      Hajt tung!E kujdes nga keta shamane tribale te koheve moderne.

      1. ermir says:

        O dru me pre skypion po pse mor idjot hyn ne te thella kur ti di vetem si kulloten dhite,po pse mor gomar e shkuar gomarit mendondon se je me i zgjuar se personi ne fjale,,,,ti je kokrra e gomarit dhe asgje me teper,

        1. Majestiku says:

          O Skypion,nuk e lexova mender komentin tend,por jam i sigurt se edhe kete rradhe do i jesh futur me themeli procesit te m.tngrenies.

  2. toni shkoder says:

    Artan ke shume te drejte.

  3. Fran Cukaj says:

    Sikur te kishim nja 1000 intelektuale me nivel , por dhe qe nuk jane te nenshtruar ndaj politikes ,siç eshte me sa duket rasti i z. Fuga , do te mund te ngjizej nje berthame-shprese per te patur nje fillim emancipimi te shoqerise civile . Le ta ndjekim dhe te shohim se çfare do te ngjase me kete ze te vetmuar !Do te fiket , apo do te ndizet ?

  4. Noli says:

    Boci ne PD perfaqeson grupin e idjoteve qe prononcohet pa e ditur se per cfar behet fjale.Nuk eshte hera e pare qe Luci ja fut kot. Flet prononcohet mban qendrime qe as vete nuk i di se per cfar po flet.Turp per nje petagog universiteti qe nuk arikulon qarte cfar do te thote. Luci besoj se e di mire situaten ne Universitetin e Elbasanit se eshte pjestar dhe aktivist ne formimin e trupes mesimdhense ne kete universitet. Familjare dhe te aferm te drejtuseve te ketij universiteti pa ardhur fare me mesim marrin diplloma me rezultate te larta dhe pastaj punesohen si pedagoge ne kete universitet. Rektoti Liman Varoshi dhe Luciano Boci jane drejtuesit e ketij lloj trafiku. Kur te dale koha Luci fol per kete problem: Sa te aferm te personelit ne kete unuversitet jane dipllomuar pa qene fare jane dipllomuar me rezultate te larta dhe pastaj jene punesuar si petagoge? Kjo ceshtje do nje pergjigje edhe nga Ministria e Arsimit.

  5. aljor says:

    Priofesor i nderuar Fuga,mos u merrni me kete fare Luciano Boci sepse ai nuk e ka hallin te ligji per universitetet,por te kariera e tije politike.Ai do me cdo kusht ti bjeri ne sy Sales e te marri ndonje kocke se po te ishte per universitetet ai duhet te fliste kur ato u bene dhe mbine si kerpudhat mbas shiut.

  6. rovigo says:

    Nje keshille per Ju profesor,mos e ulni veten duke u marre me njerez si Boci.Pershendetje prof.

  7. beni says:

    Te lumte prof.fuga.Si ka fytyre ky Boci Qeni te flase per universitetet.Ne gjendjen qe i cuan keta per 8vjet duhet kohe te vihen ne vije.Imershin diplomat pa qene asnje dite ne shkolle.TURP

  8. Gita says:

    Prof Fuga, mire e ke, por arsimi ne Shqiperi eshte katandisur kaq keq ne tete vitet e shkuara sa qe duhet vullnet i jashtezakonshem per ta vene ne binare. Kur nje trup eshte i semure me kancer, gjeja e pare qe ben mjeku heq masen tumorale kanceroze. Kjo duhet bere me arsimin e larte ne Shqiperi, dhe arsimin ne pergjithesi, duke larguar nga skena ata qe e shkaktuan kete tragjedi, efektet e se ciles po i ndjen shoqeria shqiptare sot, do ti ndjejne brezat neser. Eshte nje klan ne arsim qe e ka mberthyer per fyti e nuk e leshon. Duhet shume kurajo nga qeveria aktuale qe ta shkermoqe, e ta vere ne shinat e duhura. Por, nuk behet me fjale “e majta apo e djathta. Kur vjen puna per interesa te medha personale, behen bashke. Dalin edhe neper televizore e flasin per strategjira e per zhvillimin profesional te mesuesve. Profesor, jane pazaret midis tyre qe i bashkojne dhe vetem kur u prishen, fillojne e i kundervihen njeri tjetrit. Ky eshte niveli i inteligjences ne Shqiperi. Nuk ka debat konstruktiv e parimor. Fjala e dites eshte: para para para dhe nje post qe te mund perfitosh edhe per tre breza te tjere. Kjo rrace makutesh duhet menjanuar sa me pare.

  9. Arber Iliri says:

    Pse qenka ene prof un. ky Boci.Ja arsyja pse ata qe mbarojne universitet 50% jane kot fare pa asnje formim.Me prof si ky Boci shkohet drejt anafalbetizmit jo drejt akademizmit. hahaha.Fuga vari leshte, keshtu do shkoje kjo pune.PD tani po duket se ka mbetur shume prapa ne te gjitha drejtimet, duket si dinosaur qe po ngordh.

  10. Rri shtrember por fol drejt! says:

    Z. Profesor, te gjith ata qe e njohin realitetin shqiptar dhe jane te formuar pak a shume akademikisht e kuptojne shume mire se opozita, dhe jo vetem kjo e tanishmja por edhe te kaluart, kane si metode pune vetem dekonstruktivitetin.

    Kur perpara me shume se nje viti e gjysem shume shqipetare u gezuan, se shoqeria jone me ne fund po shpetonte nga e kaluara e zymte dhe nga kthetrat e nje pushtetari cinik, duke shpresuar ne nje te ardhme te re, me shpresa te reja per ndertimin e nje shteti demokratik, “humbesit” e pushtetit si nje bishe e plagosur rend po planifikonin nje hakmarrje te eger kundrejt te gjitheve dhe gjitheckaje qe ishte kunder tyre.
    Nen moton, cdo filize qe mbjell qeveria e re duhet shkaterruar pa zene rrenje, duhet perbaltur sa me shume, ti hiqen mbertheckat dhe te c’nderohet ata po punojne cdo dite e me shume per te bere hakmarrjen e tyre realitet.

    Nje vite e gjysem kane kaluar dhe shume filiza te reja jane mbjell. Por opozita, sinonimi i harmonise dhe ekujlibrit politik nuk ka pranuar as edhe nje te vetme. Madje nuk ka ofruar as edhe nje opsion te vetem zgjidhjeje. Pervec klithmave te urrejtjes se tyre, qe i leshojne perdite nga strofulla e SHQUP-it dhe friksojne e perbaltin gjithe Shqiperin, tanime perdorin edhe xhelatet e vete, si Presidentin, Porkurorin dhe Kryetarin e Shikut per te shkaterruar sa me shume te mundin.
    Prandaj ne keto rrethana eshte detyra e gjithe shqiptareve te ndershem, qe mos te jemi vetem kritik dhe mosbesues ndaj Qeveris se re, por me se pari te perqafojme cdo filiz te ri qe mbillet ne token tone dhe ta mbrojme ate nga ata qe ne emer te pushteti personal sakrifikojne atdheun tone.
    Profesor, kam shume respekt sepse ju po mbroni nje filiz te ri, i cili ne te ardhem, gjithemone nese hedh rrenje, do te na bej dinjitoz dhe te respektuar ne te gjithe boten. Ju e hodhet hapin e pare, shpresoj dhe deshiroj qe te kete edhe shume te tjere si ju!
    Me respekte!

  11. aron says:

    Si,si? Te vijne profesore dhe student te mbajne ligjerata ne Kuvend? Ti qenke dhe “burre i poshter”, zoteri! Dashke qe mileti te shohe dhe beje krahasimin midis profesoratit dhe deputeteve tane te nderuar, te cilet jane lulja dhe ajka e kombit. Po si te vajti mendja ne nje fyerje te tille , xhanem. Hy, germisu tujte,- sic thone ne anet tona dhe leri ligjvenesit tane t’na cojne ne evrope…

  12. veterani says:

    Ne zgjedhjen e pare si deputet ne elbasan shkruhej ne mure votoni luciano bocin 100EURO nje provim.Se kshtu vepronte pedagogu deputet.

  13. paridi says:

    Luciano, jep nje here llogari sa e ke tarfien ti dhe shoket e tu te atij universiteti me emer,mos iu servilos sales tat, po shiko ate qe studenti nuk paraqitet fare ne mesim dhe kane diplomat ne xhep, dhe me e bukra eshte se e pohojne vete dhe ne i shohim, dhe kur vjen puna ata jane te punesuar, te drejtuar dhe te rregulluar ne jeten e tyre, kurse nje qe derdh djersen dhe shkon ne mesim per dite, mban shkollen, ben dhe masterin dhe rri pa pune, po ke goje dhe flet, ri o rehat, nuk kini faj se ja nxoret fundin ketij vendi, matesh ti me njerez qe kane bagazh dhe reputacion.Harramseza.

  14. dallkauku says:

    pc c’faj ka Luciano boci I shkrete.atij I dhane nje cope leter ne dore,merre lexoje ,I thane dhe shko prape ne elbasan.ai tani po e merr vesh se cfare ka lexuar.i shkreti dallkauk

  15. tarrasi says:

    tre arsyet e artan fuges qe sduhet tedal fare fare ne puplik nje esht nje cop muti dy komunist ithekur tre shitet edhe blehet si lopet ne tek ura ekamzes keto jan tre arsyet ose dhjet cilsit ekomunistit

  16. mali says:

    Profesor Artani,jeni dhe do te mbeteni te nderuar de te respektuar nga te gjithe ata qe u njohin nga shkrimet dhe mendimet e dhena nga ju ne ekranet e televizioneve sa here qe jeni thirrur per te trajtuar probleme te ndryshme.Ju me te drejte u terhiqni vemendjen politikaneve dhe partive politike dhe ne rastin konkret PD per nxitimin dhe qendrimin qe mban ndaj ligjit per arsimin e larte duke ua argumentuar edhe psete,por kujt ua thua,Lucianos qe e heq veten se e njeh arsimin e larte apo dhe ate para universitar.Ishte i uruari edhe ne nje emision ku diskutohej edhe dhuna ne shkolle dhe nga te gjithe te pranishmit ishte me nivelin me te ulet si per argumentimet,per nivelin e shprehjes dhe ne vecanti per mosnjohje te thelbit te problemeve qe ka shkolla sot e si mund te kapercehen ato.Arsimi i drejtuar keto vite nga Pollot,zootekniket edhe pse me grada shkencore ka bere regres te papare,sepse tek shkolla Ministria e Arsimit,drejtorite rajonale dhe ato te rretheve kane pare me teper fasaden,kenaqen me dosjet qe mbahen ne shkolla e qe disa drejtore te palevizshem ua kane marre doren mire burokracive qe kerkohen nga kontrollet nga lart te cilet shikojne kapaket e dosjeve ,te planeve dhe nuk ulen per te pare nivelin e mesimdhenies dhe ne vecanti nuk shikojne nivelin e mesimnxenies qe le per te deshiruar,qe vene ne universitete analfabete dhe qe i marrin diplomat me leke.Prandal ligji per arsimin e larte duhet te diskutohet sa me gjere ,jo vetem nga senati,profesoritate e universiteteve ,por dhe nga shoqeria civile se keta pedagoget tane jane familjarizuar me mediokritetin e studenteve ,por edhe te tyre dhe nul u pelqejne ato ligje qe prekin rehatine ,cektesine se u bene kaq vite dhe s,kemi pare qe te behen studime shkencore.Cfare bejne keta me shkencenPo i japin tregut me shume te paafte dhe duan qe te ruajne statukon.PD ka pergjegjesi per lulezimin e kerpudhave te ashtuquajtura universitete qe me shume shiten diploma e u pasuruan.Duhet kontroll mbi nivelin e mesimdhenies edhe ne universitete se e moren me qafe kete vend.Si te mos merren ne provim mesuesit e dale ne keto vite te fundit,kur dihet se per mesuesi kane shkuar ata qe s,kapnin piket per dege te proferuara dhe tere mbetjet i mblidhnin deget e mesuesise e sidomos ne periferi.Keta mesues nuk e kane as nivelin e nxenesve te 9-vjecares.Provojini qe te mos kopjojne dhe kini per t,u cuditur se ne nje test te tille edhe noten pese s,kane per ta marre.Dhe pa pike turpi bertasin e ulerijne perfaqesuesit e PD se po u cenokerka dinjiteti i mesuesve .Dinjiteti i cileve mesues ,mor ditezinj qe me politikat tuaja i sollet nje dem te madh arsimit qe do te duhen vite qe te marre veten.

  17. ilirjan says:

    Respekt dhe Konsiderate per Ju, Prof.Artan Fuga!
    Ju faleminderit dhe Ju pergezoj per Reagimin si Akademik por teper Qytetar dhe me vlere!
    Boll me me qendrimin e heshtur karshi Pergjegjesve te gjendjes se mjere te Akademise dhe Institucioneve te arsimimit ne te gjitha nivelet, qe me keqardhje pohoj se jane rrenuar teper-teper rende!
    Duket ka ardhur koha e reagimit plot kurajo dhe me llogjike te plote ndaj kujtdo qe behet pengese per Progresin, ne emer te nje opozite, sidomos kur kjo e fundit eshte pergjegjse per katandisjen e Shqiperise dhe ne vecanti te Arsimit, te Akademise se te gjitha niveleve ne gjendjen me te pamenduar se do te ndodhte ne vitin 1990, per 25 vitet e ardheshme.
    Me fal Prof. Artan Fuga, por gjej rastin t’ju them pergjegjesve te Shkaterrimit te Shqiperise, qe me veprimet e tyre te qellimeshme, me plot vetedije, shkaterruan veprat e medha ku punonin me dhjetra akademike, me qindra inxhinjere, me mijra teknik-mjeshtra, shkaterruan Institute Akademike sic Ato te Naftes, Gjeologjik dhe Teknologjik, Miniera dhe TEC-e, etj e tj. :
    Heshtni, strukuni thelle ne vrimat qe ju shkojne per shtat dhe prisni prej andej Gjykimin Qytetar!

  18. shtrezi .L.K says:

    Te gjithe Lucianot ne PD qe PD ka shume shume nga keto nuk flasin ne interes te se mires,te zhvillimit, te revolucionarizimit ideo-shkencore paneuropian por flasin ne interes te karieres se tyre personale, sepse jane zgjedhur me listen e antishqiptarit dhe duhet me padiskutim ti hyne ne qef e ti sherbejne antishqiptarit Sali sepse, duke i sherbyer SB mendojne se i sherbjne dhe vehtes se tyre, dhe ne fakt deri tani ashtu ka dalur. per ata nuk ka rendesi se ne cfar niveli eshte ligji apo programi ,per ata rendesi ka futja kot mjafton te jeshe kunder.Pra keshtu behet opozita tek ne .Kjo mazhorance se zben duhet te ndryshoje ligjin perzgjedhjet. Nuk duhet te kete dputete me lista sipas deshires se kryetarve por ata te dalin nga populli direkt me voten e tije.

  19. bato says:

    Falenderime profesor! Keni goditur ne shenje, por ama kam frike se PD, Luciano dhe lucioanot qe dalin cdo nje ore ne konfereenca shtypi, jo vetem nuk do ju degjojne, por kam frike se as nuk do e lexojne keshillen tuaj aq te rendesishme per fatet e kombit dhe te ardhmen e tij. Ata kane vetem hallin si e si te fitojne kapitale politike, pa menduar se me te tilla qendrime, vetem se humbasin cdo dite kredite.

  20. Stela says:

    Per te tilla qendrime jo partiake dhe intelektuale ka nevoje shoqeria shqiptare qe mos te politizoje cdo qendrim jo partiak .Bravo profesor Fuga, ju lutem flisni , kemi shume nevoje si shoqeri per qendrime te pa ndikuara politikisht.

  21. Muzapopullore says:

    Projekt Ligji per Arsimin I ka shqetesuar shume “Universitetet ” dhe “Profesorucet”e Saliut.
    Edhe Fugen “circumventum philosopher”. Kushtrimi per ta rrezuar ne parlament, eshte thjesht per te mos zbuluar dekonspirimin qe naivi I pamaturuar Boçi I beri varesise simbiotike te PeDe-se dhe mejtepe-universities te saj
    Fugetar shko merr pagesen e muajit tek Saliu tani !

  22. tradita says:

    Fuga nese je kaq naiv sa te besosh se ky parlameent me kaq element te majte ( u thenshin se jane te hurit dhe litarit )do te interesohen per nje ligj te mire per arsimin e larte, ti qofsh. Sa per opoziten dhe kritiken ndaj saj vazhdo si mire e ke. ajo aq numra ka dhe aq mund te bejne se e njeh mire parlamentin dhe sa mund te behet atje.

  23. karina says:

    Ne qeveri duhet te jene njerez si Fuga ,Shqperia ka plot ,por fatkeqsisht
    kete vend e drejtojne biznesmen dhe drogmen .

  24. mira says:

    Fuga nuk me pelqen se shkon shpesh tek njefare “gazetar” Cani.
    Por shkrimi eshte super perfekt, dhe nuk e kuptoj perse Rama mban nipin dhe nuk merr xhajen per keshilltar.
    Fuga shkrimin e ka bere per te tjere, per ata qe mund ta kuptojne, sa per atij qe i eshte drejtuar jam e sigurt qe nuk e merr vesh fare dhe vetem reciton ate qe i kane shkruar.

    ps Rama NUK DO NJERES ME VLERA SE CVLERESOHET VET.
    Ka mbushur qeverine me kukulla qe u shtyp butonin dhe recitojne so do ai. Shteti do BUTHE por jo nga ato te Kimit qe jep Mero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje