I ati i tij ka qenë i akuzuar për lidhje me mafian, vëllai i tij ish-presidenti i rajonit të Siçilisë u ekzekutua nga “Cosa Nostra”, duke dhënë shpirt në krahët e tij. Karriera në Demokracinë Kristiane, dorëheqja si ministër për shkak të ligjit që i mundësoi Berluskonit ndërtimin e perandorisë së tij mediatike, zv.kryeministër në kabintin D’Alema. E ka quajtur hyrjen e “Forza Italia” në gjirin e Partive Popullore Evropiane “një makth të paarsyeshëm”. Si anëar i Gjykatës Kushtetuese rrëzoi në vitin 2013 “Porcellumin” (sistemi e vjetër zgjedhor dhe tejet të kontestuar në Itali)
Nga Primo Di Nicola*
serxhoJo, ndoshta ai nuk do të hyjë në histori vetëm për “Mattarellumin”, ligjin elektoral të vitit 1994, që do të duhej të çonte Italinë drejt Republikës së Dytë e në fakt e degdisi vendin, sipas disa prej kritikëve më të ashpër, tek rërërat thithëse të “berluskonizmit”. Pikërisht ai ligj, që do të deformonte sistemin mazhoritar të kërkuar nga italianët, me betejat referendare që filluan në vitin 1991, me skllavërimin e pjesës proporcionale, për nevojat e mbijetesës së klasës së vjetër politike.
Një punë e kryer me finesë, nga një artist i madh i ligjit parlamentar, që pasi varrosi arsyet për rinovim, shpërtheu me Tanxhentopolin e që më vonë do të balsamonte kastën e vjetër me të ashtuquajturin “Porcellum”. Një shigjetim ky i lig, që megjithatë mjafton sa për të ngritur një proces politik dhe kërkuar llogari ndaj atyre, që sistemit zgjedhor i vunë edhe emrin e tyre.
Ndërkohë, duket se fati e ka shkruar që gjërat të shkonin ndryshe. Dhe që Serxho Matarela, nuk do të mbahet mend, vetëm për disa nga efektet e ligjit të tij. Kjo kishte filluar të kuptohej qëkur para lëtyrave elektorale të propozuara me “Italicumin” e Mateo Rencit dhe anëtarë e tjerë të marrëveshjes së Nazarenit (rruga ku ndodhet selia e PD), jo pak mes politikanëve dhe qytetarëve, filluan të pendohen për “Mattarellumin” e tyre dhe të kërkonin rifutjen e tij.
Hakmarrja mbi fatin që shpesh është kundër, ka karakterizuar familjen Matarela. E përkëdhelur nga karriera të mëdha të ndërtuara mbi krenarinë demokristiane, por e goditur ndërkaq edhe nga pikëllimi dhe dyshimet e tmerrshme. Një traditë që fillon me babain e tij Bernardo, një nga themeluesit e demokristianëve, zv.sekretar i partisë në vitin 1945, i zgjedhur një vit më vonë në Asamblenë Kushtetuese, më pas ministër dhe shumë herë nënsekretari në qeveritë e Aliçide De Gasperit.
Një karriere pra e lavidshme, e njollosur megjithatë nga dyshimet për lidhjet e tij me anëtarët e vjetër të mafias siçiliane, që sipas disa historianëve u katapultuan prej tij, nga militimi në rradhët e monarkisë e separatizmit nën flamurin e demokristianëve, me marrjen e pushtetit dhe pushtimin e institucioneve. Dyshime të tmerrshme, që në dekadat në vijim kanë bërë që njerëz si Klaudio Marteli të akuzojnë mjeshtrin e kulisave për lidhje me mafien.
Megjithatë, demokristianët kanë mbrojtur gjithmonë Bernardon, që mbeti i fuqishëm si gjatë jetës ashtu edhe pas vdekjes në vitin 1971, pasi u ndje befas keq në sallën e parlamentit. Së fundmi elozhe i thurri atij edhe e përditshmja “Evropa”:I ndershëm, i ndjeshëm, bujar, sikurse pohojnë njerëzit që e njihnin, dhe sikundër është theksuar në shumë vendime të gjyqësorit”- shkroi gazeta e Partisë Demokratike. “Një njeri me një ndjenjë shumë të lartë të shtetit dhe institucioneve që ushtroi një ndikim të madh mbi fëmijët Piersanti dhe Serxho, të cilët vazhduan veprën e tij politike”.
Fjalë këto sfiduese, që duket se duan të mbyllin një kapitull të errët të historisë familjare. Sponsorizimi mediatik, vazhdoi me rritjen e Piersantit që në pak vite dogji disa etapa në shkallaren drejt pushtetit:deputet i kuvendit rajonal siçilian, pastaj komisioner. Deri në vitin 1980 kur, presidenti rajonal, promotor i një procesi reformash në sistemin e financimit publik dhe i padëshirueshëm nga bosët e mafias, u vra para syve të vëllait të tij.
“Ai ishte po përpiqej të krijonte një projekt të ri politik-administrativ, një revolucion të vërtetë. Kishte trazuar sistemit e prokurimit publik me gjeste dramatike, të pazbatuara ndonjëherë në ishull”- do të deklaronte më vonë ish-gjyqtari i palermos, aktualisht president i senatit italian, Piero Graso.
Goditja ishte e tmerrshme. Por pikërisht tek tragjedia e Piersantit, fillon ngjitja e Serxhos, asokohe një profesor i së drejtës parlamentare në Universitetin e Palermos. Pjesëtar i klanit të Aldo Moros, ai hyn në parlamentit për herë të parë në vitin 1983. Katër vite më vonë, emerohet Ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin, në fillim në kabinetin e De Mitas dhe pastaj të Gorias. Një përvojë që do të zbulojë karakterin e tij mjaft të ftohtë, duke e bërë të duket Arnaldo Forlanin “një reformator” duke ndëshkuar Qirjako De Mitën.
Qeveritë ndryshojnë, por Matarela mbetet në kabinet. Në qeverinë e gjashtë të Andreotit, ai zhvendoset në Ministrinë e Arsimit, pozicion që do ta mbajë deri në dorëheqjen e tij të bujshme, së bashku me ministra të tjerë të Demokracisë Kristiane që i përkisnin rrymës së majtë, në shenjë proteste për miratimin e ligjit “Mammi”, i kërkuar pikërisht nga Betino Kraksi, Andreoti dhe Arnaldo Forlani dhe që vendosi bazat, ku Silvio Berluskoni filloi ndërtimin e perandorisë së tij televizive.
Lideri i ardhshëm i “Forza Italia”, nuk e priti mirë atë reagim dhe këtu gjendet edhe shpjegimi i rezistencës së tij ndaj kandidaturës së Matarelës. Ndonëse për hir të së vërtetës, ai nuk ishte rasti i vetëm kur politikani siçilian, shprehu antipatinë e tij ndaj Berluskonit. Kjo ndodhi sërish kur “Forza Italia” u pranua në Partinë Popullore Evropiane. “Një makth i paarsyeshëm”-tha atëherë Matarela.
Drejtori i “Populli”, organi zyrtar i demokristianëve në vitet 1992-1994, duke “notuar” mes rrymës së renegatëve të parties, që po shkonin drejt Partisë së re Popullore, ishte pikërisht fillimi i viteve ’90, kur Matarela u përfshi në aferën që i kushtoi atij një çështje penale për financim të paligjshëm. Akuza ishte për një zarf me 3 milionë lira në tallonë benzene, të dhuruara nga sipërmarrësi siçilian Filipo Salamone, që cilësohet nga gjykatësit e Palermos si trashëgimtari i Anxhelo Sinos, ose siç njihej ndryshe “ministri i punës” i bosit të bosëve, Toto Rina.
Matarela e mbrojti veten ndaj akuzave, duke pretenduar se pranoi një dhuratë të një “vlere të ulët” dhe se i kishte shpërndarë të gjithë kuponat e karburantit vartësve të tij. Procesi gjyqësor, zgjati afro një dekadë dhe përfundoi me shpalljen e pafajësisë së tij (pasi krimi nuk ekzistonte). Aventura të tjera gjyqësore, prekën edhe disa anëtarë të familjes. I vëllai Antonio, u hetua në vitet ’90 në Venecia për pastrim parash dhe lidhje kriminale me Enriko Nikoletin (pjesëtar i organizatës mafioze romane “Banda Magliana”) për një mashtrim financiar në resortin turistik në Kortina.
Në fund hetimi u mbyll për mungesë provash. Nipi (djali i Piersantit) këshilltar rajonale në Siçili, po hetohet si shumë kolegë të tij në Itali për përvetësim parash gjatë rimbursimit të grupit të këshilltarëve të Rajonit. Ndërkohë, Serxho ka kohë për të kryer një karrierë për t’u patur zili, çka e bën atë një nga anëtarët më të shquar të klasës qeverisëse post-demokristiane:harton ligjin zgjedhor “Mattarellum”, rrikthehet në qeveri në kabinetin e Masimo D’Alemës në vitin 1998, duke marrë postin e zv.kryeministrit dhe pastaj atë të Ministrit të Mbrojtjes. Ai është një nga themeluesit e koalicionit të majtë “Margherita”, dhe mbetet në parlament deri në vitin 2008. Në zgjedhjet që pasuan nuk do të rikandidojë, dhe gati duket se e zhduk nga skena politike. Ndonëse në vitin 2009, drejtuesi i atëhershëm i PD-së, Dario Françeskini e zgjedh si një nga kandidaturat e mundshme për të drejtuar televizionin shtetëror RAI. Natyrisht që nuk do të bëhet asgjë, dhe gjithmonë për të njëjtën arsye:pakënaqësinë e vjetër të “armikut” Silvio, që ndërkohë ishte rikthyer në Pallatin Kixhi.
Këto ishin dukshëm vitet e heshtjes për Matarelën, që shfaqet në kronikat e mediave vetëm në rrethana të veçanta, si për shembull në janar të vitit 2010 kur familja e tij dhe fëmijët e Piersanti, priten në një takim nga presidenti Napolitano në Kuirinale.
Ky i fundit, i bëri homazh figurës së Piersantit “për vlerën e jashtëzakonshme të angazhimit të tij”. Në vitin 2011, ngjitja e fundit në karrierë:i nxitur nga miqtë e tij të Partisë Demokratike, Serxho zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Dhe si për ironi të fatit, si gjyqtar shpalli në 4 dhjetor 2013 antikushtetues ligjin zgjedhor që ishte imponuar nga qendra e djathtë, duke anuluar për më shumë se një dekadë ligjin e tij zgjedhor.
Një rastësi e çuditshme, që duket se kishte shijen e një hakmarrjeje. Por kjo vetëm në sytë e atyre, që nuk e njohin mirë gjykatësin e kushtetueses. Serxho nuk është një hakmarrës. Nga miqtë e tij më të ngushtë, përshkruhet si një njeri që është “i aftë të pranojë humbjen pa iu dridhur qerpiku, megjithatë nuk bën kompromise për vlerat që beson”. Kjo nuk është pak, sidomos në një periudhë të pasigurive të madhe dhe shushatjejes që ka pllakosur pjesën dërrmuese të institucioneve tona.
Për këtë arsye, shumë vetë kanë frikë prej tij. Duke filluar nga Berluskoni. Por, sikurse thotë Guerini “nisemi dhe mbërrijmë me Matarelën”, ndoshta Partia Demokratike mund të gjejë shpejt orientimin. Dhe, mbi “vlerat” e ish-zv.kryeministrit, ministrit dhe anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, ekzistonin numrat e nevojshëm për të çuar në Kuirinale, pas një ish-komunisti si Napolitano, një tjetër të moshuar dhe një ish-demokristian të sinqertë.
*Il fatto Quotidiano- www.bota.al
Lammadhi
Bravoo Mattarella! Paska nderruar edhe ky disa parti. Prit kur te na vije ndonje dite tek LSI-ja.
Ku e ke mare diplomen te kristali, as une nuk e mbaj veten per te zgjuar. Po nuk munde te shkruash emrin Sergio ne Serxho.
Perkthim qe le per te deshiruar. Ka fraza pa kuptim.
Shume e vertete !!
VEJUSHI I MARIA BRUCCELLATO’S
Nga Attilio Bolzoni (La Repubblica) gazetar qe prej vitesh jeton nen mbrojtje nga kercenimi me vdekje per artikujt dhe librat e publikuar kunder mafies siciliane.
“Kjo foto është fati i një njeriu. (ne foto shihet Presidenti i posa zgjedhur duke mbajtur ne krahe te vellain e vrare me tete plumba nga Mafia – sh.im) Eshtë historia e një familjeje që është jeteshkrimi i Sicilisë, është kufiri midis jetës dhe vdekjes. Ai ishte ende gjallë, ende mirrte frymë, Presidenti i Rajonit te Siciliea-s Piersanti Mattarella kur vëllai i tij Sergio e tërhiqte atë jashtë nga makina e errët, ku kishte qenë masakruar pak momente me pare nga tetë plumba. Ai ishte ende gjallë kur Sergio përpiqej për ta kapur atë nga supet dhe i mbante koken lart, ndërsa gruaja e tij Irma shtynte këmbët, shtynte e shtynte pa ndjerë më dhimbjen për gishtat e thyera nga një prej plumbave.
Kjo është një foto që tregon një shumë për fisin Mattarella, baballarëve, bijtë, vëllezërve, eshte brenda Palermo e viteve tetëdhjetë, është brenda frika, para dhe pas, është mbi të gjitha momenti kur ndryshon për gjithnjë ekzistenca e një profesori të qetë universitar që ka krahë vëllain që po vdes dhe reflekton trashëgiminë e një gare që politika me gjurmët krejt tjetër ka shënuar thellësisht ne sicilien që nga lufta e dyte boterore. Vetëm disa sekonda, çdo gjë ndryshoi për profesor Sergio Mattarella-n, në mes 12,30 dhe 13 të Epifanisë të 1980-tes. Rrugëve pothuajse të shkreta nga Statuja te Politeama, dielli, kishat, këmbanat dhe armë zjarri. Armë zjarri në qytetin ku politika behet me armë.
Unë (Attilo Bolzoni – sh.im) kam qenë aty në mëngjezin e 6 janarit. Ishte diçka pa formë në mes të asaj makinë dhe asfatit te rrugës, dukej si një manekin – për të mos desheruar të shikoja një tjetër trup vrare ne Palermo (ndodh me gazetarët e rinj të “kronikes se zezë”) – nuk hiqja syte nga gishtat e asaj gruaje, gruaja e tij Irma Chiazzese, gishti tregues dhe gishti i madh i dorës së saj të majtë thyer, tendinet te shqyer. Fytyra e vëllait të tij Sergio ishte me e bardhë se flokët e tij, vajza e tij Maria ishte në dëshpërim në ndenjësen e pasme të Fiat 132 që mbulonte fytyrën e saj, djali i tij Bernardo ishte ende pranë portës.
Kisha ardhur në rrugen Liria – rrugë e shkëlqyer me vila ne stilin “Liberty” ne Palermo që ishin me, te hedhura ne ere me dinamit naten për të ndërtuar pallatet e mafias.
Disa minuta më vonë arrin Letizia Battaglia, fotografja e kësaj skene dhe e pyes: “Kush është ai, Letizia? Më thuaj kush është? A e dini emrin? “, E pyeta atë i sigurte per një përgjigje. “Unë nuk e di ende, unë arrita këtu dhe mendova një aksident me makinë, atëherë unë pashë dikë në makinë dhe kam filluar të largohem me vrap duke u dridhur.” Letizia drejtonte objektivin e makines fotografike brenda makinës, Franco Zecchin – shoku i saj edhe vetë ai fotograf – fotografonte burrat dhe grate që ishin mbledhur në heshtje para trotuarit ne Via Liberta numur 147, shtëpia ku jetonte Piersanti Mattarella, studenti i zellshem i Aldo Moro-s, i cili kish tentuar te sillte nje “revolucion” te tij në një ishull që nuk e desheronte ndrysh.
Ata të gjithë ishin duke shkuar për në Meshë, si në çdo ditë festimesh. E gjithë familja Mattarella. Te vetem, pa skorten e shoqeruesve qe i kishin dhene nje dite pushimi.
Pastaj nje i ri në xhinse dhe xhaketë qe ecte duke u hedhur dhe qe sapo kishte zbritur nga nje makine e bardhe, kishte qëlluar katër të here, dhe ishte zhdukur, per tu rikthyer përsëri duke shtene edhe katër plumba të tjere.
Dhe pastaj ajo skenë, vëllai i tij Sergio qe përpiqej ta mbante lart atë pa e kutuar çfare kish ndodhur, pa imagjinuar se çfarë do të ishte per jetën e tij nga ai moment e për vitet që vijnë – pasuria e jetes se tij, mendimi i tij.
Nje trashëgimi sa e rende nga i vellai Piersanti, aq edhe e rrezikeshme.
Babai i tyre Bernardo, nje person hijerëndë, me nje te kaluar shumë te pakëndshme.
E gjithe kjo ndodhi e rrethur në mënyrë të pashpjegueshme në mes të gjakut dhe të terrorit, kunata e tij e plagosur, nipërit e mbesat te tmerruar, çdo gjë mes ores 12,30 dhe 13 ne ditën e Epifanisë në rrugen Liria në Palermo.
Piersanti, vëllai President i Rajonit te Sicilise, që donte rregulla të reja dhe pastrimin e jetes qytetare nga aferat mafioze dhe babai Bernardo me ato hijet që e lidhnin me një të kaluar të errët.
Vëllai i cili ëndërronte për një Sicili më të lirë dhe thashethemet rreth babait të tij, qe sillnin ne mendje te kaluaren, në Castellammare del Golfo, atdheu i “castellammaresi”, te cilat që nga 1925-ta ishin kthyer ne mbreterit e Nju Jork-ut.
Gruaja e tij me emrin Maria Buccellato (familje aristokratike e mafias), dyshimet rreth lidhjeve te tij me të klanin e fuqishem mafioz te vellezerve Rimi te Alcamo-s, akuzat (asnjehere te provuara) nga Gaspare Pisciotta në proçesin e Viterbo-s në vitet pesëdhjete, dosja e sociologut triestin Danilo Dolci (i dënuar për shpifje dhe i amnistuar) për pjesëmarrje të tij në aferat mafjoze neTrapani, faqet e shumta te Komisionit të Parë Parlamentar anti-Mafia ku permendet e deri tek rrëfimet më të fundit të te penduarit te Cosa Nostra-s Francesco Di Karlo, per Presidentin e posa zgjedhur te Republikes Italiane sot !”
Nuk do kaloje shume kohe dhe Italia do e pesoje si Greqia, jashte euros dhe te emigrojne neper bote si te padenje per te perballuar konkurencen e Europes se Veriut.
Eshte fatekeqesi qe Shqiperia akoma vazhdon e kopjon modele italiane te instituconeve?! Modele te tilla jane pasojat qe vuan sot Europa Jugore dhe Shqiperia sidomos, ku nuk behet fjale per shtet normal ligjor, ku politikanet jane mafia dhe shteti bashke.
MENDOJ QE EMRI DHE MBIEMRI TE SHKRUEN NE ITALISH NE KLLAPA MUND TA SHQIPTARIZONI
“SERGIO MATTARELLA “(SERXHIO MATARELA).AI TE MARTEN BEN BETIMIN DHE ESHTE PRESIDENT I ITALISE.
Italia ka njerez me mend, nuk vene ata ne krye te shtetit nje unuk si Jari yne, mos ja fusni kot per Matatarellan dhe lidhjet me mafian, nuk ka rene aq poshte Italia sa e beni ju qe sja kini haberin se kush eshte Italia.
Ne Itali ka njerez qe japin jeten kunder mafias, ka njerez tek antimafia qe e luftojne me gjithe shpirt mafian sepse ua detyron ligji, nuk jane si cobanet tane ne Tirane
Po ky qenka si vllau i Nishanit more burra.hahahaha
E kupton o Sali si duhet me qene Presidenti, jo si ti e Bujar Nishani.