Mjeti i një të dënuari për trafik droge ka shpërthyer në Krujë.
Ngjarja ndodhi në orët e natës, në lagjen numër 1 të qytetit.
Automjeti është në pronësi të Eduart Çelës,ishte i parkuar para një lokali kur ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse
Policia konfirmon se ka patur vetëm dëmtime të mjetit tip “Benz” me targe AA697ER.
Eduart Çela është pronar i një lokali në lagjen Nr.1 dhe bashkëpronar në disa biznese në Tiranë.
Ai ishte dënuar me 5 vite burg për trafik droge dhe pasi ka bërë vetëm 3 vite, është liruar me kusht.
Policia po heton edhe në këtë pistë.