Cështja Feka/Kolonel Hadushi: Reformimi i FA, i domosdoshëm

30 Janar 2015, 15:43Kronika TEMA

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka reaguar sot me anë të një deklarate për shtyp të Kolonel Flamur Hadushi mbi ngjarjet e fundit, ku një pjesëtar i Forcës Ajrore humbi jetën gjatë angazhimit në një aktivitet kriminal.

Ngjarja ku gjeti vdekjen major Sokol Feka është një ngjarje e rëndë, e cila flet për domosdoshmërinë e reformimit të thellë që kemi ndërmarrë në të gjitha nivelet e drejtimit të FA”, tha Hadushi.

Sipas tij, kjo, “është një ngjarje që flet po ashtu për rëndësinë e zbatimit të rregullave dhe procedurave për daljet jashtë vendit të personelit ushtarak si dhe nevojën që të rrisim më tej integritetin e të gjithë efektivëve tanë”.

“Ky rast nuk mund të hedhë poshtë punën e personelit të Forcës Ajrore për realizimin e misionit të saj kushtetues, për sigurimin në bashkëpunim me NATO të sovranitetit ajror, të krijimit të kapaciteteve të vëzhgimit ajror, mbështetjen e strukturave të tjera të Forcave të Armatosura dhe veçanërisht në mbështetje të drejtpërdrejtë të popullit, në përballimin e emergjencave civile”, theksoi Hadushi.

“Gjatë kryerjes së këtij misioni, personeli i Forcës Ajrore, veçanërisht personeli pilot dhe teknik, ka treguar shpirtin e vetëmohimit dhe sakrificës, duke sfiduar me profesionalizmin e tyre, kushtet ekstreme të motit, ditën, natën si dhe mbështetjen e trajtimin që ato kanë.

Për kryerjen e këtij misioni ata angazhohen dhe zhvillojnë çdo ditë një program të ngjeshur fluturimi në përputhje me programet dhe standardet që aplikojnë vendet e NATO”, dekaroi Kolonel Hadushi.

Por, vijoi Hadushi, “po ashtu askush, nuk ka të drejtën morale të ngrejë gishtin e akuzës ndaj gjithë Forcave të Armatosura dhe efektivave të saj, për shkak se një pilot i efektivëve tanë u gjet i përfshirë në veprimtari të paligjshme jashtë kufijve të vendit”.

Kolonel Hadushi bëri thirrje që raste të tilla sporadike të mos përgjithësojnë punën e përditshme dhe sakrificat e personelit të Forcave të Armatosura dhe që askush, të mos keqpërdorë veprimtarinë e FA në funksion të trajnimit, stërvitjes dhe ruajtjes së gatishmërisë luftarake.

Ky, theksoi Kolonel Hadushi, “është reagimi i fundit i shtabit të përgjithshëm për këtë çështje”. /gj.k/

7 komente në “Cështja Feka/Kolonel Hadushi: Reformimi i FA, i domosdoshëm”

  1. ??? says:

    Fjala vetemohim eshte shembulli i idiotsise. Cfare pret nga ai qe mohon veten?

  2. tan says:

    po komandanti i pergjitheshem ku eshte ca thote meqe eshte komandanti

  3. Claus says:

    Na jane bere keto forcat e armatosura si pasuesit e Jezu Krishtit, a thua se nuk kane dale nga kjo shoqeri e deformuar shqiptare.

    Askush nuk ka te drejte te vere gishtin mbi forcat e armatosura, thote Hadushi.
    Po kujt t`ia veme gishtin, Shaban Qoses?

    Nuk e kuptojne se jane bere bajate me keto shprehje?

    Duket si e mjegullt kjo histori dhe kam frike se eshte nje trafikim nga segmente qeveritare per te mbushur arken e shtetit.

    Eksperinece ne kete fushe ka shteti shqiptar, i kohes se komunizmit dhe demokracise.

    Hoqen Lazaratin nga skena sa pe sy e faqe, per te filluar nje stil tjeter tregtie nga ajri dhe aeroportet.

    Kam dyshimet e mia se edhe kokaina e Xibrakes ka fije qe te cojne lart ne qeveri.

    Nuk ka thene kot Kokedhima qe ne prisnim qe Europa te na shperblente per Lazaratin, por si duket kur shperblimi nuk erdhi, atehere filluan variante te tjera trafikimi.

    81 dite leje kishte marre personi ne vitin 2014!!!!

    Le te na e sqaroje pak kete muhabet Shtabi i Pergjithshem.
    Droga aty ka perfshire cdo skaj te shoqerise.
    Qeveri qe mbahet nga droga kam pershtypjen. Si dikur me tregetine e duhanit qe dilte nga brigjet e Rashbullit.

  4. Shoku Rrok i Druve says:

    S’jam ushtarak, po do vite zboresh i kam bere, rreth e rreth vendit, ku banoja kishte plot 10 parulla ne rrugen time: Armiku me i rrezikshem eshte ai qe harrohet!
    SHIU (jo ky i sotmi ne Tirane), policia ushtarake, vete komanda e Farkes s’kane gje per te thene?
    Ja dhe kete e zbuloi RASTESIA dhe jo Partia, si perhere, po ministria znj. Kodheli dhe gjithe “skuadra e z. Edi” nuk mund te thone se si i kane forcuar disiplinen proletaro-demokratike ne pune”, si zbatohen rregullat etj.?
    E them kete se Doktor Rrumpalla, e ka shkerdhyer kete vend ne cdo qelize, ka klonuar kaosin, anarshine, mikun e katundit, rryshfetin, banditizmin “merr te marrim c’te mundim” etj, atehere rivendosja e shtetit do te behet me slogane? A mund te thone sot (ne kohen e halese qe quhet internet, cel. etj) nje minister, se ku i ka dhe me cfare merren punonjesit e tij? Ka sekretar te pergjithshem, po para 2005-es ata/o ishin kryegardianet e dikastereve (deri ne marrezi nganjehere).
    Mjaft me teorizime dhe me krahasimin “ne kohen e Sales”: shteti forcohet ose fiton terren cdo dite. Hiqet nje zv/ministre se s’kishte paguar energjine. Mire t’i behet se edhe ne letargji te ishte dikush do ta tundte mire. Po tere piramiden shteteore? Per nje shpulle mesueseje, te merituar u mor tere katundi-shtet i yni (nuk e di nese u mbajt nje seance e posacme parlamentare).

  5. Arber says:

    Ju vazhdoni te mbani ne ushtri vetem kelyshet e Sali vrasesit more. Ai vrastar e spastroi ushtrine nga njerezit e mencur dhe te zote, ne vend te tyre ka vene hajdutet, i moralet, te koruptuarit, te pa aftet.

  6. Shqipja jone dykrenore,fron'e saj e ka ne Vlore ! says:

    Per ty Hadush mund te jete e fundit kjo dalje, apo kjo deklarate,ndersa per F.A.,do jete dicka e zakonshme dhe e perhershme.Eshte e mundimshme berja e shtetit,kur nenshtetasit e shtetaret,duan vetem pasuri !

  7. shemshedin says:

    Keto raste,sidomos per Shqiperine,(me nje kontigjent kaq te vogel te F.A.),i kane vene breket ne koke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje