Dhjetra banorë të lagjes “Kushtrimi” në Vlorë kanë hyre me forcë në ambientet e Bashkisë së këtij qyteti ditën e sotme.
Ata kundërshtojnë prishjet e banesave, të cilat preken nga bashkimi i rrugës Transballkanike me autostradën.
Ata shprehen se nuk janë dakord me këtë projekt, ndërkohë IKMT u ka lënë afat 5 ditë që të dalin nga banesat.
“IKMT na ka lënë pesë ditë kohë të dalim nga banesat, kjo është e pamjaftueshme. Të ishim lajmëruar një muaj më parë”, shprehen ata.
Banorët thonë se nuk do dalin nga banesat, madje kërcënojnë se do të vetëflijohen.
“Do të digjemi me benzinë, kryeministri të vijë të shikojë gjendjen tonë”, tha një prej tyre.
Në dhjetor të 2014, Qeveria vendosi që të shpronësojë për interes publik të gjithë pronarët që do të preken nga kjo rrugë.
Mësohet se ndërtimi i saj prek 130 familje./b.l
Po ju a ju qifja udhet pse skeni ikur akoma. Parate e shpronesimit jua dhane. Lamasher
Nuk duan te dalin pasi nuk kane paguar dritat ! :p
Mjere ky popull thuaj !
O idiot nuk e vendos kryeministri sa para duhet te marrin ata. Ata kane te drejte te kerkojne me shume ne gjykate dhe ta vendosi gjykata
po jane ata qe kane votuar per 5000 leke te reja pd ju duhen akoma leke si lypsa
Ne ambjentet e nje institucioni duhet te kete mundesi te hyje kushdo. Eshte absurd qe duhet te hysh me force.
Sa per kete rast bashkimi i autostrades me rrugen transbalkanike duhet te ishte bere qe ne fillim dhe shume mire qe nje qeveri u kujtua ta bente. Nese kane marre leket te kot bejne gam gam