Artan Didi akuza të forta ndaj Prokurorisë: Çfarë e pengon të hetojë gjykatës e zyrtarë?

27 Janar 2015, 15:38Kronika TEMA

Atëherë kur përpjekjet për të gjetur recetën sesi mund luftohet korrupsioni në vendin tonë, ishin fokusuar te tryezat konsultuese, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka shpërthyer në njërin prej këtyre takimeve, duke kërkuar që Prokuroria të jetë më serioze në këtë luftë dhe që roli i Policisë Gjyqësore të mos neglizhohet.

Numri një i Policisë së Shtetit, Artan Didi, dha deklarata të ashpra para ekspertëve shqiptarë dhe të huaj, menjëherë pasi mediat u larguan nga aktiviteti i organizuar në zyrat e Bashkimit Europian.

“Çfarë e ka penguar Prokurorinë të hetojë gjyqtarët? Po funksionarët e lartë?”, – pyeti Didi.

Thelbi i problemit në fushën kundër korrupsionit – shtoi kreu i Policisë së Shtetit, – qëndron te hetimet e paplota dhe te mungesa e eficencës së Policisë Gjyqësore, të cilën kryepolici e përshkroi si një bizhu të Prokurorisë.

Të njëjtin qëndrim, zoti Didi mbajti në përfundim të takimit edhe gjatë intervistës për Top Channel.

Unë ngrita problemin e forcimit të rolit të Policisë Gjyqësore, sepse shpesh shikojmë që përdoret termi Polici Gjyqësore duke e trajtuar si një element të veçantë të sistemit të drejtësisë apo të sistemit të hetimit, ndërkohë që aktualisht dhe praktikisht ky element funksionon në varësi të plotë të Prokurorisë. Gjë që e bën atë një strukturë jo fort eficente.

Unë trajtova problemin në këtë këndvështrim, pasi po shikojmë se lufta kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë në nivelet e larta të funksionarëve të shtetit dhe te të zgjedhurit vendorë, u evidentua se nuk ka rezultate të dukshme. Ngrita problemin e mungesës së hetimeve të mirëfillta, pasi nuk mund të ketë gjyqtarë aq të paskrupujt, që nuk mund të kenë frikë nga ligji, në qoftë se akuza do të jetë e argumentuar me prova të plota. Por ka boshllëqe në hetime dhe në akuzë, nga ku gjyqtarët pastaj gjejnë mundësinë të luajnë brenda këtyre hapësirave”, u shpreh kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi.

Sipas Didit, përveç këtyre boshllëqeve dhe nevojës për një Prokurori intensive në hetime, pozicioni i Policisë Gjyqësore duhet ndryshuar me ligj.

Patjetër që kërkohet një aktivizim më i madh i Prokurorisë, por gjithsesi ajo nuk i ka kapacitetet që ka Policia Gjyqësore, ndaj dhe roli i kësaj të fundit është jetik në zhvillimin e hetimeve të Prokurorisë.

Hetimet e Policisë Gjyqësore patjetër që e ndihmojnë Prokurorinë, e sigurisht që do të kontrollohen nga ky institucion.

Kemi diskutuar edhe me kryeprokurorin këtë çështje dhe po ta shikosh të gjithë e ndiejnë këtë ngërç, pasi janë bërë memorandume bashkëpunimi për ta forcuar atë, por janë elementë që nuk mund të mbivendosen mbi ato dispozita, rregulla apo raporte, që ka vendosur Kodi i Procedurës Penale. Raporte të cilat mendoj se duhen rishikuar që në këtë Kod, por edhe në ligjin për Policinë Gjyqësore”, deklaroi kryepolici Didi.

6 komente në “Artan Didi akuza të forta ndaj Prokurorisë: Çfarë e pengon të hetojë gjykatës e zyrtarë?”

  1. Gezimi says:

    Zoti Didi, diskutoje me shefin e qeverise kete problem, dhe vendosni te kryeni urgjentisht reformen ne drejtesi, pasi deri tani, ne kete sektor jetik, nuk keni gje ne terezi!

  2. Treviso says:

    Zoti Diti, nuk behet shtepia mbi toke, se shembet. Shtepia do themele. Sa me te forta te jene themelet aq me e forte eshte shtepia.
    Une e kuptoj qe ju po kerkoni te beni themelet por keni hasur ne veshtirsi.

  3. Job says:

    Qeverite eshte e kapur nga marveshja e 1 prillit eshte fare e pafuqishme te bejne reforma duhet zgjedhje te parakoshme ndryshe ky vend do te perballet me krize ekonomike dhe kriminalistike te larte

  4. klolis says:

    shikoni tenderat e policise si i jepni me prokurim te drejtperdrejte. E keni bere pisllikun te prokurimet e policise kala. Nuk respektoni rrregulllat por te njejtat firma klienteliste ju sjellin specifikimet per ti zgjedhur perseri. Po zyrtaret tuaj kush ju pengon ti kapni.

  5. Tom says:

    Lereni ping-pongun. Ju mungojne kapacitetet drejtuese dhe profesionale. Policia eshte kthyer ne nje institucion qytykesh qe hane pershesh.

  6. enofieraku says:

    sa mandate mund ti duhen politikaneve tane , per te kryer reformat, per reformen teriptoriale qe ju intereson te mbushin xhepat , e kryen ne kohen rekord … apo jo zoti rama ???? kurse reforma ne gjygjesor, nuk jua mban suma si te majtve dhe te djathve , luajn ping pong me popullin , se e dine qe nje gjyqesor i pavarur do ju qinte ropt te gjithve ju te djath e te majte bashke o kurva .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje