Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se policia pas një viti e gjysëm në qeverisjes të së majtës, është dekriminalizuar. Në analizën vjetore të policisë së shtetit, Tahiri tha se “nuk ka më dreka më elementë kriminalë”, duke iu referuar fotove të njohura për publikun kur disa ish-drejtues të lartë të policisë të etiketuar si grupi “Çiftelia”, pozonin me emra me precedentë.
“Është sigurisht një arritje jo e pakët, dekriminalizimi i Policisë së Shtetit. Sot duket thuajse e zhvlerësuar, por në fakt është një përpjekje kolosale e jona për ta shkëputur Policinë e Shtetit njëherë e mirë nga praktikat e gostive me botën e krimit, apo nga praktikat e lidhjes permanente të drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit me përfaqësues që nuk i bëjnë nder shoqërisë, barazisë para ligjit dhe shtetit ligjor”, u shpreh Ministri Tahiri.
Ai shtoi si arritje të madhe shkëputjen nga praktikat e korrupsionit të kthyer në sistem në polici.
“Me këtë nuk dua të them që sot nuk ka punonjës policie që s’janë të korruptuar. Sigurisht që ka. Por me këtë dua të them që sot punonjësit e policisë të cilët e provojnë të jenë të tillë, e kanë me koston e tyre, sepse askush më sipër nuk i mbron, sepse korrupsioni sot në Policinë e Shtetit nuk është sistem që vjen nga lart, e deri te ai polici i thjeshtë në rrugë që në përballje me qytetarin, e shkëmben shkeljen e ligjit me taksë korruptive”, nënvizoi kreu i Ministrisë së Brendshme.
Ministri theksoi se “sot policia nuk është më një koncert me më shumë pjesëmarrës në tribunë sesa në sallë, por funksionin sipas piramidës me bazë nga poshtë, siç duhet të ishte”.
Kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho tha se policia duhet të çojë më tej atë punë të mirë që ka nisur, ku sipas tij spikatën operacioni antidrogë në Lazarat dhe Dukagjin.
Avokati i Popullit Igli Totozani tha se kërkohet më shumë bashkëpunim me këtë institucion, për të garantuar liritë dhe të drejtat e njeriut.
Për gjithë vitin 2014, janë evidetuar rreth 31 mijë vepra penale, me një rritje 27 %, krahasuar me vitin 2013. Por sipas Drejtorit të Policisë Artan Didi, kjo rritje nuk tregon shtim të kriminalitetit, por rritjen e besimit të publikut te policia çka sjell denoncimin edhe të atyre veprave penale që konsideroheshin të pamundshme për t’u zgjidhur nga shteti më herët.
normal qe ka rritje me 27 % se keni arrestu nja 10 mij veta vetem per korentin.
per krimet e renda jeni vk
per korruspion per ish nenpunsat e larte te shteti prap 0
jeni ne rruge te mire vazhdopni keshtu dhe arrestoni vetem ata te energjise dhe te alkoolit
Z minister ne presim nga ju me shume pune dhe shume me pak propagande .Vleresimin per punen tuaj duhet tia lini qytetareve shqiptare .Z Tahiri ne nuk na duhen statistikat dhe proopoganda juaj , ne e dime fare mire se kush ishte kupola e shkuar e policice prandaj dhe u votuam .Ju z Tahiri e shnerruat kupolen e policise nga “ciftelia “tek kupola ” gerrneta”duke vendosur te gjithe drejtuesit e policise nga I njejti ven tepelena pranda krimi nuk eshte ulur por po vazhdon me te njejtin ritem dhe jeta e qytetareve eshte me e rrezikuar
pa na i the se kush e vrau santon munt te themi se policia eshte ok?????
Hahahaahaaaaaaa..