Zyrtarisht prej një viti e katër muajsh, Kolegji Penal, të cilit i ka rënë shorti për të gjykuar “21 janarin” është ende duke studiuar dosjen ndaj ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, oficerit Agim Llupo dhe Margarit Kumes, e me sa duket ky studim e ka lodhur aq shumë Gjykatën e Lartë sa që prej tetorit 2013 ende nuk ka mundur të caktojë as një datë se kur do të çelet gjykimi i kësaj çeshtjeje sensitive.
Kjo harresë, e cila evidentohet edhe në kalendarin elektronik tregon rastin tipik se si zvarriten proceset gjyqësore në Shqipëri. E në një kohë që nuk është dëgjuar ende zëri i drejtësisë në shkallën e tretë të gjyqësorit për vrasjen e demonstruesve Faik Myrtaj, Ziver Veizi dhe Hekuran Deda, në të njëjtin ngërç ndodhet edhe Prokuroria.
Që prej 21 janarit 2011, Prokuroria nuk ka gjetur ende se kush e vrau demonstruesin e katërt Aleks Nika. Dosja për Nikën vijon të mbetet pa një autor të dyshuar, pavarësisht një ekspertimi hetimor të kryer në vendngjarje, nga i cili nuk u arrit të provohej se nga cili pozicion i Kryeministrisë është qëlluar me armën që mori jetën e Nikës.
Po në vendqëndro janë hetimet edhe për çështjen tjetër të kallëzuar nga Policia e Shtetit kundër dy ish-zyrtarëve Hysni Burgaj dhe Agron Kuliçaj. Kjo dosje ka në fokus përplasjen që ndodhi mes Policisë dhe Prokurorisë gjatë kohës kur Policia nuk ekzekutoi 6 urdhër ndalimet e firmosura nga grupi i hetimit, mes tyre edhe për Ndrea Prendin.
Por, ndërsa zyrtarët e Policisë pohuan se refuzimi u bë për shkak të një “lapsusi” në kërkesat e Prokurorisë, Top Channel ka dokumentin e datës 22 janar 2011, në të cilin Prokuroria me urdhër ndalimi përcjellë Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit kërkon ndalimin e komandantit të Gardës. Ky dokument nuk ka asnjë lapsus, çka hedh poshtë pretendimin e zyrtarëve të atëhershëm të Policisë së Shtetit.
Madje në dokumentet që Top Channel disponon një shkresë e përcjellë nga ish-kryeprokurori i Tiranës Sokol Malaj, zyrtari ka replikuar në atë kohë me argumentin se në urdherin e ndalimit për shtetasin Prendi nuk evidentohet problemi i lapsusit. Emri i tij, thotë Malaj përmendet në fund e krye të shkresës dhe Policia e Shtetit nuk ka patur asnjë shkak qoftë edhe hipotetik që të ketë dyshime në identitetin e personit. Mbi këto veprime dhe mos veprime të dy ish-zyrtarëve të policisë Burgaj dhe Kuliçaj aktualisht të kallëzuar që prej muajit korrik 2014, Prokuroria thotë se ka nisur hetimet, por pavarësisht se kanë kaluar muaj, nuk ka ende një konkluzion përfundimtar.
Asnjëri nga dy ish-zyrtarët nuk është pyetur ende, ndërsa i pyetur nga Top Channel për këtë çështje, Këshilltari i Prokurorit të Përgjithshëm nuk dha asnjë koment./TCH
Po per urheruesit e hapjes zjarr nuk ka hetime?
Po per fshirjen e filmimeve.
Ai kafsha llupo eshte nje egersire. Por basha e berisha dhane urdher. Duhet ketu te filloje hetimi e gjykimi
Sa te jet gjall Sali Serb Krimineli dhe Ilir Hajdut Meta nuk do ket drejtesi ne Shqiperi .
Harrojeni …
Ne Shqiptaret dime te vrasim njeri tjetrin per kot ,
Por kto politikanet tone kur na vrasin dhe na vjedhin nuk bejm ze .
Me vjen keq por me te vertet ska ma popull injorant se ne Shqiptaret .
Po te behet ne nje vend Europian ajo qe behet ne Shqiperi , behet nami .
Ishalla nderhyn Europa te behemi Shtet
Duhet te ekzekutohen te gjithe gjygjtaret dhe prokororet e korruptuar qe mbrojne kriminelat dhe vrasesit si Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta e te gjithe mafjozet vrases qe jane ne te gjithe strukturat politike dhe ekonomike….