Zihet me fqinjët për depozitat e ujit, 64-vjeçari hakmerret duke i helmuar me solar

22 Janar 2015, 10:04Kronika TEMA

Dhjetra banorë të një pallati në Berat, kanë rrezikuar seriozisht jetën.

Ata janë helmuar me solar nga një prej banorëve të këtij pallati, 64-vjeçari Zoi Gjermeni.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi”.

Mësohet se 64-vjeçari ishte zënë me banorët e ketij pallati për depozitat.

Ai u kishte kërkuar banorëve që të merrnin masa, duke qenë depozitat ridhnin dhe uji shkonte në shtëpinë e tij, duke bërë që të kishte lagështi.

Por, duke qenë se ata nuk kanë marrë asnjë masë, 64-vjeçari ka marrë një bidon me solar dhe e ka hedhur në depozitat e fqinjëve të tij fshehtazi.

Pas dy ditësh me problem, një prej tyre është ngjitur në taracën e pallatit dhe ka konstatuar se kapaku i depozitës së tij ishte i hapur, ndërkohë që ka gjetur edhe bidonin e solarit aty pranë.

Tashmë 64-vjeçari do të procedohet penalisht në gjendje të lirë për këtë ngjarje./b.l

7 komente në “Zihet me fqinjët për depozitat e ujit, 64-vjeçari hakmerret duke i helmuar me solar”

  1. Bamiri says:

    Ja ka bere mire nese nuk kane nderhyre per ta riparuar. nuk lejohet te vendosen depozita uji ne tarrace ne baze te ligjit. asnje objekt nuk lejohet te vendoset ne terracen e pallatit, ndersa vrimar hyrese ne to jane per t’u perdorur ne raste avarishe ne terraca e jo per te hypur per pellumba depozita e antena.

  2. elio says:

    Ka bere mire ky qyqari, kushedi si ja kane bere shtepine…

  3. Gerti says:

    Administrimi i pronave te perbashketa eshte problem i madh ne Shqiperi. Ligjet jane komplet te vjetra e pa lidhje me problemet e kohes dhe duhen permirsuar. Probleme te tilla nuk ka pse te zgjidhen fare nga qytetaret me sherr po policia bashkiake dhe administrata lokale.

  4. Kominatsi says:

    Ky problemi I ujit dhe I depozitave dhe lidhje te pa ligjshme eshte nje problem I BARABART ME ATE te dritave.besoj qe me bashkiakun e ri te tiranes Kete vere te beje nje ligj bashkiak qe te fshije Kete panoram kabuli.

  5. tomorri says:

    Nuk them qe ka vepruar mire – por dhe ata nuk i paskan lene zgjidhje tjeter.

    Ne nje fare menyre e kane merituar dicka qe nuk duhej ti vinte nga fqinji i tyre por nga autoritetet e rendit.

  6. Rilindja says:

    Te gjithe ne qe banojme ne Shqiperi e dime se cdo te thote te gjesh gjuhen e perbashket me fqinjet….Jam dakord me komentuesit qe thone qe ne kete rast duhet respektuar ligji, dhe ajo cfare eshte me erendesishmja eshte qe me keto probleme qe te nxijne jeten, te merren ato komunat fantazma, inegzistente..qe nje zot e di se per cfare paguhen..ah po per besnikeri ndaj partise..si dhe te famshet polici bashkiuake qe vrapojne si qente per te vene gjoba por qe kurre nuk jane prane qytetarit.

  7. AKEL says:

    Halle me burre, halle pa burre, halle te mos martohesh kurre! Ligjet (ato qe ekzistojne) jo vetem duhen lexuar, por edhe duhen zbatuar jo vetem nga policia, por sidomos nga institucionet dhe administratat lokale e qendrore vendore. Por nga ana tjeter duhet te ribehen sa me shpejt ligje te reja per pronen e perbashket ne kushtet e reja te zhvillimit, sepse disa ligjeve te vjetra u ka kaluar koha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje