Gjykata e Rrethit Fier ka dhënë masën e sigurisë “arrestit me burg” për Arben Muho, i cili vrau gruan e tij Teuta Muho, pak ditë më parë.
“Nuk doja ta vrisja. Më ka shpërdoruar lekët kur unë punoja si shofer taksie”, mësohet të jetë shprehur Muho para trupit gjykues.
Ngjarja ka ndodhur më 18 jJanar në lagjen Sheq të Fierit, ku autori Arben Muho vrau gruan e tij vetëm pesë ditë pasi ai kishte lënë qelinë e burgut.
Muho ishte dënuar për veprën penale të plagosjes me dashje tre vite, por nga ky dënim kishte bërë vetëm tetë muaj burg dhe më pas ishte liruar nga gjyqtari Sokol Ngreci.
Masa e arrestit me burg është dhënë nga gjyqtari Roland Hysi. Ndërkohë Arben Muhos është nën mbrojtjen e avokatit Adrian Abazi, si dhe nën gjykimin e prokurorit Petrit Vukaj.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri i cili nëpërmjet një deklarate zyrtare i ka bërë thirrje Presidentit Nishani që të reagojë dhe të marrë masa përsa i përket gjykatave që bëjnë pazare me kriminelët.
Po edhe mund ta lironte per “munges provash”.
Muho,nuk u lirua por doli me sherbim,sa te percillte te shoqen ne boten tjeter !