“Ne nuk harrojmë”- Protestë për vrasjet e 21 janarit

21 Janar 2015, 11:17Kronika TEMA
“Ne nuk harrojmë”- Protestë për vrasjet e 21 janarit

Në katër vjetorin e 21 janarit, kur qeveria vrau katër protestues, është organizuar edhe një protestë.

Disa dhjetra të rinj kanë kërkuar që kjo ngjarje të mos varroset, por të hetohet dhe përgjegjësit të vihen para ligjit.

“Ne nuk harrojmë”, thuhej në një nga pankartat e protestës.

Katër vjet pas vrasjes nuk ka asnjeri në burg për këtë krim shtetëror./b.l

Foto nga Gjergj Erebara

11 komente në ““Ne nuk harrojmë”- Protestë për vrasjet e 21 janarit”

  1. GERTI says:

    KU E KANE MENDJEN PER PROTESTE KETA TE GJITHE ME TELEFON NE DORE PO LUAJNE

    1. renata says:

      Besoj qe drejtesia per kete ngjarje duhet te flase tashme sepse u bene kater vite qe ata njerez u vrane diten per diell ne mes te bulevardit nga dora e krimit ne pushtet dhe askush nuk e harron ate ngjarje, askush qe ka sadopak ndjenj humane ne qenien e tij. 21 janari per te mos u harruar dhe per te treguar se te pakten njehere drejtesia duhet te funksionoje. Sepse ate dite jemi vrare te gjithe nga pak. Ne vend te atyre mund te kishte qene secili prej nesh.

  2. tarrasi says:

    aeshifn se ku ukatandis premtimi edvin rames vetem ne 10 gazetar te hakmarrjes pere drejtsi

    1. Elma says:

      Per drejtesine e 21 janarit te gjithe duhet ta ngrejme zerin qe kesaj ngjarje ti jepet njehere e mire nje pergjigje, mund te mendohet cfaredo lloj gjykimi qofte dhe ai nderkombetar sepse ne vendin tone nuk ka drejtesi e aq me teper per nje ngjarje si kjo ku jane perfshire kreret me te larte te qeverise se djeshme dhe opozites se sotme. ndaj dhe BE duhet te japi ndihmen e saj ne kete ceshtje.

  3. ganiu says:

    shume pak njerez per nje vrasje politike te kater fukarejve te kryer nga qeveria kriminale e sali berishes me urdher te ish kryeministrit dhe zbatim te ish ministrit te brendshem.qe sot kaperdisen sikur te mos kete ndodhur gje…PS nuk mund te kete vullnetin politik sa kohe qe eshte ne koalicion me shkaktarin e 21 janarit ai qe me nje dore vodhi 700 mije euro dhe qe demonstruesit i quajti kokepalare nderkohe qe paradoksi eshte se forca politike qe ka marre persiper te kryeje reformen ne drejtesi eshte nje force e drejtuar nga nje njeri qe e di vete sesi i ka mbyllur problemet me drejtesine, ilir meta, dhe po te analizosh reforma ne drejtesi eshte ajo qe ka deshtuar ne menyre spektakolare megjithese ne kete fushe pritet revolucion i vertete ne kuptimin e fjales. Shqiperia e ka emergjence krijimin e forcave te reja politike apo te nje force politike e cila nuk i ka duart me gjak dhe krim apo mungese vullneti per te vendosur shtetin ligjor. PD dhe PS jane parti qe e kane mbyllur ciklin nderkohe qe lsi duhej te ishte me kohe jashte ligjit me ate qe ka bere kryetari fuqiplote dhe i pazevendesueshem i tyre

  4. Troja says:

    Me grusht si 200 petritat! :p

    Ne nuk harrojme , vetem 10 veta?! Varius trapius, ne kete provincen tone te dashur, jeta e robit nuk vlen asnje grosh! Kaq!

  5. Gerti says:

    Dolen keta cunat e Erion Veliajt perseri???

  6. timi says:

    Si ka mundesi qe as servilet e edi rames as bythlepiresit e ilir metes, dhe karaduzet e sali berishes nuk komentojne prej me shume se gjysem ore ne kte artikull???

  7. Kritiku says:

    Nuk kane kohe shqiptaret qe te dalin ne proteste. Shumica jane ose perpara kompjuterit dhe “nxjerrin zemerimin” e tyre ndaj padrejtesive duke komentuar si kodra mbas bregut, neper forume apo artikuj gazetash, duke u ofenduar me njeri-tjetrin, si trima, mbas ekranit te kompjuterit, ose jane neper kafene qe te vrasin kohen e lire qe kane.
    Shqiptaret behen patriote duke bertitur per gjera te kota dhe nuk ngrene zerin kur ata vriten, poshterohen, lihen pa buke, pa uje, pa drita.
    Ky eshte shqiptari modern, njeri i shplare nga te gjithe virtytet njerezore.

  8. 21janari says:

    Protesta eshte organizuar nga Organizata Politike packa se gazeta jep vetem dy rreshta lajm si gjasme vetem proteste per krimin hteteror Me poshte gjeni linkun:

    https://www.facebook.com/events/653570384753089/?ref_dashboard_filter=upcoming&sid_reminder=83910380924960768

  9. Genci says:

    Protesta nuk eshte organizuar thjesht nga disa te rinj, por nga dhjetera aktiviste te Organizates Politike, te themeluar fill pas ngjarjes se 21 Janarit 2011. Dhe nuk eshte kerkuar vetem qe pergjegjesit e vrasjeve te vihen perpara ligjit, por qe te gjithe 21 janaret e heshtuar te dalin perpara syve dhe te ndryshoje radikalisht menyra e qeverisjes qe ende vret dhe hedh ne depresion social te varfrit. Me poshte eshte deklarata e aktivisteve te OP: http://opolitike.org/shpallje/21-janar-ka-cdo-dite/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje