Riaktivizim hetimeve për 21 Janarin?

21 Janar 2015, 16:02Kronika TEMA

Katër vjet nga vrasja e 4 protestuesve të 21 janarit, po nga ajo godinë nga ku plumbat e Gardës së Republikës i morën jetën Ziver Veizit, Aleks Nikës, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt dolën familjarët e tyre së bashku me Kryeministrin Rama, për t’iu drejtuar bulevardit ku vendosen lule në 4 pllakatat perkujtimore.

Ndërsa tek Kryeministri Rama ky 21 janar i dytë që ai përkujton si Kryeministër i vendit, pesha e përgjegjësisë për të realizuar drejtësi të ritheksuar nga familjarët vijon të jetë e rëndë. Vendosjes së luleve në bulevardin, i cili u përgjak 4 vite më parë, i parapriu një takim në Kryeministri me familjarerët e 4 të vrarëve.

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës tregon se çfarë u bisedua me kreun e ekzekutivit shqiptar.

Do të riaktivizohen hetimet në përputhje me legjislacionin tonë, për ta cuar çështjen deri në fund“, thotë Mark Nika

Odisea e hetimit te “21 janarit”

Pas 23 qershorit, do të jetë thjesht dhe vetëm kryetari i Partisë Demokratike, përballë një procesi publik transparence për shkeljet e Kushtetutës dhe të ligjit me pasojë humbje jetësh, familjet e katër dëshmorëve të 21 janarit nuk duhet ta vuajnë sot përfundimin vrastar të një gjyqi që në të vërtetë nuk ka filluar akoma. I siguroj 4 familjet, sic siguroj edhe vrasësit e sotëm të drejtësisë, se 21 janari është nga ato ngjarje që historia mëson se as nuk harrohen pa u gjykuar drejtësisht dhe as nuk mbyllen duke u gjykuar padrejtësisht“.

Kështu deklaroi kryeministri Rama,me 7 shkurt të vitit 2013, në kohën kur PS ishte në opozitë 2 vite më parë. 21 janari mbetet një çështje e rëndësishme për PS, e cila e quan atë një krim shtetëror me urdhëruesit ende të pandëshkuar. Megjithëse tani në pushtet, për të majtën zbardhja deri në fund e kësaj ngjarje tronditëse për demokracinë shqiptare vijon të jetë e vështirë.

Për këtë ngjarje janë dënuar nga Gjykata e Apelit, për vrasje nga pakujdesia, ish-komandanti i Gardës Ndrea Prendi me 1 vit burg, gardisti Agim Llupo 3 vjet që përkuan me kohën e paraburgimit dhe u shpall i pafajshëm, Margarit Kume ish-shoferi komandantit të Gardës. Por, Prokuroria e ka ankimuar cështjen në Gjykatën e Lartë, duke këmbëngulur se ata kanë konsumuar veprën e vrasjes me dashje. Gjykata e Lartë ka hedhur shortin më 28.10.2013, më anë të të cilit është caktuar relator gjyqtari Edmod Islamaj. Pavarsisht se ka kaluar 1 vit nga hedhja e shortit, kjo gjykatë nuk e ka caktuar ende datën e gjykimit, duke shënuar një tjetër skandal të drejtësisë shqiptare në çështjen e 21 janarit./TCH

7 komente në “Riaktivizim hetimeve për 21 Janarin?”

  1. Pelasgian says:

    I paftyre si cdo ShqipKar qe jeton ne at vend hienash ….Bageti pa pike solidariteti per bashkombasit .

    Edhe cifutet nuk shiten kaq lehte per lek … 1 HIROSHIMA MERITONI PER CDO CM2 TE ASAJ SKETERRE !

  2. Dibrani says:

    21 janari dhe nja dy vjet ,…dhe nuk ja degjoni me zerin,..viti I tret jan votimet as qe do permendet

    vitin e 4 e fiton LSI zgjedhjet ,…varroset humbet

    familjaret te marrin ate pension,…dhe te marrin ate pak demshperblim

    edhe sa per drejtesi ,ta harrojne

    kurr nuk eshte bere drejtesi per 4 vjet as ka per tu be kurr

  3. ksem trebeshina says:

    Vajmedet per gjykatat tona!Shortin e ka hedhur saliu dhe di ai kur dhe si behen gjyqet!Sali felliqesira drejton akoma e tmershme!Behuni nje here burra o maxhoranc e pjerdhur dhe hiqeni zvarre ate felliqesir!Turp per ju o maxhorance ne numer dhe jo ne veprim!

  4. Gerti says:

    Nqs jane budallenj qe te gjenjehen perseri, eshte faji i tyre tani.

  5. astrit says:

    Akoma besojne keto viktima te vetvetes tek RAMA.
    Zgjohuniiiii nga neser 22 janar deri ne 19 janar te 2015 do harrohet gjithçka.
    me vjen keq per familjaret qe nuk arrine akoma ta kuptojne qe Rames nuk i rruhet fare per ata qe iken.

    hapni veshet dhe syte o familjare

    htt://youtu.be/JrY17tARRWE

  6. Billy says:

    Me Ramen eshte e sigurt qe nuk do te kete riaktivizim te hetimeve.
    Kjo behet e vertete po te marim parasysh se edhe gjene me te thjeshte nuk po e bejne deputetet e PS.
    Mire drejtesine nuk e kane ne dore, por as komision hetimor per prishjen e serverit te kryministrise nuk e ngrene dot. Por nuk duan.

  7. kris says:

    Socialitet jane si ai fshatari qe pasi kaloi lumin ja beri kalit.I provam me Nanon e po i provojme me Edin.Meqenese pasurite kombetare i kane rrjepur bashke me berishovicin tani do rrjepin direkt popullin.
    Mos prisni drejtesi nga shejtan budallenjte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje