"Kishte prishur paratë, ndaj e vrava gruan. E qëllova disa herë me shufër hekuri"

21 Janar 2015, 16:52Kronika TEMA

“Nuk doja ta vrisja, por më nervozoi pas një sherri”.

Kështu ka deklaruar në gjykatë bashkëshorti vrasës Arben Muhaj, gjatë seancës gjyqësore për masën e sigurisë.

53 vjeçari ka rrëfyer se gruaja e tij Teuta Muhaj i kishte shpërdoruar paratë në kohën kur ai punonte si shofer autobusi i linjës Fier-Tiranë, raporton Ora News.

Në grindje e sipër, u nervozova dhe e kam shtyrë e goditur, derisa përplasi kokën në dysheme, dhe ra pa ndjenja.

Në këto momente, mora një shifër hekuri dhe e kam goditur disa herë“.

Ndaj 53 vjecarit Arben Muhaj u dha masa burg pa afat.

Muhaj kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu i Rrogozhinës kur vuantë dënimin për mbajtje pa leje të armëve të ftohta, kur goditi për vdekje gruan e tij, nënë e tre fëmijëve.

7 komente në ““Kishte prishur paratë, ndaj e vrava gruan. E qëllova disa herë me shufër hekuri””

  1. Blue Jasmine says:

    Vrasje me gjakftohtesi te plote. Burgun e ka pak krimineli.

    1. i says:

      I vjen turp shqiptarit te pranoi qe ja shkepte nje tjeter gruan gjate kohes qe ishte ne burg.

  2. sherifi says:

    O! po ti nuk paske faji more kriminel,ti duhet te dalesh nga burgu sa me shpejte dhe te vrasesh edhe nje femije po theu ndonje gote.

  3. Rri shtrember por fol drejt! says:

    Sikur ta dinin grate shqiptare, se sa te mira dhe te vecanta jane, 90% e burrave shqiptare do te ngeleshin pa u martuar. Sidomos ata burra qe jetojne ne shqiperi.
    Ngushellime te perzemerta familjarve, per humbjen e njeriut te tyre te zemres!!!

  4. tfgs says:

    fytyre korraku,kriminel ndaj jetes se nje femre……….

  5. elda says:

    e ke thene shume bukur. eshte fatkeqesi ne rastet me te medha nje burre shqiptar

  6. Treviso says:

    Ore, lereni kriminelin ordiner se denimin do ta marri, por çdo behet me kriminelin zyrtare qe e nxori nga burgu? Kriminaliteti zytare nuk ka te ndalur.
    Qeveria justifikohet duke kapur kriminelet ordinere dhe ja kalon krimineleve zyrtare. Rritja e kriminalitetit ka ardhur dhe vazhdon te jete vetem nga organet e drejtesise.
    E kam theksuar dhe here te tjera, nese qeveria nuk eshte ne gjendje te beje reforme ne kete institucin le te kerkoje ndihmen e atyre qe e votuan. Te ngrihet populli ne protesta para presidences dhe keshillit te larte te zhdrejtsise derisa ti nxjerrin nga zyrat. Kjo behet vetem nese doni te beni vertete shtet ligjor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje