Një 30-vjeçar është arrestuar në aeroportin e Katanias në Ital ipse iu gjetën disa foto me “Kallashnikov”.
Fillimisht shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është ndaluar për shkak se kishte dokumente false.
Pas kontrolleve që iu bënë, atij iu gjet edhe një USB, në të cilën ndër të tjera mbante edhe foto.
Në disa prej këtyre fotove, ai shfaqej me një “Kallash” në krah, bashkë me një shokun e tij.
Kaq është dashur që policët, nën frikën që ka mbërthyer Europën nga terrorizmi, ta arrestojnë atë.
Në fakt, fotot e të rinjve shqiptarë me armë janë një gjë normale dhe e përhapur./b.l
Shume mire ja kan bere
Ashtu eshte more gazetaruc, gje ormale dhe perhapur. Ashtu sic eshte normale t ja kercasesh tjetrit me bresheri sepse nuk te hap rrugen me makine, apo te ndash kafka me dysh per nje gardh apo nje vije uji. Pastaj normale eshte qe ndonje dite te bukur me diell te hash ndonje llokme shalqini kokes, apo ndonje qese me plehra qe hidhen nga kati i peste. Normale eshte edhe plasja e epidemive, a thua se jemi ndonje vend afrikan i shekullit te 18, dhe jo ne mes te Evropes ne shekullin e 21.Eh sa gjera jane normale ne Shqiperi, as nuk mund te shkruhen dot. Evropa eshte shume mbrapa nesh.
Shqiptaret duhet te mesohen se nuk eshte normale qe nje civil te pozoi me arme. Po ne fund te fundit ku jetojne keta njerez? A shohin apo degjojne ç’po ndodh. Eshte per te ardhur keq qe ta pesos nga injoranca. Mos haroni nuk jeni ne kohen e Berishes. Pse kjo deshire per te pozuar me arme ,si ne kohen e diktatures,ku nje familje ne kufi ,kishte kenaqesi te mburej me armen qe i qe lejuar te mbante.
ndoshta dhe ky gazetari qe e ka shkruar ka foto me kallash dhe i duket normale