Dy kolumbianët e arrestuar në laboratorin e kokainës të Xibrakës ishin të vetmit që dhanë informacione për punën që bënin.
Të tjerët kanë heshtur para prokurorëve, që iu kanë ofruar të gjithëve statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Por, pa rezultat.
Asnjë nga 9 të arrestuarit si pjesë e trafikut dhe përpunimit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit, nuk pranoi të flasë apo të bashkëpunojë me prokurorinë, raporton ABC News.
Gjatë marrjes në pyetje, veçmas nga njëri-tjetrit, të arrestuarve iu është ofruar bashkëpunim me drejtësinë për detaje te tjera te trafikut.
Por, përgjigja për hetuesit ka qenë mohuese nga të gjithë.
Pavarësisht refuzimit për të bashkëpunuar me prokurorinë, kolumbianët në momentin e përballjes me gjykatën, kanë dhënë detaje që nga mënyra e ardhjes nga Kolumbia, rrugën e ndjekur, vendqëndrimin në Tiranë dhe punën që bënin.
Për këtë arsye, njëri nga tre prokurorët e çështjes do të marrë përsëri në pyetje dy kolumbianët, Cesar Avila dhe Valter Moreno, duke iu ofruar edhe status të bashkëpunëtorit.
Ndërkohë, burimet saktësuan se Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ende nuk ka kthyer përgjigje në lidhje me evidentimin e pronave dhe bllokimin e tyre në bazë të ligjit Antimafia.
Prokurorët kanë kërkuar edhe blllokimin e llogarive bankare, të cilat tashmë janë evidentuar nga Drejtoria e Pastrimit të Parave.
mir e bojn keta cunat. ska hap gojen sala per 24 vjet krime dhe vjedhje pa fun do flasin keta. sot pa pik turpi nxori griden ti kerkoj llogari qeveris pse nuk ka cuar njeri ne burg per 21 janarin. gallat fare ka. kur nuk jan ne burg sala me shkelzenin ska pse te futet njeri tjeter. ne ket ven ska drejtsi dhe as qetsi pa salen ne burg.
Djem te mencur. Cdo gje e organizuar persosur.
Njohin ligjet.
Gjynah vallahi bilahi.
Keta nuk e hapin gojen, se ju shuajne familjet pastaj, dihet ajo pune.Po sikur shteti ti vere para zgjidhjes: ose flisni dhe ju mbrojme ne jeten tuaj dhe te familjareve,ose po nuk folet do t’jua shuajme gjithe ç’ju mban pragu?
Po pse të flasin këta, të flasë Saliu dhe Luli për 21 janarin para.
dhe nu kane faj nena nexhi i ka thene komunistet nuk dorezohen qelbesira ishin te paret e tyre komuniste edhe me funderrina jane keto