E denoncon bashkëjetuesja për dhunë, policia i gjen në banesë arsenal armësh

22 Janar 2015, 10:58Kronika TEMA

Hazbi Kutagja, nga Suçi i Matit duke se nuk e ka menduar gjatë se veç dhunës ndaj bashkëjetueses, do t’i duhet të përballet në Gjykatë edhe me një sërë akuzash të tjera.

Policia e Dibrës mbërriti në banesën e tij mbrëmë natën, pas një telefonate për ndihmë, nga bashkëjetuesja e Hazbiut, shtetësja I.K.

Ajo e denoncoi për dhunë 42 vjeçarin.

Por gjatë kontrollit në shtëpi, efektivat e policisë zbuluan një arsenal armësh, si automatikë, granata, kapsolla dhe lëndë plasëse eksploziv.

Dhe si për t’i vënë kapak gjithë ”bëmave” të Kutagjës, iu gjet edhe një lidhje ku vidhte energji elektrike.

 

1 komente në “E denoncon bashkëjetuesja për dhunë, policia i gjen në banesë arsenal armësh”

  1. Bimi says:

    Me kete punen e dritave do ta haje se per dhune kunder gruas dhe per arme nuk e rruan njeri ne Shqiperi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje