INTERVISTA/ Fleckenstein: Drejtësi për 21 janarin. Zvarritja e çështjes, e çuditshme

22 Janar 2015, 15:10Kronika TEMA

Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, në një intervistë për Top Channel komenton si të çuditshëm faktin që ende pas 4 vitesh drejtësia nuk ka përfunduar punën me çështjen e 21 janarit. Ai thotë se qeveria, Prokuroria dhe aktorët e tjerë do të na sigurojnë jo vetëm me fjalët për drejtësi, por tashmë edhe me fakte.

TCH: Z. Fleckenstein, familjarët e Aleks Nikës që ju takuat së fundmi në Tiranë kërkojnë drejtësi që prej protestës së thirrur kundër korrupsionit, siç theksoi Rajmonda në letrën ndaj jush, çfarë i premtuat ju?

Knut Fleckenstein: Unë premtova se do vëzhgoj nga afër me mjaft kujdes se si do të ecin gjërat. Por, e pritshme është që të jepet drejtësia për familjarët e tyre. Pas 4 vjetësh, ende 3 raste janë në pritje para Gjykatës së Lartë dhe një ende nën hetimin të Prokurorisë. Kjo ngjan disi e çuditshme, shumë e çuditshme në këndvështrimin e Brukselit. Unë shpresoj me të vertetë se qeveria, Prokuroria dhe aktorët e tjerë do të na sigurojnë, jo vetëm me fjalët për drejtësi, por tashmë me fakte.

TCH:
Qeveria shqiptare njohu përmes pensioneve të posaçme ndaj familjarëve të viktimave krimin shtetëror ndaj tyre 4 vjet më parë. A përfshin ndihma juaj për dekriminalizimin, një çështje e ndjeshme e opozitës për arritjen e marrëveshjes politike, edhe shqyrtimin e deputetëve të sotëm përgjegjës, sipas familjarëve, për 21 Janarin 2011?

Knut Fleckenstein:
Nuk jam gjykatës dhe as shtetas në Shqipëri. Kështu që nuk më takon mua të gjykoj se kush është fajtori, e cili duhet dërguar para gjykatës. Kjo i takon Shqipërisë. Ajo që unë dua është që familjarët të kenë ndjeshmërinë se po trajtohet seriozisht kjo çështje, duke u dhënë atyre në njëfarë mënyre drejtësi. Së dyti, e çmoj vërtet këtë njoftim të kryeministrit Edi Rama për pensionet e familjarëve, por kjo është vetëm një pjesë e historisë. E mirë, por e pjesshme. Ajo që ju e quani “dekriminalizim” është një çështje tjetër e për ne, më e përgjithshme. Si të trajtohen në parlament, në administratë, në pozita të ndryshme të rëndësishme të shërbimit civil, personat me të dhëna penale në të shkuarën. Ne u premtuam kolegëve shqiptarë se do t’u tregonim si funksionon kjo praktikë në vendet e Bashkimit Europian. Janë pak të ndryshme, por mjaft të ngjashme në të gjitha shtetet dhe ata mund të zgjedhin modelin që u përshtatet më mirë sipas realitetit shqiptar.

TCH: A do të përfshiheni sërish me politikanët shqiptarë për të zgjidhur shqetësimet e tyre, apo vetëm si raportues i PE-së?

Knut Fleckenstein: Unë do ndjek si raportues. Jo vetëm për këtë rast, por as për të tjera nuk ka automatikisht ardhje në Tiranë për të gjetur zgjidhjen e problemit. Mendoj se asnjëra palë nuk ka nevojë për dado. Ata janë parlamentarë të votuar nga populli dhe tashmë ata duhet të marrin përgjegjësitë përsipër e t’i trajtojnë çështjet në mënyrë konstruktive e të ndershme.

TCH: A ndani mendimin e mediatorit tjetër nga PPE, Kukan, se nëse dialogu politik funksionon në Shqipëri gjatë 2-3 muajve të ardhshëm, ka shanse që BE-ja të nisë negociatat e anëtarësimit para fundvitit me Shqipërinë?

Knut Fleckenstein: Unë shpresoj të jetë kështu. Por, nuk mund t’ju them nëse kjo mund të ndodhë në fund të këtij viti apo në fillim të vitit tjetër. Shpresoj kështu. Nëse gjithçka shkon mbarë dhe reformat ecin, ky parlament do ta mbështesë nisjen e negociatave. Por, të dy e dimë se në fund Këshilli thotë fjalën e fundit, ndaj nuk do të ishte serioze t’ua premtoja këtë. E sigurtë është që ne do e mbështesim.

6 komente në “INTERVISTA/ Fleckenstein: Drejtësi për 21 janarin. Zvarritja e çështjes, e çuditshme”

  1. Joe says:

    Bla bla bla,,,,,,,,,,,,,!,,,.kur e ke diten e rroges ju palo hipokrit

  2. Kta kurvat e be-se ju versulen Rames qysh ne ditet e para kur qeverria e re si cdo qeverri ne Bote qe vjen ne pushtet ,ben ndryshime ne institucionet e pushtuara nga ish pushtetmbajtesit ,qi nga Doris Putana Plak ,e deri ke p!dhi motres tyre , dobicave te nz qe mbanin ne pushtet kriminelin berisha ,duke i rjepur Arin e nentokes e gjithcka tjeter Shqiperise !
    Dhe na del ky Knut Mutt ky shkerdhate qe vjen po nga i njejti qellim prej be-se ne shqiperi ,e na bo te cuditurin (shejtanin budalla )yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy ju qifsha rbt helmi njerezimit

  3. Shqipe says:

    Ky Fleckenstein akoma nuk e kuptone se ne Shqiperi ligjin e akoma SALA me bashibozuket e tij? Apo ben lojen e djal lit edhe ky? Sa te kene president Luanin ne krye te kupoles dhe le at e tij ne gjykata nok do kete DREJTESI jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Kosove e Serbi…. me vjen keq qe ky konstatusi numer 2 Fleckensein Ben rolin e te pa diturit…..
    Flecke nuk I ha SHQIPTARI keto qe thua ti more pseudonaiv…..

  4. leka says:

    Zoti, Fleckenstein nuk eshte cudi per ne shqiptaret ,kjo drejtesi , por per ju, qe keni shtet ligjor dhe ku te gjithe para ligjit jane te gjithe te barabarte. Masakra e 21 Janarit eshte nje nga njarjet e medha qe kane ndodhur keto 23 vjet , por ajo periudhe qe u vrane me mijera ishte 97 dhe si perfundim e njejta gje , asnje nuk u denua kur dihet kush ishte fajtori.. Mazhoranca me kete tolerim po humb mbershtetjen ne popull. Ajo duhet te therriste kryeprokurorin dhe ti kerkonte llogari per v onesen dhe per mos pranim te fakteve te reja , dhe per kete te kerkoj shkarkimin e tij. Ndersa per gjygjtaret qe gjykuan keta vrases me denim simbolik te ikin nga drejtesia dhe te filloje ceshtja penale per to , se. Jane tallur me viktimat dhe kane frike nga Saliu dhe njerezit e tij. Kerkesa per te zbuar gjygjtaret qeveria tia kerkoj ne KLD presidentit militant nepermjet ministrit Naco.

  5. te keqen nenja moj ruke, trupgjate e mendja pyke. says:

    Si I degjoni keta hipokrite. Keta duan te duken te.mire para publiket dhe mbas shpine gishtin nga mbrapa.
    Kur degjoj kete sere maskarenjsh me vjen per te vjelle.
    Hipokrizia e ketyre ska kufij.
    Dine te qajne me lote krokodili te thuash ti ketij I vjen keq me shume.
    Keta kujtojne qe shqiptaret jane popull budalla. Turme.

  6. MAJAKOVSKI says:

    Fjalet e Fleckensteinit jane thirrje per Qeverine dhe Edi Ramen, arresto kriminelet dhe jo popullin e thjeshte, arresto Saliun dhe Lulin qe kane vrare dhe djegur kete vend, atehere per ju hapen dyert.Act Now Edi Rama cdo vonese eshte ne demin tuaj dhe vendit tuaj qe ju aspironi ta beni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje